Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/25

Yves Chevrel: Letërsia e krahasuar


Picture


Autori i librit Letërsia e krahasuar, Yves Chevrel, parashtron qartë metodat, të vjetrat e të rejat, si dhe njohuritë e përvojën e fushës së tij. Duke e ditur se ajo, më tepër se çdo fushë tjetër, nuk mund të mbyllet në vetvete, autori kalon shpesh nga paraqitja tek shtrimi i çështjeve siç janë, p.sh.: “Drejt një arti gjithëpërfshirës?”,  “Drejt një poetike të krahasuar?”. Kaq i pasur me të dhëna, libri i tij, megjithatë, është i hapur. Jam i sigurtë se do të mbetet i tillë nga botimi në botim.
Çdo specialist i një letërsie kombëtare e di mirë se fusha e tij i ka të domosdoshme vështrimet krahasuese. Letërsia e krahasuar ka frymëzuar pamflete dhe ka nxitur polemika. Ky libër u ofron kthjell­tësisht më të rinjve një udhëzues fillestar, ndërsa më të moshuarve rastin për të riparë punën e tyre. I nisur të hartojë një manual, Yves Chevreli-i na ka dhënë në mbërritje një libër prej mjeshtri.

Marius – François Guyard

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...