2011-09-27

Filmi “Falja e gjakut”, premierë në Tiranë



Filmi fitues i “Ariut të Argjendtë” për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin do të shfaqet në Kinema Millenium. Bëhet fjalë për filmin “Falja e gjakut” me regji të amerikanit Joshua Marston dhe me bashkëskenarist Andamion Muratajn. 

Një film, që qysh në titull tregon se trajton një nga problemet më të hershme të shqiptarëve, gjakmarrjen e që fatkeqësisht trashëgohet deri në ditët e sotshme. Por, gjithçka është parë në një këndvështrim të ri dhe synon të thithë më së shumti kategorinë e publikut të ri. Pikërisht ky këndvështrim tërhoqi vëmendjen e jurisë së Berlinales. Interpretojnë Tristan Halilaj, Sindi Laçej, Çun Lajçi, Refet Abazi etj.. Shfaqja e sotshme është rezervuar për gazetarët dhe do të pasohet nga një konferencë për shtyp, ku marrin pjesë protagonistët e filmit. Më pas, filmi do të nisë shfaqjen për publikun. Po sot, filmi shfaqet në një nga festivalet më prestigjioze të filmit në Botë, Toronto Film Festival. Filmi është parashikuar të shfaqet edhe në Shkodër, si vendi ku është xhiruar dhe në Prishtinë.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...