Nga Dedë Preqi
U bënë 12 vite, që nënat kosovare po i kërkojnë bijtë dhe bijat e veta,të gjallë ose të vdekur,të kthehen në vendin e vet. Thirrjet e nënave janë të vazhdueshme,deri sa të gjinden lulediejt e tyre,ato nuk mund të qetësohen dhe nuk mund të pajtohen me përgjigjet e qeveritarëve të Kosovës,të cilët,thuhet se kanë bërë shumë pak ,dhe fare pak u dëgjohet zëri i tyre,për çështjen e të pagjeturve. Shumë gjëra i ka zvarritë edhe UNMIK-u,i cili për këtë çështje ka vepruar me rezervë,sepse ka mundur të bëjë më shumë në bazë të kompetencave që ka pasë. Aq më pak lëvizje e veprime ka edhe EULEX-i,i cili këtë çështje nuk e merr me seriozitet ende,dhe gjërat në këtë mënyrë kanë mbetur pezull. Nënat shqiptare të Kosovës përditë shprehin brengat e tyre,kur kalojnë pranë Kuvendit të Kosovës,ku në rrethojat e Kuvendit janë varura fotografitë e të pagjeturve,të cilët thërrasin me zërin e tyre të pa dëgjueshëm“M o s na lini këtu të varur,s e p s e ndjehemi edhe më të v r a r ë“ Shumica e deputetëve të Kosovës,e kthejnë kokën dhe nuk e prekin këto fotografi,sepse s’ka sedër fare, ka filluar lufta dhe ka mbaruar, atij deputeti nuk ju ka dëmtuar asnjë pulë,e lë më njeri,dhe si ka për të ndjerë dhimbje,i cili nuk dinë se ç‘është jeta dhe dhimbjet e saja,kur të gjitha të mirat i ka sot,dhe ai dinë të tregojë vetëm për jetën luksoze të tij…Në Kuvendin e Kosovës,fare pak dëgjohet zëri i atyre që prekin fatin dhe çështjen e të zhdukurve,por shumicës së deputetëve më shumë u intereson të mbledhin vota për ta votuar futjen e mësimit fetarë dhe shamisë nëpër shkolla parauniversitare,të cilët e marrin si parim të fesë dhe moralit…duke harruar gjakun e atyre filizave të njoma të kombit, të cilët u flijuan për këtë popull. Nënat shqiptare janë shumë të forta,ato e ushqejnë shpresën,se një ditë do të arrijë qëllimi i tyre,ti gjejnë të dashurit e vet,të cilët i presin me pa durim më shumë se 12 vite.
-Nënat shqiptare e kanë dëshmuar fisnikërinë e tyre
Nëna shqiptare,Ajo është krenaria e kombit tonë. E dinë bota mbarë se çfarë trima ka lindë nëna shqiptare. E dinë tërë bota,kur femra e Ballkanit ishte analfabete,ndërsa Elena Gjika ishte një prise,dhe luante një rrol të madh dhe të veçantë në atë kohë. Gjithë bota mbarë e njeh rolin e Nënë Terezës,e cila me veprën e saj humane u bë edhe Nëna e botës. Sot është vështirë t‘i përshkruash vuajtjet e nënave tona shqiptare,të atyre nënave, të cilat përditë derdhin lot për bijtë dhe bijat që mbetën në luftë,ku eshtrat e tyre i mbanë peng armiku serb,dhe është vështirë ,apo kurrë nuk pajtohet zemra e tyre,deri sa një ditë të kthehen të gjithë deri te i fundit,në atdheun e tyre,të pushojnë të qetë,dhe të çmallemi për jetë me ato lule të çmuara të kombit. Vendi ku gjinden ato kufoma shqiptarësh të pa fajshëm,do të ndezët brenda si një vullkan i pa shuar,i përzier me eshtra dhe lot të nënave ,që kurrë nuk do të shuhet ,deri kur ato eshtra do të kthehen të gjithë në atdheun e vet dhe të prehen të qetë për jetë e mot.