E ka emërtuar librin me një titull disi të çuditshëm: “Macja e Schrödingerit dhe Rama-Bretkosa e Markovit dhe Basha”, duke bërë paralele mes dy simbolikave botërore dhe përkatësisht dy figurave qendrore të politikës, për të zbërthyer jo thjesht politikën shqiptare, por gjithë jetën politike e sociale të tranzicionit shqiptar. Dhe bën shumë më mirë se “profesionistë” të tjerë të medias shqiptare. Studiuesi shqiptar Virion Graçi thotë kështu për librin e Ahmet Dursun: “Të kujton njëherësh paditurinë e shtirur të Sokratit dhe Ezopin. Dituria është e ardhur me urtësi, kurse kritika e thellë, e gjithanshme, është e pëshpëritur me gjuhën parabolike të urtakëve lindorë, që aq shumë filozofi e dritë i kanë dhënë njerëzimit pikërisht në agun e qytetërimit. Mbi të gjitha, në tekstet e A. Dursun ka merak njerëzor, dashuri të natyrshme, dhembshuri për fatin e gjërave të dëlira e të mira që mund të ketë atdheu i tij, Shqipëria”. Nga ana tjetër, autori i ka dedikuar librin një personaliteti të kulturës shqiptare, prof. Adriatik Kallullit, i cili e ka nxitur t’i futet letërsisë. Sipas studiuesit, i cili u nda nga jeta para pak kohësh, “Shkrimtari dhe gazetari Ahmet Dursun është “turk” që jeton në Shqipëri prej shumë vitesh. E ka mësuar shqipen birinxhi; mund të shprehet e të shkruajë lirshëm në të dhe, eventualisht, në një konkurs të atyre të huajve që shkruajnë shqip do të ishte një pretendent i vendeve të para. Na gëzon fort fakti që një i huaj e shkruan shqipen aq mirë sa të shprehet letrarisht në të, madje, duke rrëfyer edhe shaka tërë kripë, por ca më shumë qëllimi i shkrimtarit: “gjithçka që ndodh brenda është fryt dhe pasojë e asaj që ndodh jashtë dhe detyrimisht do të ndryshojë bashkë me të...”. Edhe folës të tjerë si prof. Emil Lafe, regjisori Milto Kutali, studiuesi Behar Gjoka, Daut Gumeni, botuesi Naim Zoto e të tjerë, të cilët e mirën fjalën gjatë promovimit të librit në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, e vlerësuan librin e ri, ashtu si edhe romanin e mëparshëm të Dursun-it me titullin “Penda e gardianit”, si një risi në letrat shqipe, një pendë e freskët dhe një mendje e emancipuar.
Kane thene:
Shkrimtari dhe gazetari Ahmet Dursun është “turk” që jeton në Shqipëri prej shumë vitesh. E ka mësuar shqipen birinxhi; mund të shprehet e të shkruajë lirshëm në të dhe, eventualisht, në një konkurs të atyre të huajve që shkruajnë shqip do të ishte një pretendent i vendeve të para. Na gëzon fort fakti që një i huaj e shkruan shqipen aq mirë sa të shprehet letrarisht në të, madje, duke rrëfyer edhe shaka tërë kripë, por ca më shumë qëllimi i shkrimtarit: “gjithçka që ndodh brenda është fryt dhe pasojë e asaj që ndodh jashtë dhe detyrimisht do të ndryshojë bashkë me të...” Prof. dr. Adriatik Kallulli
Padrejtësisht A. Dursun e ka klasifikuar përmbledhjen e tij si publicistikë. Për shkak të larmisë të modeleve shkrimorë që ka kjo përmbledhje, është e panevojshme tani t’i marrim një nga një, aq më pak t’i vendosim në një emërues të përbashkët. E përbashkët në këto shkrime është karakteri autentik i autorit që ndihet edhe në njësi më të vogla të tekstit: te një fjali e vetme, te një paragraf, te titujt. Pa e njohur personalisht autorin, nga ky libër i tij përcillet dituri, kritikë, ironi, mençuri. Të kujton njëherësh paditurinë e shtirur të Sokratit dhe Ezopin. Dituria është e ardhur me urtësi, kurse kritika e thellë, e gjithanshme, është e pëshpëritur me gjuhën parabolike të urtakëve lindorë, që aq shumë filozofi e dritë i kanë dhënë njerëzimit pikërisht në agun e qytetërimit. Mbi të gjitha, në tekstet e A. Dursun ka merak njerëzor, dashuri të natyrshme, dhembshuri për fatin e gjërave të dëlira e të mira që mund të ketë atdheu i tij, Shqipëria. Virion Graçi, studiues, QSA, Tiranë

No comments:
Post a Comment