Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/24

Banka Ekonomike, në pronësi të Behgjet Pacollit, është hakuar të premten.

BQK siguron klientët e Bankës Ekonomike se mjetet e tyre janë të pa ndikuara dhe të sigurta

BQK siguron klientët e Bankës Ekonomike se mjetet e tyre janë të pa ndikuara dhe të sigurta
Banka Qendrore e Kosovës ka siguruar klientët e Bankës Ekonomike se mjetet e tyre janë të sigurta, pasi kjo bankë ra pre e një sulmi kibernetik të premten.

Banka Ekonomike, në pronësi të Behgjet Pacollit, është hakuar të premten.

Por, BQK-ja ka sqaruar klientët e Bankës Ekonomike se mjetet në llogaritë e klientëve të kësaj banke janë të sigurta.


“Banka Ekonomike ka informuar edhe organet shtetërore, të cilat merren me siguri kibernetike dhe me çështje të të dhënave personale. Konform fushëveprimit dhe mandatit të BQK-së, ju informojmë që mjetet në llogaritë e klientëve janë të sigurta, por që sulmi kibernetik ka të bëjë me rrjedhje të informatave që lidhen me fushën e privatësisë”, ka thënë BQK-ja.

Sipas BQK-së, banka në fjalë, tashmë ka ndërmarrë hapat konkret në kontekst të hulumtimit dhe eliminimit të këtij sulmi kibernetik.

“Po ashtu, BQK përcjellë në vazhdimësi stabilitetin e sektorit bankar dhe të bankave individuale, e që bazuar në treguesit kryesor financiar sektori bankar është stabil”, ka thënë Banka Qendrore e Kosovës.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...