Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar se qentë mund të nuhasin malarien, kështu që ekspertët më të mirë britanikë po punojnë për të parë nëse kjo funksionon edhe për CORONA VIRUSIN Covid-19.
Nëse kjo vërtetohet, qentë mund të përdoren për të kontrolluar këdo, përfshirë ata që nuk kanë simptoma.
“Kjo do të ishte e shpejtë, efektive dhe gjithashtu burimet e kufizuara të testimit të NHS mund të përdoren vetëm atje ku ato janë të nevojshme,” tha Dr Guest.
Qentë mund të jenë gati në gjashtë javë për të ndihmuar në sigurimin e një “diagnoze të shpejtë, jo-invasive”, tha ajo.
Ata mund të kuptojnë gjithashtu nëse dikush ka ethe.
Prof Steve Lindsay, nga Departamenti i Bioshkencave të Universitetit Durham, tha që qentë e zbulimit mund të përdoren në aeroporte për të identifikuar me shpejtësi personat që mbartin virusin.
“Kjo do të ndihmojë në parandalimin e rishfaqjes së sëmundjes pasi ta kemi sjellë nën kontroll pandeminë e tanishme,” tha ai.