Arjetë Luani - Sylvia Plath: arti i lindjes, vdekjes dhe rilindjes


Picture

Silvia Plath ishte dhe do të mbetet një “luaneshë” e poezisë amerikane të shekullit XX, e cila, me kthetrat e saj, preku aspektet më pikante që kishin të bënin me femrёn në veçanti. Ajo ishte: “një nga ato heroinat e mëdha klasike”, siç do të shprehej Robert Lowell, në hyrjen e Ariel (1965). Silvia Plath ishte autore e “një prej librave poetikë më tronditës, mallëngjyes dhe universal të publikuar në shekullin XX”, do të shkruante gazeta “Time”.
Ajo ka dhënë një kontribut të madh në thyerjen e tabuve ne vitet 1960. Ajo solli një stil krejt të ri në të shkruar dhe në tematikë. Kjo do ta bënte atë të radhitej ndër autoret më të veçanta, duke marrë parasysh edhe tiparet rrëfimtare, që bëri që të tërhiqej më shumë vëmendja drejt jetës së saj.Studiuesja Arjete Luani ka tërhequr vetëm një aspekt të veçanësisë së saj që janë imazhet.
Imazhet janë një nga armët e saj më të forta dhe që e dallon poezinë e saj: “Unë duartrokas përdorimin e fjalëve si mjete për të skalitur imazhe nga ajri i hollë dhe për t’iu dhënë atyre substancë”, ka thënë Silvia Plath. Ky libër ka të bëjë me gruan dhe me kalvarin e saj në një shoqëri maskiliste.


Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)