Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/25

Roland Zisi: Studime kritiko-letrare për letërsinë shqipe​


Picture
Lëndën e këtij libri e përbëjnë një varg referatesh, kumtesash dhe artikujsh që janë shkruar gjatë njëzetë vjetëve të fundit dhe botuar nëpër periodikë shkencorë ose akte konferencash, seminaresh e simpoziumesh kombëtare e ndërkombëtare në të cilat autori ka qenë pjesëmarrës. Në pjesën e parë të tij janë grupuar studimet për letërsinë arbëreshe, ndërsa në pjesën e dytë studimet për letërsinë shqipe të shek. XX. Janë kryesisht studime të karakterit historik dhe kritiko-letrar për autorë, vepra dhe procese letrare për dy periudha të rëndësishme të letërsisë shqipe, që pas kumtimit në veprimtari shkencore dhe botimit janë rishikuar e plotësuar. Një pjesë e tyre gjatë procesit të rishikimit, përpunimit dhe përditësimit formal e përmbajtësor, për shkak të afrisë tematike, janë shkrirë me njeri-tjetrin, duke krijuar kështu tekste shkencore kompakte e të pavarura.

 

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...