Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, mbajti
mbledhjen e saj të radhës, në Ängelholm të Suedisë. Në mbledhje muarën pjesë,
Hysen Ibrahimi, kryetar, Osman Ahmetgjekaj, nënkryetar, Rrahman Rrahmani,
sekretar, Avdi Rama, arkëtar, Emin Rrustemi, Rashit Gashi, Mursel Shkupolli dhe
Ylber Gashi anëtarë të Kryesisë.
Rreth situatës politike në Kosovë, kryetari i LDD-së Dega në Suedi, z.
Hysen Ibrahimi, foli për nismën shtetërore të Republikës së Kosovës, duke
theksuar se përkrahë nismën shtetërore për shtrirjen e kompetenecave në tërë teritorin e
Republikës së Kosovës, si e drejtë legjitime
e saj që është shkruar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës e që është
në përkrahje të fuqishme nga SHBA-ja, BE-ja, KFOR-i dhe EULEX-i.
Kryesia shprehu brengosjen e thellë për veriun e Kosovës veçmas për
fshatrat shqiptare, Bistricë, Cerajë, Koshtovë, Kelmend, Boletin, Zhazhë etj,
që kanë mbetur të izoluara nën mëshirën e fatit, si dhe mos përkujdesjen e
Qeverisë ndaj tyre.
Po ashtu brengosje ishte exteritorialiteti i kishave serbe në Kosovë,
dhe eksportimi i xehes së minierës Trepça përmes fimrave serbe të Rashkës
drejtë Kinës. Kryesia mbështetë fuqishëm kërkesat e shqiptarëve të Luginës së
Preshevës, të cilët nuk kanë asnjë të drejtë kombëtare e as përkrahjen e duhur
zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Lidhur me protestën e mbajtur nga shoqata „Bashkohu“, pati mjaft
diskutime, dhe të gjithë njëzëri kriktikuan veprimet e tilla, sepse nuk
përkojnë me momentin e kërkesave të tilla. Kurse kërkesa e shtetit të Turqisë
për „rishikimin e historisë“ është e pa pranueshme sepse historia nuk duhet të
ndryshohet për shkak të politikave ditore, dhe nëse ndryshohet, ajo duhet të
bëhet nga expertët shkencorë e jo nga politika.
Në vazhdim të takimit kryetari, i njoftoi të pranishmit për bisedën me kryetarin
Akademik Nexhat Dacin, rreth qëndrimin të Kryesisë së LDD-së për mbajtjen e
zgjedhjeve brendapartike në të gjitha nivelet. Kjo ishte si rrethanë e imponuar
e partisë, ndërkohë duke e parë realitetin e ambientit politik të partive
politike në Kosovë, është e nevojshme që të mirren hapa të nevojshëm për
zgjedhje në të gjitha nivelet. Këto zgjedhje do të mbahen në dy apo tri faza,
përderisa në vitin e ardhshëm janë zgjedhjet e rregullta të partisë sipas
Akademik Dacit.
Kryesia Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega
në Suedi, përkrahë Kryesinë Qëndrore për mbajtjen e zgjedhjeve mbrendapartiake, njëherit
propozon mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, i cili kishte me reflektuar
pozitivisht tek anëtarësia, dhe do të kishte zgjedhë kuadro më të devotshme për
t’a ngritur LDD-në. Në veçanti falenderon nënkryetarin e LDD-së Mr. Fadil Gecin
për shoqërimin e tij gjatë gjithë kohës sa ishim në Kosovë, dhe pritjen
madhështore në Kullën e Bajraktarit të Llaushës, ku ishim hiq më pak se 102
veta.
Komisioni
për Informim
Rrahman
Rrahmani, sekretar.