2016-08-11

Regjimi komunist e përdori figurën e Skënderbeut për ideologji

Figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ishte përdorur gjatë regjimit komunist në Shqipëri për të shpërndarë mesazhe ideologjike e politike.
Personaliteti i heroit kombëtar i kishte hyrë në punë kupolës komuniste të kohës pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1968, shtatorja e ish-udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Joseph Stalin, ishte zëvendësuar me atë të Skënderbeut në sheshin qendror të Tiranës. Kjo kishte ndodhur pas prishjes së marrëdhënieve të asaj që quhej Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik.
“Enver Hoxha dhe regjimi i tij e shfrytëzonin figurën e Skënderbeut si një simbol të rezistencës ndaj forcave të jashtme. Enver Hoxha ka ndërtuar mitin e tij të udhëheqësit duke treguar figurën e Skënderbeut në kategoritë e mesazhit ideologjik dhe politik”, ka thënë albanologia polake Agata Rogosh, në tryezën e organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve të Kosovës.
Rogosh ka shpalosur studimin e saj “Ikonografia e kujtesës dhe e harresës”. Të mërkurën, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ajo ka thënë se këtë temë ka nisur ta hulumtojë kur ka filluar të studiojë çështjen e shtatoreve në sheshin kryesor të Tiranës.
“Kam zbuluar se historia në këtë hapësirë të vogël është shumë e rëndësishme edhe për identitetin, simbolikën, ikonografinë dhe për kujtesën kolektive të shqiptarëve”, ka thënë Rogosh. Ka thënë se hapësira ku ndodhet tash shtatorja e Skënderbeut kohë më parë ishte vendi i Shqiponjës dykrenore si simbol i pushtetit fashist të Italisë.
gj.k
“Në kontekstin e hapësirës urbane ka dy çështje që janë të rëndësishme: së pari, në çfarë mënyre objekti transmeton një mesazh politik, shoqëror, etnik e kështu me radhë, dhe pastaj çfarë është transmetuar në fakt”, ka thënë Rogosh. Sipas saj, mekanizmat e pushtetit janë përdorur për legjitimitetin e ndryshimit. Ka thënë se bëhet fjalë për një lojë të transformimit të hapësirës që ka luajtur rol në ndërtimin e sistemit të ri socialist dhe pastaj rezistencës kundër sistemit socialist.
Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, 1945-1948 “Për Enver Hoxhën, imazhi i Stalinit ishte i paprekshëm dhe ishte elementi më i rëndësishëm në ndërtimin e kultit të vet”. Sipas saj, sa i përket Skënderbeut, i njëjti model simbolik ishte vendosur në fillim të shekullit 20 nga ana e Mbretit Zog I, i cili u përpoq të përfaqësonte shtetin e tij me rilindjen e heroit kombëtar. Ka thënë se edhe regjimi komunist e përdori në mënyrë të ngjashme Skënderbeun, si simbol rezistence ndaj kërcënimit të jashtëm.
“Këtu është një situatë shumë interesante e përdorimit të mitit të Skënderbeut. Proceset tregojnë se kujtesa e popullit për Skënderbeun në shekullin XIX ka qenë në zbatim të identitetit të ri, që synonte bashkimin e popullit shqiptar. Këtu e kemi një situatë shumë të rëndësishme për analizën e hapësirës urbane dhe përdorimin e mitit dhe nocionit hero dhe jo hero”, ka thënë ajo. Sipas saj, gjatë Rilindjes Kombëtare ishte fshirë koncepti fetar në lidhje me mitin e Skënderbeut.
Sipas saj, në konstruktin e Shqipërisë së re, Skënderbeu u interpretua jo vetëm si themelues i shtetit shqiptar, por edhe si një revolucionar, udhëheqës dhe si partizan gjeneral

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...