Para 3 muajve bombarduesit rusë e rrafshuan për toke bazën sekrete të CIA-s

Thuhet se ishte aksident, por faktet flasin të kundërtën: Bombarduesit rusë e rrafshuan për toke bazën sekrete të CIA-s


Thuhet se ishte aksident, por faktet flasin të kundërtën: Bombarduesit rusë e rrafshuan për toke bazën sekrete të CIA-s
Në një vend sekret që bombarduesit e Rusisë e shkatërruan me bomba thërrmuese muajin e kaluar, qëndronin pjesëtarët e Ushtrisë amerikane dhe asaj britanike, shkruan Wall Street Journal duke cituar Fox News. “Sulmi rus në një bazë të fshehtë të CIA-s është pjesë e presionit të Kremlinit ndaj Shteteve të Bashkuara, për t’i detyruar që të koordinohen me ta për luftën në Siri”, ka shkruar gazeta, duke cituar informacionet e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit.

Sulmi ndaj bazës sekrete të CIA-s ndodhi më 16 qershor, por u bë i njohur tek tani. Një ditë para sulmit, 20 nga 24 pjesëtarët e forcave speciale britanike u tërhoqën nga baza, si dhe kolegët e tyre amerikanë, për të kaluar në Jordani. Ata gjithmonë natën shkonin në Jordani, për shkaqe sigurie. Kështu, nga sulmi rus vrarë mbetën të vrarë katër kryengritës sirianë, transmeton Telegrafi.

Pas sulmit të parë në të cilën ishte hedhur bomba thërrmuese, Qendra Ajrore Amerikane në Katar menjëherë kontaktoi bazën ruse në Latakia të Sirisë, për t’i informuar se është sulmuar baza e tyre në afërsi të kufirit me Jordaninë. Megjithatë, 90 minuta pas thirrjes së amerikanëve, rusët goditën sërish, ndonëse e dinin se është bazë sekrete e CIA-s.

Zyrtarët rusë fillimisht ishin arsyetuar ndaj Pentagonit se kanë menduar se kjo ishte bazë e të ashtuquajturit Shteti Islam, por amerikanët nuk e pranojnë këtë shpjegim. Rusët gjithashtu thanë se kanë marrë nga jordanezët leje për sulm aty, por prapë SHBA-të nuk kishin asnjë dëshmi për autorizim të tillë. Ndaj, arsyetimi i fundit rus ishte se nuk mund të tërhiqnin sulmin pasi amerikanët nuk ua dhanë koordinatat e sakta të bazës.

Ky sulm thelloi mosbesimin midis Pentagonit dhe CIA-s në njërën anë dhe Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit në anën tjetër. Në fakt, derisa ushtarët dhe oficerët e inteligjencës thonë se rusët duhet të paralajmërohen për pasojat, SHBA-të dhe Rusia arritën marrëveshje për mos sulmim të kryengritësve që mbështesin amerikanët, e në anën tjetër cak do të jetë Fronti al-Nusra, me çka Pentagoni dhe CIA nuk po pajtohen.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)