2011-09-06

Gjaku i dr Shpetim Robajt ne dy varre pushon


NGA YMER HALIMI


Erdhi koha ta leme Likocin dhe te kthehemi në Prishtinë. Papritmas, një njeri i moshës se dyzetave, nuk e njehsha fare, kërkoj nga unë qe mundësisht,  ta merrnim një zonje qe ta dërgonim  ne spitalin e Prishtinës. Ktheve kokën nga e majta, pash zonjën qe e mbanin dy veta për krahu dhe ajo mezi bënte hapin për te shkuar ne ambulancën e Nenë Terezës, qe ishte aty përball nesh. Zonje,e re, ecte duke bërë maksimumin qe t’i shkëpuste këmbët nga dheu, i cili thua se i thoshte: ndal! Ne ballin e saj ishin dal pikat e djersës,  si pika vese te mëngjesit ne lule, te cilat me te shpejte ia grabiste dielli qe në udhëtimin e vete ishte afruar majave  te Bjeshkëve te Nëmura.
Zotëriu më sqaroi se: është ne gjendje lindjeje, dhe shtoj, e ka shtazanin e dytë dhe jemi merakose se tek lindja e parë ka pas komplikime te renda, dhe jemi vonuar për ta përcjell ne spital se patëm rast vdekje. Nëpër kokën time kaloj e gjithë rruga qe ne e kalonim për t’u kthye ne Prishtinë. Rrugë malore e udhëtimi i gjatë. E murmurita ne mendjen time: “kjo është e pamundur për këtë gjendje qe paska”.
Provuat ta dërgonit ne Skenderaj- I thash.

DR.shpetim Robaj
Po, e thirra doktorin, e me the me nuk po punojmë, qe sa kohë, shkak i luftës.
I propozova te qëndroj këtu, se është salla e operacionit, me pastaj po e thërrasim gjinekologun,  qe ta këtë nën përkujdesje. Megjithatë, dot nuk arrita ta bindim gjinekologun qe te vi edhe pse mundësia ekzistonte, ndoshta me shkalle rreziku, por jo edhe kushedi sa. Thëne te drejtën u zhgënjeva. E mendova dhjetëra here vijnë  doktorë ne spitalin e Likocit, prej Prishtine, konkretisht doktor, Zatriqin, Binishin, , Bytyqin, Eshrefin, Hasin, Hasanin, Dervishin, Garazhdanin, Sejfiun, ...., si edhe sot kirurgu I. Aliun, qe ishte edhe disa hera, e qe vendosi te qëndroj më gjatë. Po ne lëviznim me profesor Dedushajn e ca te tjerë, sipas nevoje qe shfaqeshin, ne çdo kohë e çdo moment. Po ky doktori, kaq afër, si nuk prish pakëz rahatinë!?
Mbeti qe Zonja te dërgohet për Drenas, bile i ofruam veturën tonë, por i kishin mundësitë vet. Besohej se nga atje, ndoshta, mund te përcjellje me autoambulance për  ne spitalin e Prishtinës.  Ata ikën për Drenas e ne u zhvendosem ne spital, qe ishte pak me larg qendrës se Likoci, për t’u përshëndetur me ushtaret e plagosur dhe personelin. Qëndruam pake kohe. Aty mbeti kirurgu, Aliu, gazetari i plagosur Norvegjez dhe si përherë, ai djali i ri, dr. Fadil Beka, i kthyeri me specializim kirurgu nga Tirana, e qe përvojën kirurgjike po e bene ne spitalin e UCK-se, qe nga dita e parë e fillimit te luftës.
Për t’u kthyer ne Prishtinë zakonisht ne nisemi me te praruar te diellit; kjo edhe sot nuk bene përjashtim. Here-here, kur kthehemi me ne udhëton ndonjë hallexhi qe ka nevoje te vi ne Prishtinë. Kësaj radhe Bajram Ruhani, qe e kishte makinën, kishte vendosë te merr, një djalë te ri dhe dy vajza. Fare nuk i njehja dhe pyeta: kenë kemi mysafir kësaj radhe? Prof, këtë vajzë e njoh me babë e nënë. Ishim pa hyre ne veture dhe e drejtoj gishtin nga ajo. Është gazetare, dha paska një shoqe, ndërsa ky djali me tha qe ta qojmë për Prishtinë. Me një buzëqeshje te lehte, Bajrami shtoj: I thash po qe e pranojnë këto dy vajzat qe janë ulura prapa ne veture, përndryshe ne marrim pa përtese! 
            Ishte një udhëtim mbresëlënës. Gjatë udhëtimit, edhe pse rruga ishte jo e mirë,  këndonim këngë nder ma te ndryshmet, të te gjitha trevave shqiptare. Djaloshi qe ishte me ne, kurrë njëherë nuk e kuptova kush ishte se kur e pyeta me tha: “jam drenicas dhe kurrë nuk ke udhëtuar për Prishtinë me të sigurt se sot (!?)”. Nuk e vrava mendjen se ne çka aludoi. Pse e kishim këtë përbërje udhëtaresh apo...
            Ne mesnatë kaluam Çiqavocën, duke lëne pas edhe fshatrat: Zhilivode, Strovci e  Bequk dhe hymë ne një rënie tereni e fushë e gjerë. Dhe këtu e lëshojmë zonën ku shtrihet veprimi i UÇK-se. Kufi. Ndaluam për një çast qe te pushojmë sado pak. Prej aty vërehej rrafshi i Kosovës, prej Mitrovice deri ne zonën e Lipjanit. Gazetaren e kishte zënë kureshtja: Ej, shikoni, shikoni, prej Mitrovice e deri ne Prishtinë nuk lëvizë asnjë veturë e vetme. Këmbënguli qe ta vërtetonim “zbulimin e saj”. Ashtu ishte! I thash: kohë nate, kohë e vështirë, por kohë për frymëzim. Dhe shiko ne  ketë natë me hënë, e si shihet rrafshi i Kosovës. Incizo mirë këtë pikturë ne kokën tende, qe ta kesh!  Koj nuk te përsëritet, është mire te jesh pjesë e kësaj kohe... Ti je gazetare...?! I sqarova se ne fillim marsi e kisha kaluar Drenicën, se bashku me N. Zariqin, prej Skenderajt, Drenasin dhe deri ne Vragoli, te ura e lumit Sitnicë, nuk kemi takuar asnjë njeri te vetëm, asnjë veture te vetme, përveç postbllokut ne Komaran. Bile edhe policet atë ditë nuk dolën, ne postbllokun e tyre. Sigurisht na kanë vëzhguar nga dritarja. Kur e kaluam Drenasin, se kapi syri asnjë njeri te vetëm edhe pse ishte ora pesëmbëdhjetë. O, sa i trisht ishte qyteti pa njerëz ne ditë me diell! Atë botë e kuptova se ne jemi para një shtrëngatë vështirësish, sepse para tundjeve te mëdha qiellore, nuk lëvize as fletë dushku, apo ca krijesa te gjalla, qe ndjejnë tërmetin, e reagojnë ne mënyrën e vet, po edhe Drenica e ndjente frymën e luftës dhe reagonte ne mënyrën e saj.
Dhe deri sa sodisnim me sy Kosovën ne atë dritë Hëne, i shtova bisedes:  me mire e kemi qe jemi ne lëvizje, se sa te ishim ne këtë çast ne gjumë; sa do vështirë qe e kemi, i takojmë një proces ...Shi e gjithë Kosova tani flenë!  Gazetares nuk i beri aspak përshtypje simbolika e fjalëve te mia, sepse kishte filluar t’i depërtoi frika e natës ne shpirt, frika... dhe shtroj pyetjen tjetër: A ka këtu pari fshat me serb? Po, ne fund te fshatit Dervar dhe Pestovë, kalojmë pranë disa shtëpish me serb. Prapë shtroi pyetje tjetër: a i fikim dritat e makinës andej parit? Po, dritat mund t’i fikim, nëse duam t’i fikim, por zhurmën e motorit s’mund ta ndalim, ore...! Dhe te gjithë u qeshem me te madhe, po edhe ajo vet. 
Vërtet sa here kalonim pran zonave me serbe, gjithherë si e shtrëngonim veten, se nga çasti ne çast mund te lëvizte plumbi i vdekjes. Jo rralle herë i pamë te lëviznin me armë ne dorë, duke shfaqe një lloj kërcënimi. Ndoshta e bënin nga frika qe mund ta kishin, por jo, jo e bënin ne emër te patriotizmit. 
Kur arritëm ne Prishtine, vendosem qe te zbresim sipas afërsisë qe e jepte marrshuta e udhëtimit. Afër qendrës zbriten mysafiret, me pastaj përtej Medresesë e zbritem drenicasin. Me qe ishte i ulur pas ne veture, kur doli erdhi tek dritarja e ime për t’u përshëndete ne mënyrë me te përzemërt. Por, pa u larguar nga dritarja e hapur e derës se veturës e nxori nga gjepi i seteres bombë. Përsëriti: Ej prof, u thash kurrë nuk ke lëvizur me te sigurt për Prishtinë (!?). Iku me hapa te lehte si era e unë mbeta i habitur shumë, për te mos thëne edhe i shqetësuar.
Gjate gjithë kohës, derisa Bajrami Ruhani, njeri i palodhur i kësaj kohe, me ktheu ne banesën time, e vraja mendjen te përshëndetja e drenicasit te ri. Ai, njëzetvjeçar, e pëlqen heroizmin, por e besoj se jo vdekjen! Cila ishte siguria, qe ne do na e bënte ky djalosh, po qe se policet ne postbllok do te na kontrollonin, kur ata ishin te armatosur deri ne dhemb. Sa here qe na ka rene te na  kontrollonin, bëheshim se ishim tepër paqësor e kur na pyesnin për UCK-ën, bëheshim si fare nuk e kuptonim për çka pyesnin. Sigurisht begraundi i ynë intelektual shume here na nxori mirë ne këto kurthe tmerri, sepse ata fare nuk e lidhnin UÇK-ën me shtresën intelektuale. Por,  kësaj radhe nuk do te na takonte te flisnim, se ndoshta do te shkrepte heroizmi i këtij djaloshi,  e ne do ta kishim një vdekje te shënuar. Por, me mbeti ta kuptoja se sa te pasigurt, vërtet, këtë nate ishim. Thuhet: fati pjesë e jetës. 
***
Prapë, me Shaban Hoxhen, pas dy dite kthej ne Likoc. Vendosi ta di fatin e zonjës qe e barte ne vete edhe një jete te re! Me thanë, e kishte lind një vajzë nen përkujdesjen e dr. Bekes, ne ambulancën e Nene Terezës, por ajo më nuk jeton. Nuk e përballoi dot vështirësinë e lindjes. Vërtet, u pikëllove! Ndoshta pa arsye u zemërove edhe ne gjinekologun qe nuk ishte te përkujdesej!? Por vërtet e mallkova! Mallkimi im s’ka rendësi, për askënd, por për mua po,se sa do pak u çlodha. Edhe kjo çlodhje mund te jete e parëndësishme...
Por, me shtyri ta kujtoj te kundërtën, shpirtin e mrekulluar te doktorit tjetër, çastin kur ne Likoci erdhi një ushtar nga Kopiliq, i cili me pare kishte ardhë prej gjermania për te luftuar për lirinë e atdheut te vete, dhe ishte plagosur nga granata, tepër rend. I mbuluar ne gjak, e na  shikonte me sy gjysme te mbyllur e fytyre te zbehur. S’bënte zë, e kërkonte ndihem me shikim, qe dot nuk e shpëtonte. Çast qe bën te jesh përjetësisht i përgjegjshëm: Dr Shpetim Robaj, e shtriu dorën, i ngulen kanilen ne arterie, dhe pjesën tjetër me një zorrè plastike e vunë me kujdese ne dorën e ushtarit. Tash te jepi gjak unë -i tha, dhe ti do te jesh më mirë. Ushtarit disi i shkëlqeu fytyra e zbehur me një fije shprese. Me buze, pa zë, e shprehu: faleminderit doktor! Dr. Shpetimi sqaroj: ky nuk mund ta përballoj këtë plagë kaq te rend, por nuk durova pa i tregua se ne këtë çast, ka një fije shprese për jetë. Pak minuta me vone ushtari i mbylli sytë për jetë.
-O Zot, sa i mrekulluar është njeriu kur hynë me qenien e vet brenda veprimit te se mirës!. Por, për te mirën nuk e motivon asgjë njeriun me shumë se lufta për liri, përpjekja për te. Pse nuk jemi gjithherë brenda kësaj...!?
Kur shihja plagën e gjakun qe kishte mbuluar ushtarin, dhe veprimet e doktorit, mendja vriste: sa ne digresion janë veprimet e qenies njerëzore; ne shërojmë  e duam jetën, serbet kërkojnë, me çdo kusht, te na robërojnë, e te na vrasin!
            Sa e padrejtë është bota kur bërjen e lirisë u la luftërave. Sa përpjekje mbinjerëzore duhet ber për lirinë!? A vetëm vuajtjet, plagët plot gjak, e vdekjet e dhunshme, janë çmimi qe duhet paguar lirinë?! Pse kjo nuk është ndryshe...?! Te drejtën e jetës dikush tjetër na e ka dhënë, po lirinë duhet ta bëjmë ne...!
Tani kur e rishkruaj kujtimin, qe e koncipova n’atë kohë, shpirtërisht ndihem shumë i pasur...! Por gjaku i dr. Shpetimit, e di, dy varre i ka, një ne Drenicë e tjerrin ne Prishtine.  Dr. Shpetimin e ushtarin nuk i kemi, por ata janë pjesë e lirisë, qe çdo orë e ditë na obligojnë, qe lirin te bëjmë liri, për te gjithë e jo vetëm për vetveten.

****************



Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...