Të duash dhe të respektosh femrën, gruan, nënën do të thotë të duash e të respektosh përtëritjen, dashurinë, d.m.th., vetë jetën tënde...
Ky është mesazhi që përcjell romani më i ri i Juljan P. Abrashit me titull “Akull dhe zjarr”. Elise dhe Ludwig, të cilat simbolizojnë Akullin dhe Zjarrin, janë frymëzim emrash nga pjesëza muzikore e Ludwig (Ludvig) von Bethoven “für Elise” -për Elizën. “Kur e kam dëgjuar, jam mahnitur. Ritmi i saj më dërgoi në universin e pafundëm planetesh dashurie. Dhe mendova pse mos të shkruaja mbi një histori dashurie me këta dy personazhe” shpjegon autori. “Dalëngadalë, nisur nga bisedat e përditshme, problemet, kërkimet, të rejat personale, u vura në hasje me një vrasës të pazakontë në Shqipëri. Vrasësin, për të cilin askush nuk flet, askush nuk ndihet. I heshtur, por i fortë. Dyqind fëmijë nga një mijë shtatzëni abortohen në Shqipëri. Një shifër marramendëse kur, krahasuar me Gjermaninë, për shembull, është vetëm gjashtë aborte për një mijë lindje; pra, mbi tridhjetë e tre herë më e lartë... Sot, në një farë mënyre, vrasin të gjithë: Unë, ti, të tjerët, politika, mentaliteti, bota, mosveprimi, harresa... Edhe pse në Bibël thuhet: ‘Kockat e mia nuk ishin një gjë e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi, duke u endur në thellësitë e tokës. Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende’ “Kockat e mia nuk ishin një gjë e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi, duke u endur në thellësitë e tokës. Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim; në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende”.

No comments:
Post a Comment