2011-08-30

Eliza Dushku, një zanë mes bjeshkëve

“Eliza Dushku u largua nga Valbona me imazhe prekëse të cilat do ta shoqërojnë gjatë  në jetën e saj intensive dhe plot të papritura artistike.
Ujëvarat, bora e përjetshme, stanet e bagëtive, peizazhet me bar dhe gjethe, mbështjellë nga ajri më i pastër në botë, do t’ia bëjnë më të bukura kujtimet nga vizita në Atdheun saj, siç ajo shprehet me krenari për Shqipërinë.” 

 
Alpet shqiptare të njohura për mitet dhe legjendat e orëve dhe zanave të bjeshkëve, kësaj radhe janë njohur me një tjetër legjendë. Sido që ajo vjen nga metropoli  i artit modern botëror si Hollivudi,  mbart në vetvete misterin dhe bukurinë e origjinës së saj shqiptare. Befasia e këtyre bjeshkëve ka qenë prania e artistes me famë botërore Eliza Dushku, e cila në kuadër të një dokumentari turistik për Shqipërinë kishte përfshirë në intenerarin e saj  Valbonën dhe Alpet Shqiptare.
Të dielën me 14 gusht 2011, Komuna Margegaj mori pamjen më të bukur. Në hyrje të komunës valëviteshin krenarë flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri amerikan, të cilët përziheshin me bukuritë tërheqëse të  Alpeve Shqiptare.
Qysh  në orët e para të mëngjesit në  oborrin e komunës filluan të  ofshëtinin bjeshkët rreth e rrotull dhe në të  
dyja anët e lumit të Valbonës, nga meloditë e tupanëve, këngëve dhe valleve popullore të  kësaj treve.
Kjo madhështi festive lajmëron ardhjen e dy artisteve te mëdhenj shqiptaro-amerikan, aktores së madhe të Hollivudit, Eliza Dushku dhe fotografit të njohur Fadil Berisha.

Kryetari i komunës Margegaj Rexhë Byberi së bashku me anëtarët e këshillit të komunës ishin në mesin e 

artistëve të shumtë popullorë të Malësisë së Gjakovës që kishin  dalë për ta pritur këtë artiste të madhe që po shkelte për herë të parë në këto anë. “Mbetem e habitur me peizazhet dhe bukuritë përrallore të Veriut të Shqipërisë. Dëshira ime për të njohur Shqipërinë dhe udhëtimi që nga Jugu deri në Alpet e saj do të mbetet një nga aventurat më të bukura të jetës sime”, u shpreh Eliza Dushku gjatë vizitës së saj në Tropojë.
Është ora 18:00, dhe të gjithë pjesëmarrësit, që nga plaku më i vjetër Osman Voci e deri tek nxënësi i shkëlqyer Arlin Byberi kanë dalë për te pritur e për t’i uruar mirëseardhjen artistes së madhe hollivudiane Eliza Dushku.
Sapo zbritën nga makinat e tyre menjëherë të bie në sy artistja e madhe Eliza Dushku e shoqëruar nga fotografi Fadil Berisha,  me stafet e tyre dhe nga administratori i përgjithshëm i turizmit shqiptar Sadik Malaj.
Enkas për këtë takim në komunën tonë kishte ardhur nga Amerika bylbyli i këngës tropojane Gëzim Nika me
 vëllezërit e tij Ndue dhe Gjon Nika.
Pas pritjes festive takimi i parë zyrtar u bë në zyrën e kryetarit të komunës zotit Rexhë Byberi, i cili i uroj mirëseardhjen artistes së  madhe, kurse në zyrën e këshillit të komunës kishin zënë vend administrata dhe kesh si: Fatbardh Metaliaj, Platin Çokaj, Ervis Mahmutaj, Avni Ukshini, Abdullah Palaj, Kujtim Rexha, Imer Imeri, Zyra Koka, Etleva Balaj, Begije Balaj, Ibrahim Zhana, Bedri Mustavataj, Feriz Zhana dhe Demë Goçi, etj. Ata  ishin në pritje të  artistes së madhe të skenës së Hollivudit Eliza Dushku dhe fotografit Fadil Berisha.
Ardhja e tyre u prit me entuziazëm dhe duartrokitje të shumta. Një biografi të shkurtër për dy artistet Eliza Dushkun dhe Fadil Berishën u prezantuan nga Isa Breçani dhe Besarta  Metaliaj. Titulli “Qytetar Nderi” i komunës Margegaj iu dorëzua Eliza Dushkut nga Kryetari i 

komunës z.Rexhë Byberi i cili theksoi: Komuna Margegaj ka privilegjin të shpallë Qytetare Nderi aktoren e famshme të Hollivudit Eliza Dushku për përpjekjet e saj për ta bërë Valbonën dhe Alpet Shqiptare një destinacion tërheqës për turizmin dhe biznesin në Europë dhe në Botë.”,  tha Byberi. Ndërsa aktorja Eliza Dushku, pasi përshëndeti dhe falënderoi të gjithë të pranishmit, u shpreh se: “Jam krenare për vendin e origjinës sime, Shqipërinë. Jam krenare për ju, popullin e Tropojës, të Kosovës, Korçës e të gjithë Shqipërisë. Me vizitën time këtu dhe me ndihmën e stafit të televizionit amerikan dhe artistit Fadil Berisha, do t’i tregojë mbarë Amerikës se sa shumë vlera ka ky vend dhe njerëzit e tij”.
Pas dorëzimit të këtij titulli ku pati një  entuziazëm të papërshkruar. Prezantuesi Isa Breçani nder te tjera tha se kështu siç jemi të gjithë në mënyrë të pavarur do të udhëtojmë drejt pikës turistike të Valbonës .
Në orën 20:00 arritëm në qendrën e zhvillimit të turizmit Valbonë ku edhe atje grupi artistik i komunës me përgjegjësin e kulturës Ibrahim Muçaj shpalosen programin artistik me numra të zgjedhur me këngë dhe valle te Malësisë së Gjakovës.
Programi u Hap me këngën midis nesh Eliza Dushku me autor Hasan Buçpapën të  interpretuar nga rapsodët Eduard e Ibrahim Muçaj.
Recitimi “Moj artistja hollivudiane, sot je ba çikë tropjane”,  me autor Ali Sylën dhe interpretim të poetit Isa Breçani, u përcoll me duartrokitje të shumta nga të pranishmit dhe me një buzëqeshje plot gëzim e mirënjohje nga aktorja.
Pastaj nga repertori i këngëtarit Gezim Nika ngjalli interes dhe entuziazëm kënga me titull “O sa mirë të jesh shqiptar.” Interes të veçantë pati edhe interpretimi me fyell dhe çifteli të luajtur nga Ali Imeri dhe Feriz Zhana, recitimi nga Besarta Metaliaj i poezisë “Bletari i mirë mbështjellë në voshtinë” dhe “Në fotografinë tënde mbiu një trëndafil” të autorit vendas Ali Sylaj.  Larmi i dhanë programit artistik,vallet karakteristike të burrave me motive të Dragobisë si dhe vallet e çikave me veshjet kombëtare të Malësisë se Gjakovës. Ato tërhoqën vëmendjen e artistëve të mëdhenj të Hollivudit duke u bërë edhe vetë pjesë e interpretimit të tyre duke vallëzuar së bashku me artistët duke rritur edhe mbetej vlerat e pamohueshme te traditës se valles tropojan të cilat vazhduan me ore te tera ne sheshin para ndërtesës se turizmit alpin në Valbonë.
Poezia kushtuar birit të nderuar  Tropojës, Dr.Profesor Sali Berisha  u duartrokit nga fillimi deri ne fund me autor Isa Breçanin, i cili ishte dhe interpretuesi i saj. Poezia popullore kushtuar femrës malësore bukurisë së saj me autor Hasan Buçpapën me titull “Boll e mire çik, pasha Zotin” u prit me kënaqësi të veçantë nga të pranishmit dhe artistet e Hollivudit. Në Vallen karakteristike të Dragobisë në interpretimin e tyre veçojmë dyshen e burrave  te luajtur nga Bajram Metaliaj dhe Sajmir Hajdaraj.
Nga Vallja e çikave vlen për të përmendur motrat valltare Drenica dhe Zamira Imeri, Blerta Shala dhe Ekzoni nga Gjakova, Edona nga Cerrnica dhe Kastriot Sokoli nga Dragobia.
Eliza Dushku u largua nga Valbona me imazhe prekëse të cilat do ta shoqërojnë gjatë  në jetën e saj intensive dhe plot të papritura artistike.
Ujëvarat, bora e përjetshme, stanet e bagëtive, peizazhet me bar dhe gjethe, mbështjellë nga ajri më i pastër në botë, do t’ia bëjnë më të bukura kujtimet nga vizita në Atdheun  saj, siç ajo shprehet me krenari për Shqipërinë.

Hasan Buçapaj
Isa Breçani   

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...