Shkruan Flori Bruqi
Veriu, shqiptarët bëjnë roje gjithë natën
Burimet në terren i kanë thënë portalit Indeksonline se shqiptarët tek Lagja e Vitakëve në veri po bëjnë roje edhe në këto orë të para të mëngjesit, nga frika e asaj që mund të ndodhë. Edhe në Lagjen e Boshnjakëve ka grumbullime të shqiptarëve, ndërkohë që përtej në anën serbe shihen lëvizje të kohëpaskoshme të njerëzve.
“Nuk lëviz nga shtëpia ime dhe nga vendi im”
Vlerësimi i ish presidentit Fatmir Sejdiu, lidhur me strukturat ilegale(shpesh edhe militare”, duke i cilësuar si një grumbull kriminelësh të luftës së Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, ka zgjuar reagime të ndryshme nga analistë politikë, të sigurisë dhe të popullit të Kosovës. Në këtë kontekst është vlerësuar se më në fund është dhënë vlerësimi më i qartë lidhur me veprimtarinë kriminale dhe ilegale në veri, të cilat për dhjetë vjet me radhë vazhdojnë të kërcënojnë qytetarët shqiptarë në veri. Analistët vlerësojnë se struktura të tilla janë të dirigjuara nga zyrtarë të regjimit të Beogradit të cilët realisht dhe me fanatizëm janë duke ndjekur politikën kriminale të paraardhësit të tyre, diktatorit Millosheviq. Strukturat ilegale në veri ish presidenti i Kosoves prof.dr.Fatmir Sejdiu i ka cilësuar si truproja që kanë bërë krime në Kosovë, në Kroaci dhe Bosnjë.
“Ata njerëz nuk duan të ballafaqohen me drejtësinë, realitetin dhe stabilitetin, prandaj edhe bëjnë probleme të caktuara”, vjen si vlerësim i ish presidentit Sejdiu.
Elementët kriminale në veri-struktura të Serbisë
Elementet kriminale në veri jo vetëm që janë struktura të gangsterëve serbë, por ato vazhdojnë të jenë edhe “institucione” të Serbisë. Në këtë kontekst, analisti, Prof.dr.Nexhmedin Spahiu, vlerësoi se strukturat në veri janë para se gjithash struktura shtetërore të Serbisë, por meqë ato nuk janë legale për Kosovën, presidenti ka mundësi t'i cilësojë ashtu siç edhe i ka cilësuar. Ai thotë se ky duhej të ishte hapi i parë i reagimit kundër mafiozëve të luftërave ballkanike. “Zakonisht kur një president shteti flet me një fjalor të tillë, kudo në botë pasojnë masat adekuate ligjore”, vlerëson Nexhmedin Spahiu.
Ndërkaq, analisti i sigurisë Reshat Maliqi vlerëson se Policia e Kosovës duhet angazhuar në kapjen e të gjithë atyre, të cilët identifikohen si shkaktarë të prishjes së rendit në veri, aktorëve që shkaktuan incidente dhe shpërthime në veri. “Kosova nuk mund të shndërrohet në një kanal të përshtatshëm për kriminelët, por duhet të jetë vend i perspektives, rendit dhe ligjit”, vlerëson z. Maliqi. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, vlerëson se problemi i strukturave paralele është problem politik ku vendimet mund të merren në instanca të larta shtetërore. “Çështja e demilitarizimit ose ndalimit të funksionimit të strukturave paralele në të gjitha fushat në veri të Mitrovicës, është çështje që ndërlidhet me vendimet politike të cilat duhet të ndërmerren në nivele më të larta shtetërore”, vlerëson Hoti, duke shtuar se pavarësisht kësaj, policia është e përqendruar që të vendosë rend dhe ligj për të gjithë. Nëse një president i një shteti flet me një fjalor të tillë( gangsterët në veri duke i cilësuar si një grumbull kriminelësh nga lufta në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë), në çdo vend në botë do të pasonin masat adekuate ligjore. Se a do të ndodhë në këtë rast demilitarizimi i veriut mbetet të shihet.
Veriu i Mitrovicës dhe i Kosovës mbeten në duart e grupeve kriminale serbe, të cila kanë mbështetje të Qeverisë së Serbisë. Të gjitha rrugët që të shpien për në veri të Kosovës mbesin të bllokuar, ndërsa barrikada në fshatin Kelmend, konkretisht në hyrje të fshatit Rudare të Komunës së Zveçanit, është betonuar nga këto grupe, kanë njoftuar burime tona . Në qytetin e Mitrovicës që nga mëngjesi i së shtunës është vërejtur një situatë pakëz ma e qetë, por e tensionuar. Forcat e sigurisë, si ato ndërkombëtare, ashtu edhe ato vendore, e kanë rritur numrin e pjesëtarëve të tyre, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për sigurinë e qytetarëve. Në anën tjetër, gjatë ditës, në veri të Mitrovicës ka pasuar të shtëna me armë zjarri, por nga policia e Kosovës janë cilësuar si të shtëna të ahengjeve që nuk kanë pasuar asnjë lidhje me situatën e sigurisë, e cila është krijuar në veri të Kosovës.

Serbia kërkon që doganierët dhe policët kufitarë të mos jenë në pikat kufitare 1 dhe 31 dhe të ardhurat nga taksat doganore të mos depozitohen në buxhetin e Kosovës. Këtë kërkesë Beogradi zyrtar e ka depozituar në Bruksel. Serbia ka kërcënuar se nuk mund të zhvillohet një raund i ri i dialogut pa i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje. Ndërkohë autoritetet e kosovare kanë mohuar mundësinë që kjo temë të bisedohet. Edita Tahiri shefja e delegacionit kosovar në bisedime, theksoi se nuk do të diskutohet me asnjë për sistemin e brendshëm shtetëror.
Mediat gjermane edhe sot, të dielën, i kanë kushtuar vëmendje gjendjes në Kosovës, gjegjësisht në veri të vendit, ku qeveria, së bashku me faktorët ndërkombëtar në vend, janë në zbatim të planit të marrjes nën kontroll të pikave kufitare atje. E përditshmja gjermane, “Die Tageszeitung”, në një shkrim të sajin botuar në numrin e sotëm, shkruan se as OKB e as EULEX-i nuk ia dolën që në veri të Kosovës të vendosin “sundimin e ligjit”, i cili ka kohë që mungon atje. “Strukturat paralele serbe janë toleruar skajshmërisht shumë në veri të Kosovës. Mafia dhe ekstremistët nacionalistë shumë gjatë janë trajtuar me vëmendje të veçantë. Gjatë njëmbëdhjetë vjetëve të fundit, në atë pjesë të vendit “qeverisë” një përzierje e ekstremistëve politik, shërbimeve sekrete, mafisë, politikanëve dhe policisë”, shkruan TAZ, duke shtuar se “kushdo që nuk ka vallëzuar sipas ritmit të tyre, ka qenë humbës”. [Image]Gjithashtu, sipas TAZ, edhe ata që janë përzier në kontrabandën e drogës dhe benzinë, e ka gjetur i njëjti fat. “Ato struktura të ashtuquajtura paralele i përkrahte edhe presidenti i Serbisë, (Vojislav) Koshtunica, por sot nuk munden më të mbështeten tërësisht në ndihmën e Beogradit”. “Ai që dëshiron të integrohet në BE, duhet ta zgjidhë problemin e dukshëm në Mitrovicë. Kjo edhe ka qenë porosia e qartë e Angele Merkel gjatë vizitës që ajo i bëri Beogradit. Serbia, herët a vonë, do të duhet të distancohet nga mafia në veri të Kosovës”, shkruan më tej “Die Tageszeitung”. [Image]Ndërkaq, në fund të shkrimit theksohet se shteti i Kosovës duhet të ketë sovranitet. “Pa kontrollin e kufijve, një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Misioni evropian për sundim të ligjit duhet që përfundimisht ta zbatojë sundimin e ligjit, pavarësisht rezistencës, në tërë territorin e Kosovës, edhe tek shqiptarët”....
Zakonisht kur një president i një shteti flet me një fjalor të tillë(rreth strukturave ilegale në veri, duke i cilësuar si një grumbull kriminelësh nga lufta në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë), kudo në botë do të pasonin masat adekuate ligjore. Se a do të ndodhë në këtë rast, demilitarizimi i veriut mbetet të shihet.
Burimet tona tregojnë se betonimi i barrikadës në Kelmend është kryer pak para mesnatës të së premtes nga grupe serbësh. Këto grupe kanë përforcuar edhe barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër, si dhe atë në afërsi të udhëkryqit të shkollës teknike, duke shtuar sasinë e rërës dhe të zhavorrit. Betonimi i barrikadës në hyrje të fshatit Kelmend është bërë me rreth 25 metra kub beton të derdhur në rrugë për t’u lënë të forcohet, ndërsa operacioni i betonimit është kryer me kamionët e njërit nga krerët e krimit të veriut të Kosovës, Zvonko Veselinoviq. Situatë e rëndë po qëndron edhe në magjistralen e Adriatikut, rrugë kjo që të shpie për në pikën kufitare Bërnjak.
Grupe serbësh kanë bllokuar tërësisht rrugën rreth 200 m mbi fshatin Çabër, ndërsa aksi rrugor nga barrikada deri në hyrje të fshatit Koshtovë kontrollohet nga tri makina, një “Toyota” e bardhë, kamionetë, një “Golf 2”, i bardhë si dhe një “Golf 3”, i zi. Në këtë aks rrugor pikërisht mbi fshatin Zupç vërehej një grup serbësh të armatosur.
-“Unë mbetem një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe Kosovës. Dyert e mia do të jenë gjithnjë të hapura për shqiptarët”. Kështu është shprehur pas një takimi në Ushington me kryeparlamentaren shqiptare Jozefina Topalli kongresmeni amerikan Eliot Engell. Si një nga njohësit më të mirë të Shqipërisë qysh nga vitet ’90-të dhe mbështetës i fuqishëm i çështjes shqiptare, Engell vlerësoi se Shqipëria ka befasuar me ecurinë e reformave dhe paraqet një demokraci funksionale.Gjatë qëndrimit në Uashington kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është takuar dhe me me Jean Schmidt, bashkëkryetare me kongresmenin Engell të kokosit shqiptar në Kongres dhe Zv/Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit Filip Riker, një njohes i mirë i çështjes shqiptare në veçanti dhe i çështjeve ballkanike në tërësi. Pasi vuri në dukje raportet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA, kontributin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe frymën miqësore të shqiptarëve, Zv/Ndihmës-sekretari Riker vlerësoi ecurinë dinamike të reformave në Shqipëri. Takimi kaloi në një frymë mirëkuptimi dhe tejet miqësore.Pasi e përgëzoi zotin Riker për marrjen e detyrës së rëndësishme, Kryetarja Jozefina Topalli bëri një pasqyrë të shkurtër të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe u ndal në mënyrë të veçantë në treguesit ekonomikë, që e bëjnë Shqipërinë një model të vërtetë suksesi në rajon e më gjerë. Gjatë qëndrimit të saj në Uashington, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u prit në Capitol Hill nga stafi i ngushtë i Kryetarit të Kongresit Amerikan Xhon Bener, me të cilin pati një bisedë të shkurtër gjatë punimeve të Forumit Parlamentar për Demokraci. Znj.Topalli u takua me shefin e stafit Berri Xhekson dhe Këshilltarin për Politikën e Jashtme Xhen Stjuart. Gjatë bisedës me kryeparlamentaren Topalli, Xhekson dhe Stjuart, shprehën gatishmërinë për të pritur një grup të vogël deputetësh shqiptarë, për të parë si funksionon Kongresi Amerikan, procedurat parlamentare, sesa transparente janë ato dhe sesa e rëndësishme është që vota të jetë e hapur. Sipas kryeparlamentes kjo është një mundësi tjetër për të përmirësuar dhe sofistikuar edhe jetën parlamentare në Shqipëri.Xhekson dhe Stjuart e njohën kryeparlamentaren Topalli me faktin se në kongresin amerikan nuk ekziston vota e fshehur, as per gjyqtarët, as për Kryetarin e kongresit dhe për asnjë ligj tjetër.
Është inkurajues fakti që të gjithë faktorët vendimmarrës kanë arritur një mobilizim të jashtëzakonshëm për vënien nën kontroll të dy vendkalimeve kufitare në veri të Kosovës; kjo praktikisht tregon se ku është kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kështu vlerësojnë analistët e çështjeve politike dhe ekspertët e çështjeve të sigurisë në Kosovë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Analisti Behlul Beqaj thotë se me gjithë këtë fakt, gjatë 11 vjetëve të kaluar ka pasur mjaft hapësirë veprimi për strukturat jolegale dhe kriminale, të cilat janë forcuar. Sipas tij, do të nevojitet kohë që ato të shpërbëhen. “Natyrisht që asnjë synim nuk realizohet nëse dërgohen doganierët dhe policët vetëm përmes helikopterëve. Prandaj, derisa zgjidhja kërkohet nga ajri, nuk mund të jetë definitive, deri në momentin kur nuk realizohen qarkullimet e lira nëpër rrugët, të cilat aktualisht janë të barrikaduara”. “Ky është konstatimi im për ditët e para...
Tash mbetet beteja rreth rregullimit të statusit të serbëve brenda dhe kjo është betejë që do të zgjasë ndoshta me vite”, thotë Beqaj. Agim Musliu, ekspert për çështje të sigurisë, thotë se pika e parë e planit operativ të Qeverisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, për kontrollimin e vendkalimeve kufitare në veri të Kosovës, tashmë është zbatuar suksesshëm.
Por, sipas tij, mbetet ende mjaft punë për t’u bërë dhe për t’u siguruar një ambient i sigurt në veriun e vendit. “Sa i përket aspektit të sigurisë në përgjithësi, situata është shumë e tensionuar, pasi të ashtuquajturit kryetarë të komunave dhe Këshilli i Emergjencave të asaj pjese kanë mbajtur mbledhjen dhe si komandant të luftës kanë zgjedhur zotin Bozhidar Deliq”. “Edhe këto barrikada që janë të vendosur që nga e mërkura, e kam fjalën për zhavorr dhe pengesat tjera, duan të thonë se pjesa tjetër apo pjesa kriminale, e cila vepron në veri të Kosovës, nuk do të dorëzohet aq lehtë. Nga diktati i Beogradit, do që të përfitojë në fushën diplomatike për shtetin e Serbisë, sa më shumë që mundet”, thotë Musliu. Ai vlerëson se pas vendosjes së doganierëve dhe policëve kufitarë në vendkalimet kufitare në veri, “pika më e nxehtë e këtij operacioni do të jetë largimi i pengesave dhe barrikadave”, të cilat i kanë vendosur serbët. Sipas Musliut, kjo gjë mund të sjellë probleme.
“E dimë që në atë anë të Kosovës ekziston një mori armatimi, të lehtë dhe të rëndë, nga po këta kriminelë dhe kjo strukturë, do të thosha e përzier, paramilitare dhe shtetërore e Serbisë. Do të thotë, këtu NATO-ja mund të hasë në problem. Se si do ta menaxhojë, unë nuk dua të flas hipotetikisht”. “Por, ajo që do të kisha sugjeruar, është që çdo pengesë të trajtohet veçmas. Do të thotë, çdo bllokadë të trajtohet veçmas dhe çdo operacion të jetë me precizitet kirurgjik, për shkak se pala serbe, me çdo kusht, do që ta paraqesë veten të viktimizuar”, thotë Musliu. Analisti Beqaj vlerëson se situata në veri të Kosovës nuk do të mbetet e ngrirë, por në vazhdimësi do të shqyrtohet.

“Do të ndryshojë situata dhe sipas të gjitha gjasave, prognoza ime është se do të shkohet në drejtim të një zgjidhjeje speciale, qoftë ajo autonomi e tipit katalonas, Tiroli, e kështu me radhë. Do të thotë, do të jenë kombinime, të cilat pritet të vijnë në konsideratë”. “Gjithsesi, mendoj se pala serbe do të jetë shumë më e mobilizuar, ndërkaq, si duket, pala kosovare po mendon se e ka përfunduar një çështje, e cila, sipas mendimit tim, është vetëm në fillim”, thotë Beqaj. Analistët e çështjeve politike dhe ekspertët e sigurisë vlerësojnë se çështja e zgjidhjes së problemeve në veri të vendit dhe integrimi i kësaj pjese do të kërkojnë mjaft kohë – sipas tyre, ndoshta edhe vite.
Zhbllokimi i rrugëve që të çojnë në pikat kufitare 1 dhe 31 nuk është përgjegjësi e autoriteteve kosovare të policisë. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një intervistë për Top Channel tha se kjo është përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it dhe për këtë aktualisht nuk ka ndonjë plan. “Përsa i përket barrikadave, përsëris se kjo mbetet përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it, por nëse kërkohet edhe përfshirja e policisë sonë nuk ka problem. Ata kanë rrugë alternative për furnizim, por nëse bëhen pengesë për KFOR-in barrikadat do të hiqen”, shprehet Rexhepi. Në këtë situatë, pa ndonjë plan për mundësimin e lëvizjes së lirë, ministri ftoi qytetarët serbë që në vend që të qëndrojnë në barrikada të fillojnë përgatitjet për sezonin e vjeshtës dhe dimrit.
“Është më mirë që ata serbë që rrinë në barrikada të përgatiten për vjeshtën e dimrin se sa të qëndrojnë aty, por kjo është çështja e tyre”, shtoi ministri. Ministri mohoi informacionet se doganierët serbë kanë refuzuar të shkojnë në pikën 1 dhe 31, por nëse kjo ndodh ai ka një porosi për ta: “Nëse ata pengohen nga barrikadat duhet të lajmërojnë, por nëse refuzojnë të kthehen në punë do të shkarkohen nga detyra”. Ministri Rexhepi përjashtoi mundësinë që një gjë e tillë mund ta bëjë veriun pjesë të bisedimeve me Serbinë: “Kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe nuk do të ketë bisedime me Serbinë”. Ndërsa se çfarë detyre po kryejnë aktualisht doganierët kosovarë në dy pikat që janë jashtë funksioni, këtë e sqaroi drejtuesi i tyre për rajonin e Mitrovicës, Ekrem Grabanica.
“Ndërrimi i doganierëve bëhet çdo 24 orë për momentin. Të shohim në vazhdim si do të procedohet. Nëse paraqiten mallra për zhdoganim, doganierët tanë janë të gatshëm të kryejnë punën e tyre”, deklaron Grabanica. Situata e sigurisë mbetet e tensionuar në veri të Kosovës, ku herë pas here gjatë mbrëmjes së të shtunës dëgjoheshin të shtëna armësh, të cilat policia nuk mund t’i lokalizonte. Mbi urën kryesore të lumit Ibër herë pas here shtohen masat e sigurisë.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë për qetësi dhe përmbajtje.
"U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të veprojnë me përgjegjësi", ka thënë ministri i Jashtëm lituanez, Audronius Azubalis, i cili aktualisht kryeson OSBE-në.
"Çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe të përgjegjshme, me anë të dialogut të kryesuar nga BE-ja. Mbrojtja dhe siguria e njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, duhet të jenë prioritet i lartë", ka thënë Azubalis.
Doganierë dhe policë të Kosovës e të EULEX-it janë dërguar sot me helikopterë të KFOR-it në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, ndërkohë që serbët lokalë kanë ngritur barrikada në rrugë.
Autoritetet e Kosovës i janë përgjigjur të shtunën negativisht kërkesës së Serbisë për ta bërë temë dialogu çështjen e funksionimit të pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Qëndrimi i përsëritur është: nuk do të diskutohet me askënd për rregullimin e brendshëm shtetëror. [Image]
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, që është shefe e delegacionit kosovar në dialogun me Serbinë, i ka thënë se çështja e shkëmbit të mallrave me fqinjin verior është kryer më 2 shtator 2011, kur është arritur marrëveshja për njohjen e vulave të doganave.
“(Për pikëkalimet kufitare) as që kemi biseduar më herët, as nuk do të diskutojmë, sepse marrëveshja për tregtinë e lirë zbatohet nga shtetet në mënyrë të veçantë”, ka thënë ajo.
“Ekzistojnë rregullat e BE-së për këtë çështje. Ne po i zbatojmë këto rregulla dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
Për shefin e delegacionit të Serbisë në këtë dialog, Borislav Stefanovic, ajo ka shprehur bindjen se nuk është duke i kontribuuar dialogut kur po hyn dhe qëndron në Kosovë në mënyrë ilegale.
“Sa i takon cenimit të serishëm të sovranitetit nga ana e z. Stefanovic me hyrjen e tij ilegale në Kosovë, porosia ime është që këto janë politika donkishoteske”, ka thënë Tahiri.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe mirë do të ishte që politika zyrtare e Serbisë më shpejtë ta kuptonte këtë realitet, si dhe t’i kontribuonte këtij dialogu teknik në Bruksel, sepse do të kontribuonin për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e të dyja vendeve në BE”.
Përfaqësuesit e strukturave politike dhe atyre të sigurisë në Mitrovicë kanë përshëndetur vendosjen e policisë dhe doganierëve të Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri, me mbështetje të EULEX-it dhe KFOR-it.
Pas një stagnimi dhjetëvjeçar për shkak të kundërshtimeve të serbëve lokalë, janë bërë hapa të dukshëm në rikthimin e shqiptarëve në veri të Mtirovicës.
Vetëm në dy vitet e fundit, komuna e Mitrovicës mëbështetur nga qeveria e Kosovës, ka ndërtuar deri tani në lagjet e banuara me shqiptarë 100 shtëpi. Kroi i Vitakut është njëra ndër lagjet, në të cilën pas dhjetë vjetësh qëndrimi bosh janë rikthyer dhjetëra familje.
Një faqe kodrinore me shtëpi të reja numri i të cilave shtohet përditë, është Lagja Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës. Ndërsa hapësira 13 arëshe prej së cilës qyteti i Mitrovicës shihet si në shuplake, është prona e Halil Mehmetit, baba i shtatë fëmijëve, i cili mbi themelet e vjetra ka ndërtuar shtëpinë e re.
"Me ta fal krejt botën, sikur n´shpi tonë nuk je i lirë kurrkund. Send i huaj, mo. Nesër vjen e t´qet në rrugë!”, thotë z.Mehmeti, në shtëpinë e të cilit pas dhjetë vjetësh jete si qiraxhi, ogjaku tymon sërish.
Por, kjo ndodhi pas sfidave dhetëvjeçare, thotë z.Mehmeti, në të djathtë të shtëpisë së të cilit një ndërtesë kolektive serbe është ndërtua mbi themelet e shtëpise së fqinjit të tij shqiptar. “Kena jetu me qira kah kena mujt, nëpër krejt Kosovë. Dhjetë vjet kahmos, nëpër podrume, nëpër shatorra, çka kena hjek, Allahu baftë me rahmet. Veç ktu e knena ishalla bahet mirë!”, rrëfen z.Mehmeti.
Për shkak të kundërshtimeve të kthimit të shqiptarëve në veri nga ana e serbëve lokalë, procesi i rindërtimit në Kroin e Vitakut që nga fillimi është përcjellë me incidente. Rindërtimi vazhdoi nën prezencën e autoriteteve të shtuara të rendit, përderisa reaguan edhe institucione ndërkombëtare.
Halil Mehmeti ka provuar në lëkurë kotësinë e tentimeve dhjëtëvjeçare për kthim në pronën e tij: “S´kena mujt me u kthy...S´na lejshin serbët. S´dojshin me na pa me sy! Na thojshin: “S´domë me iu pa ksajde hiç. Prej Urës së Ibrit e knej asht Serbi”.
Na gjujshin me armë kur vishim e dy tri herë edhe janë plagu gjinja. Serbt s´na lejshin, kta t´jashmit neve s´na nimojshin, po t´kallxoj drejt e ner sy ju thom”, thotë z.Mehmeti, përderisa opinioni kujton ende këmbënguljen e bashkëfshatarit të tij, Ali Kadriut, i cili pas dëbimit të vazhdueshëm nga prona e tij edhe me armë zjarri, nuk iu nda rindërtimit të shtëpisë deri në përfundimin e saj.
Deri para dy- tri vitesh nuk u bë ndonjë hap për rikthimin e shqiptarëve në veri. Megjithëse me hapa të ngadalshëm, procesi i rindërtimit dhe kthimi tashmë po vazhdon dhe komuna e mbështetur nga qeveria ka rindërtuar 100 shtëpi.
85 mijë e 776 është numri i banorëve të komunës së Mitrovicës. Ky numër shumë shpejt do të bëhet publik nga Enti i Statistikave të Kosovës.

Në takimin e Komitetit të Sigurisë, që u mbajt të shtunën, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, ka thënë se vendosja e policisë dhe doganierëve të Republikës së Kosovës në pikat kufitare në veri, është shumë e rëndësishme për vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se me këtë do të krijohen rrethanat për kthimin e normalitetit në veri. Haziri ka kërkuar nga strukturat e sigurisë që të marrin masa për largimin bllokadave rrugore, që, sipas tij, kanë vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë të vendit.
Ai ka vlerësuar se me këtë do të krijohen rrethanat për kthimin e normalitetit në veri. Haziri ka kërkuar nga strukturat e sigurisë që të marrin masa për largimin bllokadave rrugore, që, sipas tij, kanë vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë të vendit.
Pas një stagnimi dhjetëvjeçar për shkak të kundërshtimeve të serbëve lokalë, janë bërë hapa të dukshëm në rikthimin e shqiptarëve në veri të Mtirovicës.
Vetëm në dy vitet e fundit, komuna e Mitrovicës mëbështetur nga qeveria e Kosovës, ka ndërtuar deri tani në lagjet e banuara me shqiptarë 100 shtëpi. Kroi i Vitakut është njëra ndër lagjet, në të cilën pas dhjetë vjetësh qëndrimi bosh janë rikthyer dhjetëra familje.
Një faqe kodrinore me shtëpi të reja numri i të cilave shtohet përditë, është Lagja Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës. Ndërsa hapësira 13 arëshe prej së cilës qyteti i Mitrovicës shihet si në shuplake, është prona e Halil Mehmetit, baba i shtatë fëmijëve, i cili mbi themelet e vjetra ka ndërtuar shtëpinë e re.
"Me ta fal krejt botën, sikur n´shpi tonë nuk je i lirë kurrkund. Send i huaj, mo. Nesër vjen e t´qet në rrugë!”, thotë z.Mehmeti, në shtëpinë e të cilit pas dhjetë vjetësh jete si qiraxhi, ogjaku tymon sërish.
Por, kjo ndodhi pas sfidave dhetëvjeçare, thotë z.Mehmeti, në të djathtë të shtëpisë së të cilit një ndërtesë kolektive serbe është ndërtua mbi themelet e shtëpise së fqinjit të tij shqiptar. “Kena jetu me qira kah kena mujt, nëpër krejt Kosovë. Dhjetë vjet kahmos, nëpër podrume, nëpër shatorra, çka kena hjek, Allahu baftë me rahmet. Veç ktu e knena ishalla bahet mirë!”, rrëfen z.Mehmeti.
Për shkak të kundërshtimeve të kthimit të shqiptarëve në veri nga ana e serbëve lokalë, procesi i rindërtimit në Kroin e Vitakut që nga fillimi është përcjellë me incidente. Rindërtimi vazhdoi nën prezencën e autoriteteve të shtuara të rendit, përderisa reaguan edhe institucione ndërkombëtare.
Halil Mehmeti ka provuar në lëkurë kotësinë e tentimeve dhjëtëvjeçare për kthim në pronën e tij: “S´kena mujt me u kthy...S´na lejshin serbët. S´dojshin me na pa me sy! Na thojshin: “S´domë me iu pa ksajde hiç. Prej Urës së Ibrit e knej asht Serbi”.
Na gjujshin me armë kur vishim e dy tri herë edhe janë plagu gjinja. Serbt s´na lejshin, kta t´jashmit neve s´na nimojshin, po t´kallxoj drejt e ner sy ju thom”, thotë z.Mehmeti, përderisa opinioni kujton ende këmbënguljen e bashkëfshatarit të tij, Ali Kadriut, i cili pas dëbimit të vazhdueshëm nga prona e tij edhe me armë zjarri, nuk iu nda rindërtimit të shtëpisë deri në përfundimin e saj.
Deri para dy- tri vitesh nuk u bë ndonjë hap për rikthimin e shqiptarëve në veri. Megjithëse me hapa të ngadalshëm, procesi i rindërtimit dhe kthimi tashmë po vazhdon dhe komuna e mbështetur nga qeveria ka rindërtuar 100 shtëpi.
85 mijë e 776 është numri i banorëve të komunës së Mitrovicës. Ky numër shumë shpejt do të bëhet publik nga Enti i Statistikave të Kosovës.
Në fund të qershorit, Enti Statistikor i Kosovës bëri publike rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, ndërsa për Mitrovicën u bënë publike të dhënat vetëm për pjesën jugore, që kishte 71 mijë banorë, ndërsa në veri regjistruesit nuk kishin shkelur kurrë.
Numri prej 14 mijë banorëve të minoritetit serb, që llogaritet të jenë në veri të Mitrovicës, ka dalë nga një hulumtim i kryer nga organizata ndërkombëtare DFID, mbështetur nga Banka Botërore dhe në bashkëpunim me ESK-në...
Të dhënat e këtij hulumtimi të vitit 2008, sipas Rrahman Tarës, nga Enti i Statistikave të Kosovës, do të futen në rezultatet preliminare, pasi përputhen me rezultatet e regjistrimit të vitit 2011. Sipas Tarës, këto të dhëna të nxjerra nga ky hulumtim ka indikacione që do të pranohen edhe nga EUROSTAT-i.
Enti i Statistikave të Kosovës shumë shpejt do të nxjerrë rezultatet preliminare të plotësuara edhe për komunat e tjera, që janë plotësuar me të dhënat e këtij hulumtimi.
Melihate Tërmkolli, ish-ministre e Shërbimeve Publike, në mandatin e së cilës nisi ky proces, vlerëson se ka tendencë të ndërkombëtarëve për fryrjen e numrit të minoriteteve në vend. Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë se ky proces i rëndësishëm ka dështuar, ndërsa për rezultatet që do të përdoren për veriun, Melihate Tërmkolli thotë se janë të paligjshme. Eksperimente të tilla, sipas Tërmkollit, do të na kushtojnë në të ardhmen dhe vështirë do të jenë të shfrytëzueshme për planifikime socio-ekonomike.
Pas përfundimit të regjistrimit dhe shpalljes të rezultateve preliminare, as autoriteti evropian për regjistrim të popullsisë EUROSTAT, me standarde të së cilit është bërë procesi në vend, nuk ka dhënë fare vlerësim për procesin në Kosovë.
“Nuk lëviz nga shtëpia ime dhe nga vendi im”, thotë i vendosur shqiptari Tahir Kelmendi në fshatin Kelmend të komunës së Zveçanit, i cili bashkë me familjen jeton jo larg njërës prej barrikadave të serbëve që kanë bllokuar rrugët në veriun e Kosovës.
Kjo familje, anëtarët e së cilës nuk kanë lëvizur asnjëherë nga shtëpia e tyre edhe pse po u bllokohet rruga, është vizituar sot nga zyrtarë të komunës së Mitrovicës, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, i shoqëruar nga Kushtrim Shyti, shef i kabinetit të kryetarit të komunës, të cilët janë interesuar për problemet e saj.
Drejtori Bala ka shprehur respektin për kryefamiljarin Kelmendi dhe të gjithë anëtarët e familjes së tij, të cilët, megjithë shqetësimet për shkak të bllokimit të rrugës afër tyre, nuk janë zhvendosur prej atje. Ai tha se pushteti lokal, në bashkëpunim me atë qendror, do të ofrojnë gjithë mbështetjen për të dhe të gjithë qytetarët që jetojnë në veri.
Ai ka vlerësuar qëndrimin e qytetarëve të veriut, të cilët, ashtu si gjithë vitet e pasluftës edhe këto ditë, kanë treguar një nivel të lartë të përgjegjësisë. “Pjekuria e treguar e qytetarëve të veriut, të cilët vazhdimisht kanë qenë të provokuar nga strukturat paralele serbe, kanë bërë që të dalë në shesh e vërteta për politikën kriminale të Beogradit në këtë pjesë të Kosovës”, tha Bala.
Ai theksoi se bllokadat e rrugëve, sikur ajo që është ngritur në afërsi të rrugës që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë, Kelmend, Boletin dhe Zhazhë, ka krijuar probleme për të gjithë qytetarët që jetojnë në veri. “Me probleme të tilla ballafaqohen që rreth dy muaj shqiptarët që jetojnë në tre fshatrat shqiptare të komunës së Leposaviqit”, tregon Bala.
Ndërsa Tahir Kelmendi falënderoi zyrtarët komunalë për vizitën dhe bëri të ditur se ai nuk ka kurrfarë nevoje për kurrfarë ndihme, përveç rregullimit të një distance të shkurtër të rrugës që e lidh me fshatin Boletin, të cilën e shfrytëzon për qarkullim në kohën kur bllokohet rruga në Rudare.
Kelmendi tregoi se kur nuk ka probleme, vazhdimisht e shfrytëzon për qarkullim rrugën që kalon nëpër Rudare. “Në anën e poshtme të vendit ku gjendet shtëpia ime janë 16 shtëpi të serbëve. Zakonisht qarkullojmë në rrugën mes tyre, por pos ndonjë provokimi nuk kemi pasur ndonjë telash të madh. Tash e kanë bllokuar rrugën dhe s’mundemi të lëvizim andej”, tha ai.
Kelmendi tregon se nuk ka fqinj shqiptarë afër, por thotë se nuk ka menduar kurrë të largohet nga shtëpia e tij. “Këtu e kam pasur shtëpinë para luftës. Në luftë ma kanë djegur, por e kam rindërtuar dhe nuk kam ndërmend të lëviz. Është vendi dhe shtëpia ime kjo”, shprehet kryefamiljari që jeton afër barrikadës serbe, duke treguar historinë e shtëpisë së tij.
“E kam ndërtuar në vitin 1981, atëherë kur rrethanat kanë qenë të rënda. Edhe atëherë kam pasur pengesa nga serbët, të cilët kundërshtonin ndërtimin e shtëpisë sime në këtë vend, në tokën time, pronën time”, thotë ai.
Kelmendi tregon se në luftë serbët ia kishin vrarë një vëlla, ndërsa një problem tjetër me të cilin është ballafaquar gjatë gjithë jetës është një djalë i tij, të cilin ia kishin verbuar në të dy sytë në kohën kur ishte ushtar në ish-ushtrinë jugosllave. “Ka qenë një tronditje e madhe për të dhe për ne. Ka shkuar i shëndoshë dhe është kthyer i verbër”.
I ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka thënë se “Beogradi nuk guxon dhe nuk mund të jetë për politikën deri në Ibër dhe prej Ibrit, por të jetë konsistente në tërë territorin e Kosovës”.
“Gabimi është te ne dhe te pushteti, por edhe te partitë opozitare që në Beograd flitet pak për serbët në jug të Ibrit”, ka thënë Ivanoviq për ditoren e “Dnevnik."
Ai madje çuditet pse “janë pasiv serbët që jetojnë në jug të Ibrit”.
“Në këtë situatë është e pashpjegueshme pse janë pasiv. Ndërsa është shumë me rëndësi që ata qartë dhe zëshëm të deklarohen, të tregojnë çka mendojnë, se është me rëndësi të kuptojnë se nëse bie veri, edhe mbijetesa e tyre do të jetë e paqartë”.
Sipas tij, Kosova bëhet temë vetëm gjatë zgjedhjeve në Serbi dhe kur atje diçka “e keqe ndodhë”.
“Është një praktikë e keqe që ekziston me vite dhe për të cilën te një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare ekziston perceptimi se Beogradit nuk ia ndien shumë për Kosovën. Prandaj, është e domosdoshme një përgjigje strategjike e pushtetit dhe opozitës për Kosovën”.