2011-09-04

EDITA TAHIRI NUK SKUQET ME VEZE......O HASHIM THAQI ,KU I KE FJALËT...

Përfaqësuesit e lëvizjes Vetëvendosja (VV) thanë se marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për vulat doganore ka vulosur zmbrapsjen e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi nga veriu i Kosovës. Anëtari i kësaj lëvizjeje, Xhelal Sfeqla, tha se “me marrëveshjen e arritur është vulosur kthimi në gjendjen e para 25 korrikut”. Komenent e tij Sfeqla i bëri në një konferencë për media e cila u mbajt të dielën një ditë pas arrestimit të mbi 30 aktivistëve të Vetëvendosjes. Këta të fundit kishin hedhur domate në drejtim të veturës zyrtare të shefes së delagacionit kosovar në bisedime, Edita Tahiri, pas kthimit të saj nga Brukseli ku ajo kishte mbajtur takimin e radhës me homologun serb, Borko Stefanoviq. Vetëvendosja akuzoi qeverinë e Kosovës dhe policinë për “dhunën” e ushtruar ndaj pjesëtarëve të saj gjatë arrestimit. “Edita Tahiri me marrëveshjen e arritur ka vulosur dështimin e maskaradës së reciprocitetit që realisht nuk është implementuar kurrë”, tha Sfeqla.

FJALËT E HASHIMIT N'BISHT T' SORRËS SHKINË!!!


LV ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të aktivistëve dhe deputetëve të saj nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, pas aksionit protestues kundër kryenegociatores Edita Tahiri për shkak të vazhdimit të dialogut me Serbinë.
Deputetet e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Albana Fetoshi dhe Albulena Haxhiu, të cilat ishin arrestuar nga policia pas aksionit të djeshëm, mbajtën të dielën një konferencë për medie, ku shprehën frustrimin e tyre ndaj aksionit brutal policor ndaj tyre dhe aktivistëve tjerë të kësaj lëvizjeje.
Albulena Haxhiu tha me këtë rast se Vetëvendosje përmes aksionit të djeshëm kundërshtoi bisedimet që po e dëmtojnë Kosovën, ndërkaq sipas saj ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste.

Ende mbahen në paraburgim
Tridhjetë aktivistë të Vetëvendosjes, të arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të aksionit protestues kundër kryenegociatores në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri, janë duke u mbajtur në paraburgim për 48 orë, kanë thënë për Kosovapress zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë përmes telefonit, se përveç dy deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë liruar mbrëmë, të gjithë të arrestuarit e tjerë janë ende duke u mbajtur në paraburgim.
“Të arrestuarit do të jenë deri nesër në paraburgim për 48 orë lëndët e tyre janë duke u përgatitur dhe pas 48 orëve ato do të procedohen në gjykatë “ka thënë Sadriu...


* * * * * *

Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka reaguar ndaj arrestimit të aktivistëve të saj nga ana e policisë së Kosovës, duke e cilësuar veprimin e policisë si brutal.
Sipas kësaj lëvizjeje në mesin e të arrestuarve ka edhe deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe deputetët tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës u arrestuan sot brutalisht nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje! sot ka organizuar një aksion protestues kundër zëvendës-kryeministres Edita Tahirit dhe koncesioneve të vazhdueshme të saj ndaj Serbisë dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës. Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste.
Aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës që e lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me Kryeqytetin e Kosovës, për t’ia bllokuar atë zv. Kryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë. Kjo e fundit prapë u ul pranë Borisllav Stafanoviqit, njeriut që i udhëhoqi strukturat paralele të Serbisë në luftën e tyre kundër pikave doganore të Kosovës në pjesën veriore, e i cili tash u shndërrua në negociatorin i cili e nxjerri një marrëveshje pikërisht për këto pika.

Takimi i djeshëm e ktheu Kosovën në gjendjen e para 25 korrikut. Takimi i djeshëm përfundimisht e dërgoi një sinjal te të gjithë ndërkombëtarët se Kosova nuk e konsideron punë të madhe sulmin e Serbisë ndaj Kosovës, dhe veçanërisht angazhimin aktiv të Borisllav Stefanoviqit në këtë sulm. Negociatat për Kosovën mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë përkundër fjalëve të mëdha të Hashim Thaçit e Edita Tahirit, të cilët pas sulmit të Serbisë mbi institucionet e Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës Enver Zymberit, filluan ta shohin qartë se kush është Serbia dhe madje me fjalë edhe të na e tregojnë këtë hapje të re të syve të tyre karshi armiqësisë së Serbisë. Por veprat e tyre megjithatë flasin ndryshe, në kundërshtim me fjalët e tyre.
Kjo tregon se ata janë të vetëdijshëm për dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës, por prapëseprapë janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë mënyrë veprimi”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Gjatë intervenimit të sotëm të policisë një numër i aktivistëve u lënduan drejtpërdrejt nga dhuna policore. Të lënduarit po trajtohen në ambulancën e Aeroportit. Brutaliteti i policisë në intervenimin e sotëm. Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste. Me këtë rast policët e Kosovës e shkelën rëndë ligjin dhe imunitetin e deputetit, sipas të cilit deputeti nuk guxon në asnjë mënyrë të arrestohet e as ndalohet kur është duke kryer detyrat e veta politike, çfarë edhe është protesta.
Aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës dalëse nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, për t’ia bllokuar atë zv. Kryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë. Njëkohësisht aktivistët e Lëvizjes kishin hedhur domate të kalbura në drejtim të veturës së zv. Kryeministres për ta simbolizuar kështu efektin që marrëveshjet e Editës i shkaktojnë shtetësisë së Kosovës – ato po e kalbin dhe çmontojnë gradualisht Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në reagimin e kësaj Lëvizjeje .
Sipas Vetëvendosjes, të arrestuar sot nga Policia e Kosovës janë: Adonis Tahiri, Agron Kabashi, Aida Derguti, Albana Fetoshi, Albulena Haxhiu, Anita Shabani, Arbnor Dehari, Astrit Dehari, Boiken Abazi, Dardan Molliqaj, Drenushë Xhemajli, Durim Jasharaj, Erzen Vraniqi, Etleva Malushaj, Flamur Pireva, Frashër Krasniqi, Gëzon Kastrati, Krenare Krasniqi, Kreshnik Ahmeti, Kushtrim Dakaj, Labinot Kelmendi, Leonida Molliqaj, Marigonë Drevinja, Muhamet Bytyçi, Naim Jakaj, Nora Fetoshi, Pajtim Demaj, Rron Gjinovci, Selman Sokoli, Teuta Rrusta, Valdrin Ahmeti, Zgjim Hyseni, Myrvete Haradinaj dhe Lirim Gashi.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, ky arrestim i aktivistëve të saj është i padrejtë dhe në rastin e deputeteve madje edhe i paligjshëm. “Policia e Kosovës nuk duhet të jetë vetëm shërbim që i çel udhë pushtetarëve, por duhet të jetë polici sovrane e cila i mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre. Prandaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të Lëvizjes, të cilët kishin dalë në rrugë sot për të protestuar kundër degradimit të shtetësisë së Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.
* * * * * * *
Vetëvendosje e “skuq” Editën me domate
Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, që e sulmuan me domate zv/kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, me t'u kthyer nga Brukseli.
* * * * * * *
Me domate është pritur në Aeroportin e Prishtinës kryenegociatorja Edita Tahiri. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur Tahirin dhe makinë e saj me domate pas përfundimit të konferencës për shtyp.
Tahiri nuk kishte dalë nga aeroporti për 40 minuta. Para se të nisej gjithashtu një gomë e makinës zyrtare ishte shpërthyer nga aktivistët. Ajo nuk shoqërohej nga ndonjë eskortë.
Sidoqoftë, Tahiri i ka quajtur në interes të Kosovës marrëveshjet për vulat doganore, dhe ka thënë se marrëveshja për tregti të lirë do të nisë së zbatuari prej 10 shtatorit.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...