Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/25

Ardian-Christian Kyçyku: Kissland


Picture
Ardian Kyçyku vepron brenda një kodi metaforik dhe në heronjtë e veprës secili mund të gjejë vetveten dhe historinë origjinale të një kombi si Shqipëria.
“Kisland” ndërtohet i tëri mbi dashurinë, dashuri që duket sikur lëviz e tëra në varreza dhe mes aromës së vdekjes.
Në këtë roman (si dhe tek të tjerët e A. Kyçykut) mund të nënvizosh se simbolika është shumë e fortë dhe krejt vepra mund të quhet e tillë, e ngritur në një arkitekturë simbolike. Qoftë duke u nisur edhe nga mënyra se si autori i ka ngjizur dhe pagëzuar personazhet e veta.
 Ai rrëfen si një vëzhgues që futet nën lëkurën e personazhit, i cili është “qendra” dhe ngjan me “kalorësin” që udhëton në dashuri mes jetës dhe vdekjes, dehshëm kah kësaj të fundit me sukseset e joshjes që të gjallët nuk mund ta kenë plotërisht.
Stili i të shkruarit të tij është befasi. Mënyra e ndërtimit të tekstit, lidhja e kapitujve me njëri-tjetrin, jo në mënyrën e zakonshme tradiconale, me “parakapituj” e më pas me kapituj (X?V, XV, ?XI, X?I, X?X?I?I etj)., janë një element që mund të studiohet dhe deshifrohet si një drejtim më vete.
Afëria me vdekjen në këtë roman mund të duket fatale, por pikërisht prej kësaj mënyrë të pari, përjetimi bëhet më i fortë dhe më i vërtetë. Zëri i Kyçykut guxon të thotë me të lartë ato që projektimi ynë, dëshirat tona pëshpërisin mbase që në lindje, por që i fshihemi, apriori apo jo.
Për sa i përket estetikës kompozicionale, romani i Kyçykut është ndërtuar sipas parimeve të një leximi shumënivelësh dhe të paralelshëm. Një ngjarje “bosht” dashurie, rreth së cilës vërtiten dhjetëra ngjarje të tjera, jo më pak të rëndëisshme, një personazh “kryesor”, i cili është njëkohësisht i shumëpersonazhshëm në emra e botë të përmbysura e të rikrijuara. Në realitet e në imagjinatë. Siç vëren studiuesi Ragip Sylaj, Ardian-Christian Kyçyku është mjeshtër i rrëfimit. “Motivet e ritmeve të gulçuara të jetës nën diktaturën komuniste janë preokupim i këtij autori për ta strukturuar ngrehinën e tij artistike. Por, ajo që është me rëndësi parësore për veprën e këtij autori në materializimin e tyre është origjinaliteti estetik... Në faqet e librave të lidhur stilistikisht është shtrirë harta shpirtërore e narratorit, ku janë vënë piketat që e ndajnë fushën e së bukurës e të së shëmtuarës, mbi të cilën identifikohet filozofia poetike, si filozofi e ekzistencës”. (Ragip Sylaj, “Estetika e misterit”).
Ardian Kyçyku është një mjeshtër i metaforës. Libri vetë ngjan me një metaforë të madhe me një mënyrë letrare plot finesë e thellësi psikanalitike. Stili i Kyçykut vjen me vërtetësinë e metaperceptimit, si një depërtim ku bashkohet fort edhe intuita, më i thellë mbase edhe se psikanaliza. 

No comments:

Post a Comment

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...