2011-09-04

Botime të reja - „Aspekte fetare dhe kulturore“


Aspekte fetare dhe kulturore - Përmbledhje punimesh
Nga Mexhid Yvejsi - Ky është titulli i librit shkruar nga Idriz Vuçitërna, të cilin e botoi: Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës.
Librin e botoi Shtëpia Botuese „Dituria Islame“ në kuadrin e Bibliotekës: „Botime të veçanta“.
Për botuesin: Mr.Naim Tërnava, Myfti i Kosovës
Kopertina "Aspekte fetare dhe kulturore"
Librin e përgatiti për botim:
Mexhid YVEJSI
Redaktor profesional:
Mr. Qemajl Morina
Redaktor gjuhësor:
Mexhid YVEJSI
Recensentë:
Faik Miftari
Mr. Halil IBRAHIMI
Korrektor:
Skender Rashiti
Ballina:
Bashkim Mehani
Redaktor teknik &
Realizimi komjuterik:
Nuhi SIMNICA
Shtypi: „KOHA“, Prishtinë, 2011
Në librin me titull: „Aspekte fetare dhe kulturore“, i autorit Haxhi Idriz Vuçitërna, janë përfshirë 38 artikuj me përmbajtje dhe tematikë të ndryshme, të cilët paraqesin opusin e krijimtarisë së tij, botuar në faqet e periodikut islam, në trojet shqiptare, duke filluar prej vitit 1990 e deri në fund të vitit 2004, kur kaloi në jetën e amshueshme.
Radhitja e temave, në këtë libër, është bërë në mënyrë kronologjike, kurse në fund të çdo shkrimi është shënuar vendi dhe data e botimit.
Në tërë librin e tij, i cili ka 283 faqe, autori Idriz Vuçitërna i qëndroi besnik të vërtetës fetare e kombëtare dhe me devotshmëri u kujdes për drejtësi...
PËRMBAJTJA PARATHËNIE........................................
KOMBËTARJA DHE FETARJA...................
SHIRKU LATENT - .......................
SI TË INTERPRETOHEN POROSITË E KUR’ANIT?
HILMI MALIQI – FETAR E KOMBËTAR.................
IDEOLOGJIA KOMBËTARE – Ç’ËSHTË AJO?......
PËRSE SHQIPTARËT PRANUAN FENË ISLAME?
SI (NUK) DUHET KUPTUAR NJË PARULLË?
PËR QASJE INTELEKTUALE E KUNDËR STEREOTIPEVE
KUR (S) NDIHMON ZOTI............................................
PËRVOJA E DOBISHME SHKENCORE...................
SHQIPTARËT DHE TRASHËGIMIA KULTURORE EVROPIANE
ANGAZHIM I QËLLUAR APO...?...............
EDUKATA FETARE E NDIHMON ÇËSHTJEN KOMBËTARE
GJUHA NË SHËRBESA FETARE ISLAME...........
E KUJT ËSHTË FESTA E VITIT TË RI?
RELIGJIOZITETI SI FAJËSI!?
PËRSE SHKOHET NË HAXHILLËK?
KONTRIBUT I PËRPJEKJEVE PËR DENIGRIMIN E NJË BESIMI
ABDYLMALIQ HOXHA (1865 – 1928)
FEJA SI ADET.......................
A ISHTE EVROPA GJITHMONË “EVROPË”?.............
PËRSE ETIKETIME?
OBJEKTIVITETI - DËSHMI E PJEKURISË CIVILIZUESE
MUHAMMEDI – NJERI DHE PEJGAMBER................
FUNDAMENTALE DHE FUNDAMENTALISTE
UDHËKRYQET E BESIMTARIT
KEQINTERPRETIMI I MESAZHIT ISLAM..... .................
KUR’ANI – VAZHDIMËSI E REVELATAVE................
SHQIPTARËT MUSLIMAN NË MES
ATEIZMIT DHE NACIONALIZMIT...............
NAIM FRASHRËRI, ÇFARË (NUK) ISHTE ?.....................
DISA ASPEKTE TË TRASHËGIMISË FETARE..........
FEJA NË SHKOLLA – PO APO JO?
FENOMENI I TRINISË FETARE................
MEVLUDI – ÇFARË DOMETHËNIE KA ?
AGJËRIMI, PËRSE?.....................
SHËN GJERGJI – FESTË E KUJT ËSHTË KJO?
SHAMIA.......................
PËR NJË PASQYRIM OBJEKTIV ..........
INTELIGJENCA PARAQET SHPIRTËROREN E POPULLIT TË VET.
(Intervistë me Mr.Qemajl Morinën, udhëheqësi i veprimtarisë botuese “Dituria Islame” në Kosovë dhe prodekan i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë.)--------------------------------
DHEMBJA-POEZI KUSHTUAR IDRIZ VUÇITËRNËS----------------
SHËNIME PËR AUTORIN: IDRIZ VUÇITËRNA-----------------------
PËRMBAJTJA.............................................................................................
Kush është Idriz Vuçitërna?
Jetëshkrimi Idriz VuçitërnaIdriz Vuçitërna është djali i Haxhi Hasan Vuçitërnës, (1919-1998) ish-i burgosur politik, që për komunistët ishte armik, sepse ishte besimtar e atdhetar, ka qenë kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Rahovecit, i cili u vra nga policia serbe, në korrik të vitit 1998, por që trupi i tij ende nuk është gjetur…
Është nipi i dëshmorit, hoxhës, Hasan Vuçitërna, i cila ka qenë hoxhë i nderuar, që është vra, pushkatuar, nga ushtria serbe, në vitin 1919…
Idriz Vuçitërna, djal e nip dëshmori, të vrarë nga ushtria e policia serbe, lindi me 11 Shtator 1950, në Rahovec, ku kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Studimet për teknologji i filloi Tuzllë të Bosnës dhe i përfundoi në Mitrovicë.
Ndonëse me profesion ishte inxhinier i teknologjisë, shquhej për kontributin e tij në shumë lëmi: për kontributin e tij kulturor, fetar, atdhetar, politik e qytetar.
Në fillim ka punuar në arsim, më vonë si inxhinier i teknologjisë, ka qenë drejtor fabrike, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Rahovecit, anëtar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe së fundi, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Sport dhe Rini në Kuvendin Komunal të Rahovecit.
Prej të gjithave, ajo që e kishte më në zemër, me të cilën krijoi emër, ishte një lëmi: të merrej me krijimtari. Shkrimet e tij ishin të veçanta, interesante, aktuale, lexoheshin me vëmendje, me kënaqësi dhe çdo lexues përfitonte shumë prej punime të tij.
Ka shkrue shumë punime, studime, të cilat janë publikue në gazeta e reviste të ndryshme, si: “Dituria Islame”, Edukata Islame” “Takvimi-Kalendari”, të Prishtinës, në revistën “Frymëzimi” të Gjakovës, “Selam-i” të Prizrenit, “Hëna e Re” të Shkupit, etj.
Përveç revistave të lartëpërmendura, ka botue edhe në gazetat e përditshme të Kosovës, si: “Koha Ditore”, Kosova Sot”, “Epoka e Re” etj. Shkrimi i tij i fundit u botue në gazetën “Epoka e Re”, më 14 Tetor 2004, faqe:8, me titullin:”Çka është Ramazani?”
Përveç shkrimeve që janë botuar, që do të mbesin si një dëshmi e paharruar, Haxhi Idriz Vuçitërna, si një veprimtar, studiues, ka marrë pjesë në shumë tryeza, tribuna, sesione e konferenca shkencore, që janë zhvilluar nëpër qytetet kryesore, Shkup, Tiranë dhe në Prishtinë.
Në Prishtinë shkëlqeu në Konferencën Shkencore: “Shtypi Islam – dje, sot dhe nesër”, organizue nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, që zhvilloi punimet në amfiteatrin e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, me 23-25 Maj 2003, ku Idriz Vuçitërna, si një nga referuesit që pritej me pa durim, e lexoi kumtesën me titull: “Për një pasqyrim objektiv të problematikës islame në shtyp”.
Përmbajtja e shkrimeve të tij në vazhdimësi ishte e guximshme, mallëngjyese, trimëruese, frymëzuese….
Për vite të tëra e kam pasur mik, mik të dashur e besnik. Ishte i edukuar, i kulturuar, modest, bujar, besimtar, atdhetar…
Për çdo shkrim të ri, pa pritue fare, vinte në Gjakovë, më vinte në shtëpi dhe më thoshte: “Qe një punim i ri, s’kam qejf me dalë në dritë për pa ia lëshue sytë…!”
Haxhi Idriz Vuçitërna ndrroi jetë në shtëpinë e tij, në një fatkeqësi, ditën e diel, pasdite, më 5 dhjetor 2004. Me 6 dhjetor u krye ceremonia e varrimit, ku morën pjesë mija qytetarë nga gjithë Kosova.
Kuvendi Komunal i Rahovecit, ditën e hënë me 6 dhjetor 2004, mbajti një mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjës së Haxhi Idriz Vuçitërnes, në të cilën kryetari i Komunës së Rahovecit, Esad Haxhijaha, ndër të tjera tha:
”Detyrat e punës i kryente me seriozitet. Ka qenë i sjellshëm dhe i respektueshëm….”
Në kohën e drekës, qendra e Rahovecit ishte mbushur plotë me qytetarë, siç ishte mbushur përplotë edhe xhamia kryesore, ku u falë namazi i drekës nën udhëheqjen e Mulla Shani ef. Sylka, i cili udhëhoqi edhe faljen e namazit të xhenazës, në platonë e xhamisë madhështore në ndërtim, që ishte e ngushtë për të gjithë xhematlijntë…
Xhematlinj të shumtë, të gjithë hoxhallarët e Rahovecit, i gjithë stafi i të punësuarëve në administratën komunale të Rahovecit, autoritete të institucioneve të ndryshme, ish-ushtarë, luftëtarë, ish-komandantë të UÇK-së, udhëheqës të partive politike, që të gjithë në këmbë u nisën drejt në varrezat e qytetit, ku me tekbire, duke e madhëruar Zotin, u varros me nderime, Haxhi Idriz Vuçitërna…
Kryeimami i Rahovecit, Mulla Nysret Efendi Abazibra, qe i fundit që u nda prej Haxhi Idrizit, me një fjalim shumë prekës, me një oratori të rrallë, me një zë kumbues, melankolik e dramatik, ku ndër të tjera tha:
”Haxhi Idriz Vuçitërna gjatë jetës e punës së tij, la gjurmë të thella…Mungesën e tij do ta ndiejmë të gjithë…”
Unë, që e kisha mik shtëpie, mik veprimtarie, edhe pas shtatë vjetësh po e ndiej mungesën e tij, por ne të gjithë prej Zotit jemi, të gjithë tek Ai do të kthehemi. Të kthehemi, si Haxhi Idrizi, me faqe t’bardhë se dita e fundit secilit ka për t’i ardhë…
Mexhid YVEJSI, Gjakovë

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...