Madje Assad ka thënë se për Kosovën janë prishur edhe me Turqinë.
“Në mbështesim Serbinë përkundër faktit se Turqia ka dashur të përdorë influencën për të ndihmuar Kosovën, por që e kemi refuzuar. Kjo ka ndodhur përpara luftës në Siri, 7 apo 8 vite më parë dhe ne refuzuam përkundër marrëdhënieve të mira me Turqinë në atë kohë. Ne mbështetëm Serbinë”, ka thënë Assad.
Por Assad, vendi i të cilit në vitin 2011 u përballë me luftë nga opozitës që më vonë e përdorën grupet terroriste si ISIS, ka thënë se lufta në Siri e cila ende po vazhdon është pak e shumë e njëjta me atë të viteve ’90 në Jugosllavi kur NATO intervenoi kundër forcave serbe.
“Lufta në vendin tuaj ishte prezantuar si akt humanitar i luftës, ku perëndimi intervenoi të mbroj një grup të njerëzve nga një tjetër. Shumë njerëz e besuan këtë tregim. Në Siri, perëndimi është duke e përdorur të njëjtën maskë humanitare. Në fakt, Perëndimit nuk i intereson as për njerëzit tuaj e as për tonët e madje as për kurrkënd në botë përpos interesave të tyre”, ka thënë Assad në intervistë për gazetën “Politika”, transmeton Insajderi.
Për këtë arsye, Assad ka thënë se Siria gjithmonë e ka mbështetur Serbinë në refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës.