Tërmeti i detyroi të dalin nëpër rrugë edhe pacientët nga spitalet e Zagrebit, përfshirë këtu edhe nënat me foshnjat e porsalindura nga Petrova. Gratë e evakuuara me foshnje të vogla po qëndrojnë në rrugë para spitalit, nga frika e një goditje të re, shkruajnë mediat kroate.
Spitali i Petrova është zbrazur. Gratë që kanë sëmundje më të lehta janë lëshuar në shtëpitë e tyre, ato që janë nën kujdesin para lindjes gjenden nëpër vetura ku do të lindin, dhe ato në gjendje më kritike dërgohen në spitalin Dubravë – raporton N1.
Në orën 16.16 në Zagreb është regjistruar një tërmet i ri dhe sipas të dhënave të para, 17 njerëz u lënduan nga tërmetet që goditën vendin sot në mëngjes.
Autoritetet kroate raportojnë se një 15-vjeçare është në gjendje kritike dhe se mjekët po luftojnë për jetën e saj.
Sipas mediave kroate, tërmeti i pasdites u ndje shumë në pothuajse në të gjithë Zagrebin.
Për shkak të tërmetit, shumë njerëz nga Zagrebi u drejtuan për në bregdet, kryesisht në drejtim të Rjekës, por së shpejti të gjitha pikat e kontrollit u mbyllën dhe ata që arritën të hyjnë në disa nga qytetet bregdetare janë vendosur 14 ditë në izolim për shkak të koronavirusit.
Termeti që ka goditur Zagrebin e Kroacisë, në ora 06:23 të mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, kurse ka pasur edhe disa persona të lënduar.
Në mesin e ndërtesave të mëdha të dëmtuara, është edhe stadiumi i Dinamo Zagrebit “Maksimir”.Në raportimet e medieve kroate, shihen disa thyerje dhe plasaritje që kanë ndodhur në arenën e futbollit në Zagreb. Dëmet materiale, i ka konfirmuare edhe Dinamo e Zagrebit me anë të një njoftimi për media, ku ka treguar për disa thyerje dhe plasaritje të pjesëve të ndryshme të stadiumit.
Sipas klubit kroat, të gjitha dëmet që janë bërë, janë evidentuar dhe i janë dorëzuar organeve kompetente, të cilat pritet të bëjnë edhe një inspektim për të parë nga afër gjendjen.