Dr.Shemsi Veseli
“Kontaktin e parë me një person të prekur me koronavirus e kemi pasur të premten unë dhe dy pjesëtarë të stafit të klinikës. Ne të dielën menjëherë jemi futur në izolim si masë parandaluese ndonëse ende nuk kemi ndonjë simptomë të këtij virusi. Gjendja e të gjithë neve është e mirë dhe stabile”, ka thënë Dr.Shemsi Veseli.
Megjithatë Dr.Shemsi Veseli ka thënë se do të ishte mirë që atij dhe stafit të tij t’i bëhej testi në mënyrë që në rast se ata dalin negativ të vazhdojnë punën në Klinikën e Biokimisë pasi që është e nevojshme që aty të vazhdohet puna.
Dr.Shemsi Veseli më tutje ka thënë se edhe laboratori i Biokimisë Klinike pranë QKUK-së në Prishtinë,bëhën disa analiza për të prekurit me Coronavirusin kinez COVID -19.
(F.B)