Juristja Eni Çobani ka zgjedhur sërish të prononcohet në lidhje me akuzat e gazetarit, të parashtruara më herët. Ky i fundit denoncoi dje përmes një postimi në Facebook, se juristja e kishte kërcënuar me jetë, por Eni Çobani e ka mohuar një gjë të tillë.
E kontaktuar nga "jugunews.net", Eni Çobani ka hedhur poshte pretendimet e gazetaritinvestigativ Telnis Skuqi per kercenim me jetë ndaj tij.
“Nuk e njoh dhe as nuk kam kontaktuar ndonjehere me personin ne fjale”, eshte shprehur ajo.
Sipas saj, “Eshtë shumë i turpshëm ky deklarim dhe përdorimi i emrit tim në të tilla deklarata krejtësisht të papërgjegjshme”. Nga ana tjetër, ajo ka kërkuar nga gazetari Skuqi, të tërheqë mbrapsht deklaratën e bërë, pasi në të kundërt, do të përballet me drejtësine për shpifje dhe cenim të figurës.
Një ditë më parë, Skuqi ka pretenduar se është kërcënuar me jetë nga zonja Eni Çobani përmes një telefonate të realizuar në orët e drekës. Arsyeja ka qene se Skuqi, e ka akuzuar Çobanin, për favorizim të R.I. në aferën me kryetarin e Gjykates se Gjirokastrës Guximtar Boci.