Presidenti i Serbisë, Prof.dr.Boris Tadiq, ka përsëritur se kushti gjerman
për kandidaturën për Bashkimin Evropian, lidhur me Kosovën, është i
papranueshëm, por, megjithatë, ka shprehur përkushtim për të punuar
drejt anëtarësimit në BE.
“Nëse një kusht i papranueshëm për status të kandidatit në BE është vënë, ne duhet qartë t’u themi miqve dhe partnerëve tanë evropianë se një kërkesë e tillë është e papranueshme, tha Tadiq në një intervistë për të përditshmen Politika, që është nën kontroll të shtetit.
Ai iu referua kërkesës së kancelares gjermane, Angela Merkel, më herët këtë javë, se Serbia, nëse dëshiron ta fitoj statusin e kandidatit për BE, këtë vit, duhet t’i anuloj strukturat paralele në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë shumiceë serbe.
“Populli ynë në pjesën veriore të Kosovës nuk do të mbijetoj nëse nuk do t’i ketë institucionet e veta, pasi pa ato nuk do të ketë siguri, shkolla ose spitale”, tha Boris Tadiq.
Ai mëtutje theksoi se “nëse miqtë tanë evropianë nuk e pranojnë pozicionin e Serbisë sot, ata mund ta pranojnë atë nesër, ose pasnesër”.
Tadiq ka shprehur përkushtim për vazhdimin e reformave që kërkohen për anëtarësim në BE.
“Serbia kërkon nga EULEX-i dhe KFOR-i status neutral dhe të ndalojnë veprimet e dhunshme të Prishtinës në drejtim të veriut të Kosovës, sepse ai është obligim i tyre në përputhje me të gjitha vendimet e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Tadiq për mediet serbe.
Ai ritheksoi se Serbia do të vazhdojë të luftojë për realizimin e interesave të saj në institucionet evropiane dhe botërore, ndërsa me “mjete ligjore”, siç tha Tadiq, do të kujdeset për sigurinë dhe interesat e serbëve në veri.
“Nëse një kusht i papranueshëm për status të kandidatit në BE është vënë, ne duhet qartë t’u themi miqve dhe partnerëve tanë evropianë se një kërkesë e tillë është e papranueshme, tha Tadiq në një intervistë për të përditshmen Politika, që është nën kontroll të shtetit.
Ai iu referua kërkesës së kancelares gjermane, Angela Merkel, më herët këtë javë, se Serbia, nëse dëshiron ta fitoj statusin e kandidatit për BE, këtë vit, duhet t’i anuloj strukturat paralele në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë shumiceë serbe.
“Populli ynë në pjesën veriore të Kosovës nuk do të mbijetoj nëse nuk do t’i ketë institucionet e veta, pasi pa ato nuk do të ketë siguri, shkolla ose spitale”, tha Boris Tadiq.
Ai mëtutje theksoi se “nëse miqtë tanë evropianë nuk e pranojnë pozicionin e Serbisë sot, ata mund ta pranojnë atë nesër, ose pasnesër”.
Tadiq ka shprehur përkushtim për vazhdimin e reformave që kërkohen për anëtarësim në BE.
Tadiq: Nëse Prishtina ndërmerr aksione të dhunshme, i mbart vetë përgjegjësitë për pasojat
Presidenti
serb, Boris Tadiq, tha se Serbia nuk dëshiron luftë as dhunë, e nëse
Prishtina, sipas tij, ndërmerr aksione të dhunshme, “ajo do ta bartë
vetë përgjegjësinë për pasojat”.“Serbia kërkon nga EULEX-i dhe KFOR-i status neutral dhe të ndalojnë veprimet e dhunshme të Prishtinës në drejtim të veriut të Kosovës, sepse ai është obligim i tyre në përputhje me të gjitha vendimet e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Tadiq për mediet serbe.