Njeriu që fare pak i është ekspozuar publikut, Kadri Veseli, ose
njeriu ndër më medialët në parti, Enver Hoxhaj, pritet ta zëvendësojë
Hashim Thaçin në drejtimin e PDK-së, kur ai t’i rreket garës për majë të
pushtetit.... Të parin e do partia e të
dytin ndërkombëtarët.
Burime të sigurta i kanë thënë gazetës të premten se në mesin e zyrtarëve të vendeve evropiane, jashtë Kosovës, ka pasur që janë shprehur të brengosur me lajmin për mundësinë e largimit të Hoxhajt, në kuadër të riformatimit të Qeverisë, të paralajmëruar për muajin shtator.
Këta zyrtarë perëndimorë, që kanë dashur të mbeten të paemërtuar, nuk kanë shprehur ndonjë preferencë për emrat e ministrave të tjerë të përmendur për largim – ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqajn, dhe atë të Arsimit, Ramë Buja – por kanë thënë se shpresojnë që në rastin e shefit të diplomacisë, Hoxhaj, kryeministri Thaçi të mos e marr një vendim të tillë.
“Shpresojmë se Hoxhaj nuk do të largohet nga posti tani”, ka thënë një prej zyrtarëve perëndimorë, duke e vlerësuar punën e ministrit të Jashtëm.
Por, arsyet kryesore për përkrahjen e Hoxhajt nuk kanë të bëjnë me punën e tij prej ministri, por me pritjet nga një pjesë e ndërkombëtarëve që pikërisht ai të jetë pasardhës i Thaçit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas këtyre burimeve perëndimore, pritjet në së paku disa prej kryeqyteteve evropiane janë që Hoxhaj të jetë lideri i ardhshëm i PDK-së, kur Thaçi të jetë larguar nga partia – gjë që do të mund të ndodhte mbase edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.