2011-09-05

SËRBIA VAZHDON TË NA NËNÇMOJE E TË NA OFENDOJË, NA DETYRON TË REAGOJMË E TË MBROHEMI.

Nëse mendoni njësoj – Ju lusim, shpërndajeni. Më 10 shtator do të hiqet embargoja trevjeçare e Sërbisë ndaj produkteve e transporteve nga Kosova dhe e reciprocitetit njëmujor të Kosovës ndaj produkteve e transporteve nga Sërbia ?! Po, por përkundër faktit se: - Tregu i shërben konsumatorit ku konsumatori është faktori kryesor; - Konsumatori është sensi dhe arsyeja e ekzistimit të tregut; - Të gjitha produktet i dedikohen konsumatorit; - Konsumatori është taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës … Konsumatori nuk është konsultuar fare, ndërsa vendimet u moren kundër vullnetit të konsumatorit ?! Megjithate konsumatori i Kosovës do ta thotë fjalën e vet. Sërbia kryeneqe dhe e paedukuar vazhdon ta nënçmojë konsumatorin e Kosovës ?! Pas të gjitha të bëmave Sërbia vazhdimisht, - E quan Kosovën “ Krahinë Jugore Kosovë e Metohia ( sicc ?!!! ) “; - Nuk e pranon menaxhimin e as kontrollimin e pikave kufitare / doganore “ 1 “ e “ 31 “ nga institucionet e Kosovës dhe organizmat e Kosovës; - Vazhdon të pretendojë se ka të drejtë të na imponojë prodhimet e ekonomisë së saj - neve konsumatorëve në Kosovë; - Përkrahë strukturat ilegale, të cilat janë dorë e zgjatur e politikës në bashkpunim tepër të ngushtë me kriminelët mafiozë të cilët kanë bashkpunëtorë edhe në anën jugore të Kosovës ?! Për hire të Shtetit e shtetësisë, diplomacisë dhe miqëve të Kosovës ( jo të gjithë të sinqertë – zyrtarët e disa prej tyre hapen “ Frontin e Ri të Selanikut në Kosovë, për t ia këthyer borxhin Sërbisë ?! ) këto “ ese “ të Brukselit do t i lexojmë e do t i analizojmë me kujdes edhe një here – por nuk do t i zbatojmë ( njësoj siq u bëjnë lak edhe Sërbia ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon ta lus, ta ledhatojjë e t i përgjërohet ) përderisa Sërbia të mos e pranojë Kosovën si Shtet dhe partner të barabartë bisedimesh dhe për partner të respektuar. Përfaqësuesit, ortakët, ndërmjetësuesit, distributorët e produkteve të Sërbisë në Kosovë duhet t i kenë parasysh të gjitha këto e mos ta provokojnë as tregun, as politikën, as konsumatorin e Kosovës. Ata duhet ta dine sa pa u plotësuar edhe kushtet tjera që janë kushte njerëzore, etike, të lidhura ngusht me ligje e standarde, kanë të bëjnë me të drejtat, intereset dhe me dinjitetin tone, me dinjitetin e konsumatorëve të Kosovës – as prodhimet, as mallrat e as shërbimet nga Sërbia nuk janë të mirëseardhura në tregun e Kosovës. Ndaj i këshillojmë të mos i blejnë, të mos i importojnë, të mos i distribuojnë, të mos i shesin, të mos i tregtojnë e as mos të na i ofrojnë !!! Kjo, përderisa Sërbia mos të edukohet e mos të mësohet të na respektojë !!! Nëse përfaqësuesit, ndërmjetësuesit, ortakët, distributorët e produkteve të Sërbisë do të bëhen të “ shurdhër “ atëherë duhet ta kenë parasysh se mbi supet e veta do ta marrin gjithë përgjegjësinë lidhur me pasojat eventuale. Përgjegjësia do t i ngarkojë edhe të gjithë individët tjerë juridik e fizik të cilët në çfardo mënyre do t i përkrahin tregtimet e produkteve nga Sërbia – derisa nuk arrihet barazia, partneriteti dhe marrëdhëniet e plota, të drejta, bilaterale politike-ekonomike, diplomatike…shtetërore Kosovë – Sërbi. Këto raporte duhet të jenë të pakushtëzuara e të pastërta. Pastërtinë e nënkuptojmë dhe e kërkojmë edhe në aspektin e shlyerjes së të gjitha trajtave të borxheve, në të gjitha fushat e nivelet, që Sërbia ia ka konsumatorit të Kosovës dhe Shtetit të Kosovës, si dhe - Sërbia duhet të kërkojë falje nga populli, nga qytetarët, nga konsumatorët dhe nga Shteti i Kosovës. Injorimi i këshillës do të thotë kontrabandim i produkteve nga Sërbia. Konsumatori i Kosovës, përderisa Sërbia do të jetë mospërfillëse e realitetit në Kosovë, derisa t i ketë këto sjellje nënçmuese, ofenduese, indinjuese…diskriminuese importimin, distribuimin, tregtimin, ofrimin, reklamimin, ekspozimin e këtyre produkteve do t i trajtojë si provokim e ofendim të rëndë kombëtar dhe ato KONSUMATORI I KOSOVËS DO T I BOJKOTOJË ! Në rrugë drejtë bojkotit, me të gjithë ata të cilët do ta injorojnë këtë këshillë, do të “ luftojmë e do të rrezistojmë “ me të gjitha mjetet, duke kujtuar e përkujtuar të gjitha të bëmat nga historia e duke nisur kujtimet e përkujtimet nga Enver Zymberi – të cilin e vranë për t ia shitur me dhunë produktet nga Sërbia konsumatorit të Kosovës. Prap në Bruksel Sërbia “ dëshmoi kooperativitet “ duke u tërhequr nga veprimet e liga të saj e që as Kosova nuk do të duheshte ta “ gëlltiste “ këtë e as BE-ja ndërmjetësuese nuk do të duheshte të lejonte një “ sakrificë “ të tillë: Që është tepër neveritëse, tepër ofenduese, tepër jodiplomatike…Që tepër shumë e ka ulur nivelin e bisedimeve, të negociatave…e uli në nivel to kontrabandës në Anën Veriore dhe e shtroi në rrugët malore në të cilat kalojnë rrugaçët kontrabandistë ?! Gabimet, presionet, veprimet të cilat u gjykuan edhe me bombardimet e NATO-s nuk duhet të jenë temë “ pazarllëku “; Përfaqësuesit e Kosovës dhe ndërmjetësuesit nga BE-ja negociuan, me: - Personin që shkeli të gjitha normat, ligjet e konventat duke hyrë maleve, si rrugaç – ilegalisht në territorin e Kosovës ( të cilën e ka ofenduar tepër rëndë me këtë veprim ), e me të identifikohet gati i tërë aparati politik / diplomatik i Sërbisë, - Personin që udhëheqi bandat kriminale në Anën Veriore të Kosovës, i ledhatuari i ndërkombëtarëve ? - Me personin që inspiroi vrasjen e policit në detyrë dhe shkatërimin e pikave doganore – simbole të shtetësisë së Shtetit me të cilin po negociohet. - Me personin i cili publikisht promovon kundërshti në raport me politikat ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës – politika këto që kanë të bëjnë më shume me futjen ( me zorr e me qorr të Sërbisë në BE ?!) se sa përkrahjen e Kosovës në këtë rrugë; - Me personin i cili, me këto “ performansa “ nuk jep kurrfar garance se marrëveshjet do të zbatohen, por edhe komuniteti ndërkombëtar nuk po dëshmon performansa serioze të garantimit të marrëveshjeve ?! Si konsumatorë jemi tejet të rezervuar ndaj ndihmës, përkrahjes dhe ndaj ndërmjetësimit ndërkombëtar. I kujtojmë si konsumatorë të shërbimeve të sigurisë dhe të rendit të gjitha rebelimet me pasoja fatale për jetën e të gjithëve neve që besonim në kujdesin, angazhimin dhe mbrojtjen e tyre: I kujtojmë, si pacientë e konsumues të medikamenteve ndihmat me medikamente me afat të skaduar, me efekt placebo, me…E kujtojmë “ intervenimin “ më mire thënë presionin ndërkombëtar mbi Doganat e Kosovës për lejimin e hyrjes së konservave nga Rusia me afat të skaduar – ndihmë popullates sërbe; I kujtojmë konsulencat ndërkombëtare për privatizime, për kodin postar, për… Si konsumatorë jemi tejet të rezervuar ndaj ndihmës, kujdesit dhe përkrahjes së faktorit vendor i cili kurr, asgjë nuk ka bërë konform Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, konform Programit 2010 – 2014 për mbrojtjen e konsumatorit, konform ligjeve tjera komplementare të cilat rregullojnë kauzën e konsumatorit. Si konsumatorë jemi tejet të rezervuar ndaj përfaqësuesve, ortakëve, ndërmjetësuesve, distributorëve të prodhimeve, mallrave e shërbimeve nga Sërbia të cilët na tejngopën me produkte nga Sërbia, duke na bindur se ato kanë BRAND NAME, duke e bindur opinionin se konsumatori paskësh krijuar “ varshmëri e nostalgji nga/për produktet nga Sërbia “ ?! E pavërtetë: Klasa e tygjarëve nuk di, nuk don dhe është e paaftë t i tregtojë produktet, mallrat ose shërbimet me BRAND NAME sepse ato nuk iu mundsësojnë përfitime të larta si ato nga Sërbia ?! U dëshmua se as keksi famoz PLAZMA nuk është BRAND NAME sepse e hanë me çaj vetëm në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë; Asnjëherë këta tygjarë nuk dolën para konsumatorit të tyre, i cili ua ndërtoi pallatet e pasuritë, ta informojnë dhe t ia largojnë brengat lidhur me dyshimet tona të përditëshme për ekzistimin e linjave të veçanta në Sërbi për prodhimin e produkteve për konsumatorin e Kosovës – të kontaminuara, me cilësi të dobët, të dëmshme për shëndetin ?! Megjithate përfaqësuesit e Kosovës dhe ndërmjetësuesit nga BE-ja negociuan, me: - Pushtetin i cili publikisht deklaron se NUK DO TA NJEH KOSOVËN dhe NUK DO T I SHPËRBËJ STRUKTURAT ILEGALE ( PARALELE ) KRIMINALE, duke dhënë dëshmi se për 12 vite qëndron prapa tyre ( ndërsa ndërkombëtarët dhe vendorët “ bënin sehir e shiqonin seri “ ); - Një pushtet i cili për 12 vite ka “ eksportuar “ trazira në Kosovë ( duke qenë ndërkombëtarët paqëruajtës në Kosovë ?! ) dhe ka investuar në Kosovë 6 MLRD € duke përkrahur, mes tjerësh, edhe kriminalitetin, mafiozitetin…rënimin haptas të shtetit të Kosovës ?! - Një pushtet të cilin konsumatori i Kosovës u detyrua e u mashtrua nga tygjarët ta finansojë duke qarkulluar, duke blerë, duke konsumuar prodhime, mallra e shërbime nga Sërbia në vlerë prej poashtu afro 6 MLRD € për të mundur ajo, me ato para, të na vrasë, të na djegë, të na shkatërroj, të finansojë ndjekjen tone nga trojet – nga shtëpitë tona, të na shpërfillë, të na injorojë, të na nënçmojë, të na indinjojë…të na diskriminojë në vendin tone, në trojet tona…në Shtetin tonë ?! Këtu, të gjitha këtyre duhet vënë pikën: Sërbia na ka dhënë tepër shumë arsye, fakte e dëshmi për të dyshuar në prodhimet që na i ofron, për t i rrefuzuar prodhimet e saj dhe, përderisa Sërbia akoma pozicionohet përballë nesh si armike, do ti themi se nuk kemi para, as interes, as nevojë. As dëshirë, as vullnet për te as për produktet, as për mallrat e as për shërbimet që na i ofron Ajo?! Pra, përderisa Sërbia, prodhuesit e saj dhe përfaqësuesit e atyre prodhuesve vazhdojnë të na trajtojnë kësisoji, të na provokojnë, të na nënçmojnë, të na indinjojnë e të na ofendojnë rëndë e kombëtarisht KONSUMATORI I KOSOVËS DO T I BOJKOTOJË PRODUKTET E SËRBISË ! Edhe kur Sërbia t i ketë plotësuar të gjitha kushtet e të gjitha standardet, edhe kur të fillojë Sërbia të dëshmojë sjellje të kulturuara dhe të sjellet me edukate, ne ( konsumatorët ) kërkojmë, të na: - Mundësohet vizita, mbikqyrja dhe inspektimi permanent i linjave prodhuese për Kosovën. - Kërkojmë përgjigje pse deri më sot prodhuesit nga Sërbia e as asociacionet e tyre hierarkike e sipas degëve, nuk i janë përgjigjur dyshimeve dhe thirrjeve tona për “ ekzistimin “ e linjave të veçanta prodhuese destinuar konsumatorit të Kosovës Këto produkte ishin me cilësi më të dobët ( me dyshime se ishin qëllimisht të kontaminuara ) dhe kjo shihej qartë nëse i krahasonim këto produkte, hiq më larg se, me po të njëjtat në Anën Veriore të Kosovës dhe në viset tjera të banuara me popullate / konsumatorë shumicë sërbë – me destinacion konsumatorëve sërbë dhe të tjërëve atje ? Ia kujtojmë Sërbisë se ajo duhet pushuar së mbajturi peng të “ TREPÇA”-s dhe të procesit të privatizimit, kodit telefonik, Fondit pensional-invalidor-social; Sërbia duhet pushuar së mbajturi peng të pronave tona ( ku kanë investuar edhe konsumatorët ), si: Fabrika, reparte, përfaqësi, objekte institucionesh – ekonomike – asociacionesh të ndryshme; Sërbia si garantuese ( si shtet ) duhet t ia këthej konsumatorit / klientit kursimet nëpër bankat të cilat i gllabëroi vet duke finansuar luftërat unitariste por përçarëse në EX YU, duhet të detyrojë JUGOBANKA-n ta kompensojë borxhin dhjetëra milionësh € Shtetit të Kosovës për kredinë e Liqenit të Ujmanit ( të cilin e ka uzurpuar ) dhe të hidrosistemit “ Ibër – Lepenc “; Me Sërbinë duhet të nisë procesi i reparacionit ( të cilin ajo e ka përfunduar me republikat tjera të EX YU – edhe në emër të Kosovës ); Sërbia duhet të na kompenzojë të gjitha dëmet, vonesat dhe pasojat shkatërrimet ( edhe ato të ndodhura nga bombardimet e NATO-s, sepse i provokoi ato dhe është përgjegjëse pse kanë ndodhur ato ), duke mos harruar as përgjegjësinë për dobësimin e shëndetit fizik e mental të popullates, të qytetarëve, të konsumatorëve… Pra, përderisa Sërbia, prodhuesit e saj dhe përfaqësuesit e atyre prodhuesve në Kosovë nuk mbledhin mend dhe nuk na kërkojnë falje KONSUMATORI I KOSOVËS DO T I BOJKOTOJË PRODUKTET E SËRBISË ! ME PARANË TONË NUK DUAM TË FINANSOJMË VRASJEN TONË, AS DJEGËJET, AS SHKATËRRIMET, AS ATA QË POZICIONOHEN ARMIQ KARSHI NESH DHE RREZIKOJËNË JETËN E SHËNDETIN TONË DHE TË FAMILJARËVE TANË ?! Konsumatori i Kosovës paratë i ka për produkte me cilësi, e për shtete dhe prodhues me miqësi. Në veçanti për shtetet mike të cilat e ndihmuan dhe vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën drejtë lirisë, pavarisë dhe zhvillimit. Këtë shans po ia ofrojmë edhe Sërbisë: Tregun dhe konsumatorin e Kosovës mund ta ketë vetëm si mike e Kosovës, jo me dhunë, jo me ofendime e nënçmime, jo me rrezikime, me vrasje, me djegëje e me shkatrrime. Këto mesazhe konsumatorët e Kosovës do t i shpërndajnë mes vete, do të jenë të gatshëm për të pare se si po reagojnë e si po i përmbahen kësaj këshille bizneset përfaqësuese, ortake, distribuuese, tregtare, ofruese të prodhimeve, mallrave e shërbimeve nga Sërbia ?! Ftojmë institucionet e Shtetit të Kosovës që me seriozitet, përkushtim e përgjegjëshmëri më të lartë të merren me kauzën e konsumatorit. Kudo, edhe me rastin e negociatave duhet të kihen parasysh të drejtat, intereset dhe dinjiteti ynë- i konsumatorit. Ftojmë mekanizmat mbikqyrës dhe inspektues të tregut të prodhimeve, mallrave e shërbimeve t i ashpërsojnë kontrollet e cilësisë, të sasisë, të skadencës, të…dhe të kujdesen për vënien e plotë në veprim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. Ftojmë mediumet e informimit publik dhe gazetarët të vazhdojnë të jenë në ballë të detyrës në mbrojtjen e vetvehtes, të familjeve te tyre dhe lexuesve e të audijencës si konsumatorë që janë. 03.09.2011, Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë, ok.kosova@gmail.com 044/200-458

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...