2011/09/27

Hagë, dëshmitari: UÇK rivalitet me FARK, trupat e Rugovës



Një dëshmitar i marrë në mbrojtje ka dhënë këtë të hënë dëshminë e tij në procesin gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai ka përshkruar kryesisht rivalitetin mes UCK dhe Forcave te Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), që luftuan kundrejt serbëve në vitin 1998 dhe 1999.
Dëshmitari i mbrojtur, i cilësuar ndryshe 007 tha sot në Hagë se në qershor te vitit 1998 nga Shqipëria hyri një brigadë e FARK, por u urdhërua nga komandanti një dege të UCK, Haradinaj të ktheheshin nga kishin ardhur.
Por, ndersa komandanti i madh i UCK ishte Hashim Thaci, (kryeministri aktual i Kosovës), FARK ishte krijuar nga Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.
Sipas dëshmisë, Haradinaj mbërriti në kampin e FARK, në fshatin Papracani, shtiu në ajër dhe urdhëroi komandantin e FARK, Tahir Zemaj të ikte prej aty. Zemaj, sipas dëshmitarit e kritikoi sjelljen e Haradinaj dhe e këshilloi duke thënë “Ne nuk duhet të luftojmë mes nesh”.
Brigada e FARK qëndroi pak kohë në këtë fshat dhe më pas u largua. Dëshmitari pohon se ndihmësi i Haradinaj, Idriz Balaj i njohur si Togeri erdhi në FARK dhe mori 5 ushtarë në marshim me vete, të cilët më vonë u vranë.
Dëshmitari thekson se ai personalisht i arratis në Malin e Zi dhe prej andej në një shtet europian ku dhe gjeti strehim.
“Unë po përballesha me mundësinë për t’u vrarë dhe askush nuk do e merrte vesh nëse u vrava nga serbët apo nga shqiptarët”, tha 007 në gjyq.
Hagë, dëshmitari: UÇK rivalitet me FARK, trupat e Rugovës

Ramush Haradinaj pas luftës së Kosovës sherbeu pak muaj si kryeministër në vendin e tij, por në vitin 2005 u padit për krime kundër serbëve, romëve dhe civilëve shqiptarë.
Në vitin 2007, ai dhe Balaj u liruan për mungesë provash, ndërsa një bashkëpunëtor i tretë, Lah Brahimaj, u dënua me gjashtë vjet në burg. Por, Paneli i Apelit i Gjykatës urdhëroi një rigjykim, duke thënë se gjyqi i parë u zhvillua në një "atmosferë ku dëshmitarët ishin të frikësuar".
Gjatë procesit, disa dëshmitarë kanë vdekur dhe disa të tjerë kanë refuzuar të dëshmojnë në këtë gjyq

No comments:

Post a Comment

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama,ka thënë pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai tha se pa Ibrahim Rugovën nuk do...