Piazza d'Italia, New Orleans, SHBA, Charles Moore
Nga mesi i viteve gjashtëdhjetë të shek. XX e më tej, arkitektët dhe kritikët e artit, pasardhës të stilit modern, zhvilluan tendenca, për të cilat nuk u gjet emërtim më i mirë sesa Arkitektura Postmoderne.
Llixha, Bad Blumau, Austri, nga Friedensreich Hundertwasser
Pavarësisht se Postmodernizmi nuk është një lëvizje kohezive, e themeluar prej një aksiome apo parimi të ndryshëm prej atij të stilit paraardhës, siç ndodhi me Arkitekturën Moderne, mund të thuhet se vetia e përbashkët e postmodernistëve është vlerësimi i individualitetit, madje shpeshherë dhe humorit apo ironisë në veprat e tyre.
Kulla Hearst, New York,SHBA, Norman Foster
Në kohët e sotme, brenda stilit postmodern veprojnë: Arkitektura Neo-Tradicionaliste, me përfaqësues si Michael Grave, Charles Moore, etj Stili Ndërkombëtar, me përfaqësues si Norman Foster, Renzo Piano, Ming Pei, etj. Arkitektura Organike me përfaqësues si Santiago Calatrava, Friedensreich Hundertwasser, etj. Dekonstruktivizmi me përfaqësues si Frank O. Gehry, Daniel Libeskind, Peter Eisenman, etj.
Piramida e Luvrit, Paris,France, Ming Pei
Një tendencë e përgjithshme në vitet e fundit është ruajtja e vlerave natyrore ose ekologjike, që merr parasysh zvogëlimin e parametrave të smogut dhe trafikut, p.sh. duke përdorur elemente natyrale, si parcela toke e pemësh si elemente të brendshme të ndërtesave dhe komplekseve ndërtimore.
Busti Rrotullues, Malmö,Suedi, Santiago Calatrava
Arkitektura e sotme i kushton rëndësi të madhe cilësisë, estetikës, krijimit të ndërtesave mbrojtëse, që e bëjnë më tërheqëse dhe më të dobishme ndërtesën.
Muzeu Hebre, Berlin,Gjermani, Daniel Libeskind
Gjithashtu, në metropolet e mëdha, mungesa e hapësirave, kostoja shumë e lartë e tokës, shndërrimi i qyteteve në qytete të industrializuara dhe qendra shërbimi kanë bërë që të shfrytëzohet një tjetër mundësi: ripërshtatja e sipërfaqeve të mëdha industriale të lëna në harresë.