Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/27

“Mjaft më me përfitime personale”, mjeku Tritan Kalo del me apelin e fortë për politikanët shqiptarë: Po kalojmë kohë jo të lehta!

Koronavirusi erdhi, mjeku i njohur: 10 këshilla mjekësore si t’i bëni ballë sëmundjes
Mjeku shkruan se kjo luftë do të fitohet vetëm duke qenë të bashkuar. “Ju duam shumë dhe ju konsiderojmë secilin prej jush si një nga pjesëtarët e familjeve tona. jemi aty për ju në linjën e parë të përballjes me sfidën covid-19. Ne bashkë do të mundet të ia dalim mbanë, por bashkë e vetëm bashkë!”


Fotografia e Tritan Kalo


Më tej, ai thekson po kalojmë kohë jo të lehta, dhe kohë të tilla kërkojnë përditë e më shumë: “1- profesionalizëm, 2- punë e 3- përkushtim, si e vetmja ppp të cilën unë dhe sëra ime e mantelbardhëve njeh dhe mbështet fuqishëm….” Shqipëria nuk bëhet pa shqiptarët” – shprehej dikur rilindësi i vërtetë, Sami Frashëri…. Nuk jemi miliarda që të mos përpiqemi të vetëmbrojmë jetët tona….jeta e çdo shqiptari është e shtrenjtë, e paçmimtë….nëse ne vetë nuk e rrisim përgjegjësinë ndaj vetvetes, do të mundet të infektohemi më lehtë nga kjo “flamë mbarëbotërore””.

Fotografia e Tritan Kalo

“Koha covidiane kërkon nga të gjithë ju sëra e politikbërësve më pak politikë për politikë si dhe për përftime politike, qoftë nga mazhoranca po ashtu edhe nga opozita”, shkruan në një postim në Facebook mjeku Tritan Kalo.

Fotografia e Tritan Kalo





No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...