2016-10-31

Lufta e Tretë Botërore do të nisë në Ballkan


Lufta e Tretë Botërore do të nisë në Ballkan


Vetëm papa e ka çelësin e vendit, ku gjendet i shkruar sekreti i tretë i Shën Marisë nga Fatima.

Profecia e Hildegardit nga Bingeni

Hildegard lindi në vitin 1098 dhe shumë shpejt jetën e saj ia përkushtoi Zotit. Abbess Hildegard ishte kryemurgeshë në manastirin benediktin. Kompozonte, shkruante, merrej me filozofi dhe me debate teologjike. Kishte vizione për të ardhmen, të cilat i kishin filluar derisa ishte fëmijë. Hildegard ka përmbledhur profecitë e veta në librin "Scrivias". Aty thuhet se, vendi i madh që gjendet përtej oqeanit dhe ka shumë popuj e fise (SHBA), do ta pësojë nga një kometë. Po ashtu, shumë vende do të preken nga tërmetet, stuhitë dhe vërshimet. Shumë popuj të tjerë do të durojnë urie. Paqja në Evropë do të kthehet vetëm pasi që Franca përsëri të bëhet mbretëri.

Sekreti i tretë i Shën Marisë nga Fatima

Rrëfimi fillon në vitin 1917, kur në Portugali, dy vajza dhe një djalë kishin parë Virgjëreshën Mari, e cila i kishte vizituar disa herë dhe ua kishte treguar tri sekrete rreth ngjarjeve të së ardhmes së afërt. Dy sekrete janë publikuar në një dokument të vitit 1941, derisa është vetëm papa ai i cili ka çelësin e vendit ku gjendet i shkruar sekreti i tretë i Shën Marisë nga Fatima. Sekreti i parë dhe i dytë kishin të bënin me Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, derisa në vitin 2000 Vatikani tha se sekreti i tretë kishte të bënte me tentim vrasjen e papës Gjon Pali II. Por, ka shumë njerëz që mendojnë se ky nuk është parashikimi i tretë, i plotë. Në parashikimin e tretë do të duhej të kishte informata rreth apokalipsit, shejtanit dhe kishës.

Profecia e Alois Irlmaierit

Alois Irlmaier ishte një punëtor i rëndomtë fizik nga Frajslasingu në Bavari. Por, ai kishte edhe aftësi interesante. Thuhej se ai ishte parashikues. Thuhet se, pas Luftës së Dytë Botërore, ai iu kishte ndihmuar shumë njerëzve që t'i gjenin të afërmit e tyre, por ai përfundoi në gjyq, i akuzuar për shtrigëri. Gjykatësi e liroi pasi që ai i tregoi gjykatësit deri në hollësi se çfarë rrobash kishte veshur gruaja e tij atë ditë dhe çka kishte bërë. Alois kishte parashikuar edhe ditën e vdekjes së tij, si dhe disa imtësi të tjera. Thoshte se Luftën e Tretë Botërore e kishte parë si në film dhe se ajo do të zhvillohet në Lindjen e Mesme dhe në Mesdhe, ku do të konfrontohen fuqitë më të mëdha botërore. "Lufta e Tretë Botërore do të fillojë pasi që dy burra do ta vrasin një person të rëndësishëm, të tretë. Ata do të jenë të paguar për një gjë të tillë. Kjo vrasje do të ndodhë në Ballkan. Nuk e di saktësisht kur do të ndodhë kjo", kishte thënë Alois.

Profecia e Shën Nilit nga Sinai

Shën Nili ishte murg i krishterë nga Sinai. Jetoi në shekullin V dhe pas vetes la një profeci të vogël. Kurrë nuk u dëshmua se ai me të vërtetë e kishte shkruar atë profeci, por ajo mbetet megjithatë interesante. Aty ai parashikon avionët, nëndetëset, telefonat, bile edhe internetin. "Pas vitit 1900 dhe në shekullin XX njerëzit do të bëhen të panjohur. Kur të vijë koha për ardhjen e antikrishtit, njerëzve do t'u mungojë nderi dhe krenaria. Nuk do të mund të dallohen meshkujt nga femrat, për shkak të veshjes dhe flokëve të gjata. Do të mbizotërojë lakmia. Njerëzit do të fluturojnë si zogj dhe do të zhyten në thellësi të detit. Por, ata njerëz të shkretë nuk do ta dinë se janë në shërbim të antikrishtit", thuhet në këtë profeci.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...