SHKRUAN FLORI BRUQI
Analistët e UDB-ës dhe BIA-së serbe kanë bërë "analiza" të ndryshme në këto viete e fundit të pas luftës për aktivitetin e Komandantevë si dhe të ushtarëve të UÇK-së(gjatë dhe pas luftës në Kosovë).
Në bazë të informatave që ata kanë mbledhur në teren , e kanë shkruar edhe "Librin e Bardhë",që Agjencioni Floripress,po e boton sot për herë të parë të plotë në internet .
Verzioni serbisht më shkronja çirilice gjëndet i publikuar këtu:
https://www.scribd.com/doc/96277601/Bela-Knjiga-2003-Srpski
Kjo Listë e çlirimtarëve herë pas herë është publikuar në internet .E njajta me siguri i ka shërbye Prokurisë Speciale ,që ngrisë dhe akuzojë çlirimtarët tanë në Gjykata dhe Tribunale Speciale.
Klikoni(kap - ngjitë nëpërmes www.google.com-it) tekstin e mëposhtëm ku do ti gjeni të gjitha CV e të akuzuarve shqiptarë (çlirimtarë ) në "Dosjën e Bardhë Serbe" :
https://www.scribd.com/doc/96277601/Bela-Knjiga-2003-Srpski
Bela Knjiga 2003 Srpski
Scribd is the world's largest social reading and publishing site.
SCRIBD.COM
Këtu janë pothuaja emrat dhe mbiemrat e të gjallëve dhe atyre të vdekur që janë të akuzuar tash e disa vjetë nga UDB-a gjegjsisht BIA .
Sigurimi Serb ,me siguri e ka furnizuar me të dhëna të rreme edhe parlamentarin e BE-së z. Dick Marti,për akuzat e tij që janë bërë për çlirimtarët që e çliruan vendin tonë nga Shteti Serb .
NATO-ja dhe UÇK-ja ishin ata që e çliruan Kosovën nga kthetrat 100 vjeçare serbosllave.
Të dhëna e UDB-ës dhe KOS-it serb për aktivitetin e komandantëve dhe ushtarëve UÇK-së ,që gjëjaata kanë kryer krime në Kosovë janë mbledhë nga shumë dëshmitarë shqiptar që kanë qenë dhe janë të mbrojtur nga Policia e UNMIK-ut,EULEX-it tash e disa vjetë në Kosovë.
Një pjesë të madhe të fajit e ka edhe Brukseli, sepse si zakonisht i mbyll sytë para akteve të tilla të Serbisë, duke e minimizuar peshën e tyre. Aktet e tilla e minojnë çdo shpresë dhe dialog të frytshëm për një përmirësim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, synim ky kryesor i Brukselit .
Një numër i zyrtarëve të lartë të Kosovës, përfshirë edhe ata partiakë, bazuar në njoftimet e autoriteteve në Prishtinë, janë ndaluar në të kaluarën, siç është thënë, në qendra të ndryshme në Evropë, mbi bazën e flet-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Republika e Serbisë.
MPJ do të vazhdojë ta përcjell këtë situatë të re të krijuar dhe absurde me Serbinë, duke e ngritur në nivelet më të larta me miqtë tanë ndërkombëtar, SHBA-të dhe BE-në, si dhe tek të gjitha shtetet mike. Misioni ynë diplomatik në Beograd, ashtu sikurse edhe institucionet e Kosovës po koordinojnë në vazhdimësi hapat për t’ua siguruar mbrojtjen e nevojshme ligjore dhe njerëzor shtetasve të Kosovës të arrestuar së fundi .
Po ashtu, MPJ bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht.
Njëkohësisht, MPJ do të kërkojë edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka bërë deri më tani, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës
Autori i këtyre rreshtave si gazetar investigues (më përvojë dyzetë vjeçare ,autor i 40 librave) shpeshëherë ka shtruar pyetje publike për institucionet relevante të BE-së,Serbisë dhe Kosovës,duke pyetur pse nuk gjykohën kriminelet serb që kanë kryer krime ordinere në Kosovë(nga viti 1989 e deri me tash) ...Përgjigje asnjëherë nuk ka marrë...
Lidhur më të bëmat e ushtrisë,milicisë dhe paramilitarëve serbo-malazez,rus etj., autori i këtyre rreshtave ka shkruar edhe libra si dhe shumë tekste në medie elektronike dhe të shkruara ku deri më tash asnjë shkrim nuk është i demantuar !
Nëpërmes www.google.com-it bëni copy-paste librin tim "Polemika shqip"(Polemikat janë zhvilluar nga ana e ime me akademikët në mediumet serbe dhe deri me tash janë të pa demantuara....Hë për hë në vend që të zhvillohën polemika të tilla nga opinionistët tanë apo vetë Qeveria e Kosovës,këto polemika i kam zhvilluar unë më Akademikët dhe Akademinë serbe !)....
Libri :
http://www.sa-kra.ch/polemikaship.htm
http://www.sa-kra.ch/polemikaship.htm
Libri "Polemika shqip" u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin
Po veçojmë edhe këto tekste në internet,që lexuesi i thjeshtë mund ti gjejë këto argumente në internet
1.
http://floripress.blogspot.com/2014/11/nga-flori-bruqi-dhe-hajriz-sejdiu.html
Nga Flori Bruqi dhe Hajriz Sejdiu :Shqiptaret , gjenocidi sllav në Kosovë,UÇK-ja dhe NATO.
2.
http://floripress.blogspot.no/2016/08/flori-bruqi-krimet-e-kriminelit.html?view=mosaic#!
Flori Bruqi: Krimet e kriminelit Sllobodan Millosheviq në Kosovë
3.
http://floripress.blogspot.com/2015/08/flori-bruqi-krimet-serbe-ne-ish.html
Flori Bruqi :Krimet serbe në ish republikat jugosllave më theks të veçantë në Kosovë
Etj.
*******
Shefat e Sigurimit Serb (1991 - 2008)
Deri më tani Serbia e ka shfrytëzuar në mënyrë të përkryer krizën e mandateve të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, sepse misioni ndërkombëtar i UNMIK-ut e më pas ai i EULEX-it, edhe pse të deklaruar për “neutralitet” politik, e kanë mbajtur haptazi anën e Serbisë. Madje, UNMIK-u shtypi në të gjitha pozicionet vullnetin e popullit duke u shndërruar në një autoritet kolonial, gjë që prodhoi revoltën e vitit 2004, që e solli vdekjen klinike të tij.
Po ashtu edhe EULEX-i ka ardhur në Kosovë pa mandat të qartë, për vet faktin se Bashkimi Europian (BE) nuk ka qëndrim unik ndaj shtetit të Kosovës, ngase pesë shtete anëtare të BE-së (Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania) nuk na kanë njohur ende si shtet.
Në fakt, me politikën që po e ndjekë, Serbia është pengmbajtëse e integrimeve europiane të Ballkanit Perëndimor, duke ia ekspozuar poshtërimit vet Bashkimin Europian, në rast të tejzgjatjes ose të dështimit të këtij integrimi.
Për realizimin e këtyre qëllimeve, e në veçanti për realizimin e projekteve serbomëdha ndaj Kosovës, Serbia i ka vënë në dispozicion të gjithë mekanizmat e saj. Në realizimin e këtyre qëllimeve Rusia konsiderohet sponsorizues i destabilitetit në Kosovë, në ish-shtetet e ish-Jugosllavisë dhe në Ballkan, duke e mbajtur anën e Serbisë me çdo kusht, duke tentuar të ketë një rikthim të ndikimit rus në rajon. Për t’i arritur qëllimet dhe për ta mbajtur gjendjen në tension të vazhdueshëm pos disa sektorëve të MUP-it, KOS-it, sektorit të shërbimit sekret, që vepron në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, BIA-s, xhandarmërisë e segmenteve të tjera, Serbia e vuri në veprim edhe “Drejtorinë për Vrasje”, të ashtuquajturën “Drejtoria e Gjashtë” e Shërbimit sekret serb.
Sipas një raporti hetues të BIA-s (për nevoja të prokurorisë) thuhet se kjo drejtori e ka mbyllur aktivitetin e saj në vitin 2001, mirëpo ky konstatim formal i shërbimit sekret serb, duhet të shikohet dhe të konstatohet nga prizma të tjerë të vërtetësisë nëse është mbyllur me të vërtetë, apo vazhdon punën me dukje tjetër.
Në vitin 1999, në kuadër të Qendrës së Sigurimit Shtetëror serb në Beograd, ishte formuar edhe një njësit i veçantë për likuidime, ekzistenca e të cilit u bë publike vetëm një dekadë më vonë. Në përfundim të mandatit të regjimit të Millosheviqit, Qendra e Sigurimit Shtetëror në Beograd, në mënyrë të jashtëligjshme e themeloi Drejtorinë e Gjashtë (Šesto Odeljenje Centra DB u Beogradu), e njohur si “Drejtoria për Vrasje” (Odeljenje DB za ubistva), nën përkujdesjen e të cilës, rezulton të jenë kryer krime monstruoze, vrasje politike dhe ekzekutime enigmatike të kundërshtarëve politikë në Serbi, por edhe jashtë saj.
Ratko Romiq, kryeshef i “Drejtorisë së Gjashtë”
Siç bëhet e ditur, “Drejtoria e Gjashtë” apo ”Drejtoria për Vrasje” është formuar më 22 nëntor 1999, me vendim të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, në kohën kur kryeshef i Sigurimit Shtetëror serb ishte Radomir Markoviq, menjëherë pasi ishte bërë publike përfshirja e Sigurimit Shtetëror në vrasjen e katër aktivistëve-funksionarëve të Partisë SPO të Drashkoviqit (Veselin Boshkoviq, Zvonko Osmajliq, Dragan Vushuroviq e Vuçko Rakoçeviq), në magjistralen e Ibrit, më 3 tetor 1999, dhe se ka vepruar deri më 27 shkurt 2001, kur është nënshkruar vendimi për shpërbërjen e saj (!).
Veprimtaria e “Drejtorisë për Vrasje” e Sigurimit Shtetëror serb është trajtuar në një raport tepër sekret të BIA-s (Agjencisë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë), të datës 4 prill 2011, të përgatitur për zyrën e prokurorit në rastin gjyqësor kundër Millan Radonjiqit, shefit të Sigurimit Shtetëror serb në Beograd, Ratko Romiqit, kryeshef i “Drejtorisë së Gjashtë” dhe Stevan Bashtës, shef i Drejtorisë së Tretë (kundër ekstremizmit) të Sigurimit Shtetëror Serb, të akuzuar për përgatitjen e atentatit kundër Vuk Drashkoviqit në Budvë, më 15 qershor 2000.
Ndonëse kjo drejtori për vrasje ishte formuar jashtë të gjitha rregullave dhe procedurave standarde ligjore dhe nuk kishte asnjë përshkrim të fushëveprimtarisë apo detyrave, në raportin e BIA-s lidhur me veprimtarinë e “Drejtorisë së Gjashtë”, të përgatitur dhjetë vjet më vonë për nevoja të gjyqit, thuhet se detyra e kësaj drejtorie ishte “për përgatitje dhe realizim teknik” (“za pripremu i tehničku realizaciju”), duke shtuar se terme të tilla nuk janë përdorur normalisht në Sigurimin Shtetëror serb (DB).
Duke cituar një deklaratë të shkurtër të kryeshefit të “Drejtorisë së Gjashtë”, Ratko Romiq, thuhet se kjo drejtori është formuar “për kryerjen e shërbimeve të fshehta dhe aktiviteteve operative jashtë vendit” (“za vođenje obaveštajno-operativnih aktivnosti u inostranstvu”).
Sipas medieve serbe, del se kjo drejtori është krijuar nga vetë kreu politik serb. “Drejtoria për Vrasje” është konsideruar si një lloj policie politike e Sllobodan Millosheviqit, i cili e ka mbajtur pushtetin me dhunë në Serbi dhe në ish-Jugosllavi, nëpërmjet dhunës, shantazhit, terrorit dhe luftërave që i ka zhvilluar në hapësirat e ish-Jugosllavisë, duke bërë krime, masakra, gjenocid e zhdukje masive të popujve joserbë në këto hapësira.
Në këtë kontekst duhet vënë në dukje se “Drejtoria e Gjashtë” (“Drejtoria për Vrasje”) ishte e ngarkuar edhe me detyra të veçanta politike në “ribërjen e kombit” në Serbi dhe në mbajtjen gjallë dhe në pushtet të Sllobodan Millosheviqit dhe të kreut mafioz që aso kohe e udhëhiqte shtetin e Serbisë.
Struktura e kësaj drejtorie ishte plotësuar me profesionistë dhe kriminelë të rryer, të cilët ishin veshur me petkun e sigurimit shtetëror të Serbisë dhe mbështeteshin nga strukturat më të larta politike të kohës. Ky njësit kishte kryer disa nga krimet më monstruoze ndaj personaliteteve të rëndësishme në Serbi.
Krahas vrasjeve politike dhe likuidimeve misterioze, ekipet e kësaj drejtorie njëkohësisht thuhet të jenë marrë me zhdukjen e dëshmive dhe të dëshmitarëve të krimeve të luftës në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë, pra edhe në Kosovë.
Ndonëse e ashtuquajtura “Drejtoria e Gjashtë” për shkaqe konspirative përbëhej vetëm nga pesëmbëdhjetë persona:
1. Ratko Romiq - kryeshef, i dënuar për pjesëmarrje në atentatin kundër shkrimtarit Vuk Drashkoviqit;
2. Millan Nikoliq, i ngarkuar me punë teknike, tash i punësuar në Telenor;
3. Millutin Ateleviq, i ardhur në “Drejtorinë e Gjashtë” nga Njësia për Operacione Speciale JSO (Jedinice za Specijalne Operacije), tash i sistemuar në Departamentin për Siguri në kabinetin e kryeministrit serb;
4. Dejan Filipoviq, pjesëtar i Xhandarmërisë;
5. Dejan Careviq, para sistemimit në “Drejtorinë për Vrasje” kishte punuar si avokat, tash është shef i kabinetit të ministrit të Drejtësisë në qeverinë e Aleksandër Vuçiçit ;
6. Radosllav Srgjan Babiq, i ardhur nga JSO në “Drejtorinë e Gjashtë”, tash në Zhandarmërinë e Serbisë, kandidat për shef të Inteligjencës;
7. Sllavisha Arsiq, po ashtu kishte ardhur nga njësitë e JSO-së në “Drejtorinë e Gjashtë”, tash me detyra në Xhandarmërinë e Serbisë;
8. Zhivojin Joviçiq, shofer i Millan Radonjiqit, kryeshef i sigurimit shtetëror serb;
9. Branisllav Duniq,
10. Dragosllav Todoroviq, i ardhur nga JSO, tash në polici;
11. Zhelko Mandiq, i ardhur nga JSO, tash me detyra në MUP-in serb;
12. Dushan Kupreshanin,
13. Zoran Matarkiq, nuk janë dhënë shënime shtesë për punën dhe pozicionin e tyre sot…
Shumica prej pjesëtarëve të “Drejtorisë për Vrasje” sot kanë pozita të larta në qeverinë e Aleksandër Vuçiçit , në polici, xhandarmëri dhe në institucionet qendrore të Serbisë.
Goran Petroviqi, kryeshefi i parë i Sigurimit Serb, i emëruar në janarin e vitit 2001.
“Drejtoria për Vrasje” kishte fuqi të jashtëzakonshme dhe të drejtë që të angazhonte në operacionet e saj çdo pjesëtar aktiv të Shërbimit Shtetëror serb, e në veçanti pjesëtarët e Njësisë për Operacione Speciale (JSO). Deri më tani janë ndriçuar vetëm disa vrasje të kundërshtarëve të Millosheviqit, që i ka kryer ky njësit brenda Serbisë, por nuk është trajtuar profili i vrasjeve të tilla nëse kanë ndodhur në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Vojvodinë, Maqedoni, Kosovë e në Mal të Zi.
Po ashtu nuk është trajtuar profili i vrasjeve të tilla nëse kanë ndodhur edhe në shtetet e perëndimit. Në Serbi është tentuar që të mbyllet kapitulli i këtij dikasteri të pashembullt të vrasjeve, duke thënë se dëshmitë për punën e “Drejtorisë së Gjashtë” janë zhdukur, dhe se askush nuk di ose nuk do të flasë për to. Madje as Goran Petroviqi, kryeshefi i parë i Sigurimit Shtetëror Serb, i emëruar në janarin e vitit 2001, pas ndryshimeve të tetorit të vitit 2000, kur në Serbi kishte një (pseudo) tranzicion kah demokracia.
VEPRIMTARIA KRIMINALE E “DREJTORISË SË GJASHTË”
Në raportin e përmendur të BIA-s, të hartuar rreth punës dhe veprimtarisë së “Drejtorisë së Gjashtë” të sigurimit sekret serb thuhet se me Njësitë për Operacione Speciale JSO (Jedinice za Specijalne Operacije) të Drejtorisë së Gjashtë, kanë qenë të ngarkuar Radosllav Srgjan Babiq (43) vjeç dhe Dragosllav Todoroviq (38). Në qendrën e Sigurimit Shtetëror (DB), në Beograd përveç të lartpërmendurve nga radhët e JSO-së janë transferuar edhe pesë pjesëtarë të JSO-së, prej të cilëve Zhivojin Joviçeviq (53) ka qenë shofer i Millan Radonjiqit, shef i qendrës në Beograd. Sipas raportit të BIA-s, në strukturën e Drejtorisë së Gjashtë ishin paraparë vetëm kryeshefi, zëvendësi, sekretari administrativ-teknik, katër pjesëtarë me kualifikim superior për përgatitje dhe realizim teknik dhe tetë pjesëtarë me përgatitje të lartë profesionale për përgatitje dhe realizim teknik. Deri vonë nga raportet zyrtare, dihej vetëm për tre veta: kryeshefin Romiq dhe dy pjesëtarë të JSO-së. Në një deklaratë të mëvonshme të kryeshefit të Drejtorisë së Gjashtë, Ratko Romiq, të dhënë për nevoja të gjyqit, thuhet se ky njësit ishte formuar për të “zhvilluar aktivitete zbuluese-operative në botën e jashtme”.
Duke pasur parasysh se kryeshefi i “Drejtorisë për Vrasje” të Sigurimit shtetëror serb, Ratko Romiq (49), është i akuzuar edhe për vrasjen e gazetarit Sllavko Çuruvija gjatë kohës së luftës (11 prill 1999), pra para themelimit zyrtar të kësaj drejtorie, dhe se vrasjet politike me të njëjtat karakteristika kanë vazhduar edhe para por edhe më vonë në Serbi, por edhe në shtetet tjera të ish-Jugosllavisë, vështirë të besohet se aktiviteti i “Drejtorisë për Vrasje” të ketë pushuar në fundshkurtin e vitit 2001, apo se aktiviteti i saj të jetë kufizuar vetëm brenda territorit të Serbisë.
Duhet përmendur se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, më 9 qershor 1999, përkatësisht pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe tërheqjes së forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe nga Kosova, megjithatë pjesa dërmuese e Brigadës 125 të Motorizuar të ushtrisë jugosllave (UJ), e cila gjatë luftës në Kosovë komandohej nga gjenerali Dragan Zhivanoviq, ka mbetur me detyra speciale në Kosovë, për të vazhduar me realizimin e objektivave të shërbimeve sekrete serbe. Pjesëtarët e kësaj brigade të mbetur prapa në Kosovë ishin urdhëruar t’i heqin gradat dhe uniformat ushtarake dhe të familjarizohen me ambientin, të kërkojnë ndihmën e KFOR-it dhe të ankohen sa më shumë tek strukturat ndërkombëtare për pasiguri dhe për mjedis të pasigurt për t’i krijuar vetes rehati dhe komoditet për veprim.
Gjenerali Dragan Zhivanoviq, komandant i Brigadës 125 të Motorizuar të UJ'së,gjatë luftës në Kosovë 1998 - 1999.
Pjesëtarët e mbetur prapa në Kosovë të Brigadës 125 të Motorizuar të UJ-së, urdhrat për veprime diversive i kanë marrë fillimisht nga komandanti i kësaj brigade Dragan Zhivanoviqi. Nga pjesëtarët e kësaj brigade u formuan një varg organizatash ilegale, u kryen në vazhdimësi akte dhe veprime që ia zbehnin imazhin Kosovës në arenën ndërkombëtare. Por këto grupe vazhdimisht tentuan dhe vazhdojnë të tentojnë ta destabilizojnë gjendjen në Kosovë në mënyrë të organizuar. Njëkohësisht duhet përmendur se kanë qenë të urdhëruar të bëjnë kidnapime të caktuara të përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare e të qytetarëve të Kosovës, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës. Kidnapime të tilla të paligjshme po ndodhin edhe sot e kësaj dite nga xhandarmëria serbe, ku në disa raste në pikë të ditës janë kidnapuar qytetarë serbë dhe u janë dorëzuar organeve të drejtësisë në Serbi, gjë që është shkelje e rëndë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Për realizimin dhe kryerjen e veprimtarisë të saj, “Drejtoria e Gjashtë” e Sigurimit shtetëror serb, siç u tha më lartë, i ka pasur në dispozicion edhe pjesëtarët e njësisë për operacione speciale JSO të inkorporuar në OSA (të ashtuquajturën “Ushtria Çlirimtare Serbe”), të cilat është e dokumentuar se kanë kryer një varg vrasjesh dhe aktesh tjera terroriste në Kosovë jo vetëm gjatë kohës së luftës, por edhe pas luftës. Pra, veç tjerësh, “Drejtorisë së Gjashtë” i kanë bërë shërbime edhe disa pjesëtarë të JSO-së, në krye me Millorad Ulemekun - Legijan, i cili më vonë është burgosur dhe dënuar në Serbi, për organizimin e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, me pretekst se ka bashkëpunuar me perëndimin në dëm të interesave të Serbisë. Tashmë është e ditur publike se që nga viti 1999 e deri më 2003, JSO - Njësia për Operacione Speciale (JSO), si njësi ekzekutive e RDB-së, e cila udhëhiqej nga Millorad Ulemek - Legija, ishte i vetmi institucion serb që nuk i kishte shkëputur marrëdhëniet me Kosovën.
Millorad Ulemek - Legija, Shef i Njësisë për Operacione Speciale (JSO),si njësi ekzekutive e RDB-së.
Millorad Ulemek (i njohur edhe me mbiemrin Llukoviq), i takonte stafit më të ngushtë të Millosheviqit dhe linjave më të besueshme të tij. Në luftën e Bosnjës, të Kroacisë dhe të Kosovës njihet me emrin Legija, ish-komandant i njësisë së tmerrshme “Beretat e Kuqe”, ku ishin mbledhur kriminelët më të dëshmuar në luftë nga të gjitha njësitë policore, ushtarake e paraushtarake serbe, të cilët kanë kryer masakrat më të tmerrshme mbi popullsinë civile.
Pra, me veprimtarinë e “Drejtorisë së Gjashtë” ndërlidhen njësitet e JSO-së dhe të forcave speciale policore PJP (Posebne Jedinice Policije), që ishin njësite të RDB-së, të cilat kryen masakra të tmerrshme në Kosovë, përfshirë edhe masakrën në Likoshan e Qirez, masakrën kundër Familjes Jashari në Prekaz, masakrën në Reçak, në Lybeniq, në Mejë e Korenicë, etj. Faktikisht, Njësia për Operacione Speciale JSO gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) e la tërësisht kazermën e vet “13 maj” në Beograd për të luftuar në Kosovë, duke pasur bashkëpunim të ngushtë me “Tigrat” e Arkanit, “Belli Orlovi” (“Skyfterët e Bardhë”) të Sheshelit, me të ashtuquajturat njësi të rregullta të MUP-it e të Ushtrisë Jugosllave.