Varrosja e Bustit të De Radës të Odhise Paskalit për 13 vjet nga Bashkia e Tiranës, 1998-2011
http://www.hermesnews.org/articoli/cultura.asp
TIRANE - Kur fëmija i artistit e do dhe nderon të atin, është i ndjeshëm dhe ndaj krijimtarisë së tij artistike.
Nga edukimi artistik në familje, mëson të kujdeset për veprat artistike të vendit, që kanë vlera historike e kombëtare.
Dy fëmijë artistësh u morën me një vepër të Odhise Paskalit: I pari me dokumentacion për ta hequr, i dyti nuk e vendosi kurre më, për 11 vite rresht, në hapësirën e gjelbërt që meritonte.
Busti i De Radës, punuar mjeshtërisht nga Odhise Paskali, “Nder i Kombit” ka kohë që është zhdukur.
Që nga viti 1997, sipas një projekti dhe një leje ndërtimi, të dhënë në KKRT-në e Tiranës së saj kohe, është larguar nga sheshi ku qëndronte që prej vitit 1962.
Jeronim De Rada
Sipas kërkesës së presidentit të Firmës së Ndërtimit GORA sh.p.k, kjo vepër artistike, do rivendosej po aty, pasi të kryhej ndërtimi, sipas projektit të sjellë pranë Bashkisë së Tiranës, po nga kjo firmë.
Me dokumentacionin e largimit të veprës artistike, me bustin e Jeronim De Rades, punuar ngaOdhise Paskali, është marrë Rubens Shima, punonjës në Drejtorinë e Kulturës, i ngarkuar për artet figurative pranë kësaj Bashkie.
Që në fillim të heqjes së saj, e deri më sot, pas 13 viteve, vepra nuk dihet ku është, magazinë apo bodrum, nuk është marrë mundimi të shihet në ç’ gjëndje ndodhet.
Si mundet, një vepër origjinale me vlera unikale në historinë e skulpturës shqiptare, e vendosur në shesh që nga viti 1962, të jetë nëpër magazina apo bodrume, pa asnjë kusht ruajtjeje, të Firmës Ndërtuese GORA?
Dokumentacioni i heqjes së saj të përkohshme u bë nga nëpunësi i Bashkisë së Tiranës, Rubens Shima. Atij sot i është besuar drejtimi i Institucionit më të rëndësishëm kombëtar të arteve vizive të Shqipërisë, atij të Galerisë Kombëtare të Arteve.
Në datë 08.07.2008 i kam derguar përsëri një letër Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Promovimit të Qytetit, për të marrë një informacion, në bazë të ligjit të të drejtës së autorit, dhe të mirëmbajtjes së veprave të artit në ambientet e hapura.
Bashkia e Tiranës me shkresën nr.8441, datë 04.09.2008 i ka drejtuar një kërkesë Firmës për ta vënë në dijeni për destinacionin e veprës si dhe veprimet e bëra nga GORA sh.p.k. për rivendosjen e saj pas mbarimit të objektit në fasadën e godinës 12 katëshe, rruga “Naim Frashëri”, në bazë të shkresës së tyre.
Përsëri i kam dërguar pranë Bashkisë së Tiranës një letër datë 15.10 2010, për bustin e Jeronim De Rades, vepër e vitit 1962.
Nuk e di sesi ka përfunduar kjo vepër arti nën Juridiksionin e Bashkisë së Tiranës. Në bazë të ligjit të së drejtës së autorit, si e bija e artistit, i rikërkoja dhe një herë: “të më jepej një shpjegim zyrtar për fatin e zhdukjes së veprës artistike''.
Asnjë përgjigje deri më sot…
Z. Shima e dërgoi këtë vepër në bodrumin e fimës pa konsultime profesionale të Institucioneve të Trashëgimisë Kulturore.
Edi Rama, atëherë Kyetar Bashkie, nuk u interesua kurrë për 11 vite për fatin e bustit dhe jo më që të rivendosej përsëri në një shesh publik.
Kam shkëputur një fragment mbi bustin e De Radës, nga Studimet e artistit Leonardo Voci, mbi veprën e Paskalit.
DE RADA - 1962, bust
''Pas gati rreth 40 vjet krijimtarie, Paskali i rikthehet veprave të poetëve arbëreshe, si vazhdë e llogjikës përmbledhëse të tij, e vazhdimit tv punës së përkushtuar, falë zotit, erudicionit të tij të madh të pasqyrimit të çdo personazhi të fuqishëm, të letrave të gjuhës shqipe''.
''Me bustin e De Radës të vendosur fillimisht në një shesh qendror të Tiranës, e më pas në Siçili, së bashku me atë të Zef Serembes (1973) Paskali krijoi 2 buste të mrekullueshëm në përkujtim të dy poeteve më të fuqishëm arbëreshë''.
''I studiuar dhe i edukuar në shkollat italiane, i ndikuar nga kultura italiane e inspiruar nga vargjet e këngeve të Milosaos dhe shpirti i butë, melankolik me nota e ngjyra të ëmbla atdhedashurie për jetën e vështirë e plot vuajtje të De Radës, që Paskali shpesh herë e simbolizonte në tëenien e tij të mençur për shembullin e një artisti të madh me shpirt të gjerë e fisnik, që vdiq, me një cironkë në xhep''.
''Më ka ngushëlluar në të, pikëllimi i njërëzishëm, që shprehet në veprën e skalitur nga Paskali me një mjeshtëri të rrallë''.
''Tek busti i De Radës, me botën e pasur shpirtërore e poetike, Paskali sikur skalit vehten e tij, bukurinë e shpirtit të tij, derdh talentin në këtë vepër, ku përmbajtja e krijuesit, shkrihet në terësinë e veprës, materializohet me personazhin..bota e poetit pushon në mirësinë e harmonisë''.
''Tek De Rada i Paskalit, nuk shoh vetëm poetin në mërgim, të dhimbsur e nostalgjik, të vuajtur shpirtërisht e materialisht, të mplakur e të urtë, të mençur, e të tërhequr në fatin e paracaktuar, por dhe veprën e tij të shprehur në mijëra vargje duke i kënduar dashurisë, bukurisë së vendit të tij'..'
''E gjithë kjo ngarkesë psikologjike, emocionale e shpirtërore derdhet në këtë vepër të mirëfilltë arti, në këtë kryevepër të skulpturës shqiptare, që flet shqip, arbërisht''.
''Më është krijuar bindja se tek disa vepra të Paskalit, të skalitura dhe të derdhura përgjatë viteve të ndryshme në distancë kohore, jo vetëm që ruhet kontiniuteti e ngjashmëria e forcës krijuese si tek “I Urituri” – deri tek De Rada, por këmbengulja kërkuese e botës së karaktereve konvergon në vetë Paskalin artist si njeri, si erudit, si filozof, si analizues i durueshëm''.
Paskali është dhe mbetet simboli i skulpturës 100 % shqiptare.
''Ai çukit me daltën e tij në kujtesë e në histori, duke na ofruar neve, shpirtin arberësh..''.
Më poshtë po citoj Esse-ne nr.515 te babait tim, Odhise Paskali:
“Arti ka luajtur në histori rolin e diagramit të qytetërimit. Cdo artist është një pishtar i pashueshëm që kontribuon sado pak në dritën e shkëlqimit të atdheut e të njerezimit. Jo profesion, po mission i vërtetë është ai i artistit. Dhe sa me shumë të ndërgjegjshem të rolit te tij, aq me modes do ta ndjeje veten artisti I vertete.Te gjithe periudhat e ndritura artistike, kane qene perbere nga plejada artistesh te medhenje e te vegjel bashkekohes''.
Kryetari i ri i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha mund t'i kërkojë organeve kompetente gjetjen e butit të De Radës dhe rivendosjen e tij në një shesh të Tiranës, meqë busti është në juridiksionin, ruajtjen, e mbrojtjen e kësaj Bashkie.
Jemi i vetmi kryeqytet në Europë përpos Prishtinës, që ka aq pak vepra arti, skulptura, në ambjente të hapura publike.
Vendosja e çdo skulpture në ambjent të hapur e qytetëron dhe fisnikëron vendin dhe qytetaret e tij.
E ndjej si detyrë qytetarie, dhe e quaj nder të jem guardiane e veprave të artit me vlera kombëtare, historike dhe artistike, aq më tepër ndjehem krenare, kur këto vepra, janë të gdhendura mjeshtërisht e mbajnë vulën “Nderit të Kombit” Odhise Paskalit.
Unë jam e bija e tij.
U bëj thirrje të gjithë artisteve të tjerë, në emër të artit dhe të qytetarisë të kundershtojnë heqjen e çdo vepre artistike dhe arkeologjike në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. //Autorja është kritike muzike & arts administration New York University, NY, USA//
Hermesnews©AllRightsReserved