Veli Veliu u lind më 25 maj 1958 në fshatin Muhovc, komuna e Bujanocit. Shkollën fillore dhe të mesmen i ka kryer në vendlindje, ndërsa Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Një vit punoi arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore „Migjeni” në vendlindje. Ndërmjet viteve 1985-2002, qe gazetar dhe redaktor në gazetën e përditshme “Rilindja”. Pastaj punoi në Bibliotekën Ndërkombëtare „Hivzi Sylejmani” dhe në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Nga viti 2009 është lektor në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ishte kryeredaktor i revistave për të rritur informative letrare “Mileniumi”, “Oaza”, “Margaritari” (për fëmijë), dhe tani kryeredaktor i revistës “Syri ynë”, në Prishtinë.
Shkruan për fëmijë e për të rritur: poezi, poema, tregime, romane, drama, ese dhe kritikë letrare. Për krijimtarinë e tij kanë shkruar kritikët: Prof. dr. Shyqri Galica, Ramadan Musliu, Abdullah Konushevci, Jakup Ceraja, Jonuz Fetahaj, prof. dr.Agim Deva, Ragip Sylaj, Selim Krasniqi, Baki Ymeri, Sylë Osmanaj, Riza Graiçevci dhe Naim Maqedonci, ndërsa, nga studiuesit e huaj: Monika Mureshan dhe Marias Qelaru, kritikë rumunë!
Veli Veliu jeton në Prishtinë dhe është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Veprat letrare:
“Zogj merrmëni me vete” poezi, për fëmijë,
“Nën strehën e yjeve”, poemë për të rinj,
“Ditari i Zana Frangut”, prozë në formë ditari,
“Rrugët nuk ndalen”, poezi për fëmijë, në botim të Shtëpisë Botuese “Rilindja”,
“Rruga e rrezeve”, poemë për të rinj,
“Shqiponja”, poezi për fëmijë,
“Shtatë përralla”, poezi për fëmijë,”
"Vite të stuhishme”, triptik - poetik,
“Besa e Konstandinit”, poezi për të rinj,
“Zogu i yjeve”, poemë për të rinj,
“Orët e pagjumësisë”, poezi për të rinj,
“Ama e Drinit të Bardhë”, poezi për të rinj,
”Fundi i perandorisë së vogël”, poezi satirike për të rritur,
“Me Zotin e tokës”, poezi për të rritur,
“Princi i këngës shqipe”, poemë për të rinj,
“1981” , (poemë për të rinj),
“Poema për Bujanocin”, për të rinj,
“Panteoni i Parnasit”, poezi për të rinj,
“Djepi i shqipes”, tregime për të rinj,
“Shpirti i dritës hyjnore”, përkthyer dhe botuar në gjuhën rumune,
“Sufletul Luminii Divine”.
“Vigan Epoke”, është poemë për të rinj kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit,
“Në jugun e mallit tonë”, poemë për të rinj,
“Nën qiellin e tokës së ndarë”, sonete për të rritur,
“Katër kurora sonetike”, për fëmijë!
“Me buzëqeshjen e një Agimi”, tingëllima për të rritur.
“Shkolla e natës”, dramë për fëmijë
“Fatbardha”, dramë për fëmijë
“Dita e mësuesit”, dramë për fëmijë
“Bariu i vogël”, dramë për fëmijë
“Dryni i gojës”, dramë për fëmijë
“Lulja e lirisë”, dramë për fëmijë
“Maratoni”, dramë për fëmijë
“E bukura dhe shtatë mjeshtrit”, dramë për të rritur
“Xhaxhi Enver”, dramë për të rritur
“Frika nga ferri” dramë për të rritur
“Nata e tmerrit”, dramë për të rritur
“Në plazhin e madh të Ulqinit”, dramë për të rritur
”Koka e shtrenjtë e majorit”, roman për të rritur,
“Gruaja e drejtorit”, roman për të rritur dhe
“Miku i panjohur” roman për të rritur.
Poezi nga Veli veliu
MË E BUKURA
Të gjitha femrat
Janë të bukura!
Më e bukura e të bukurave
- E dashura ime!
Me pamjen e shëmtuar
Janë vetëm shtrigat,
Që i helmojnë gjithnjë
Shpirtrat e pafat!
DASHURIA
Përherë dëshirojmë të na befasojë me diçka,
Kur na qaset përmallshëm bota është e jona!
Fryma e saj e ngrohtë ndez zjarre të mëdha,
Thellë nëpër damarë, a mbyllet prore jehona!?
Nga udhët e gjata sa herë kthehemi të heshtur,
Diçka të panjohur në pritjen e re zbuluam!
Mes buzëve të etura trëndafili i posa çelur,
Dridhemi dhe vetëm qetësi të thellë du
HAKMARRJE E EGËR
Përtej tokës së heshtur
Deti i trazuar i fjalëve!
Palca e guri e ndezur
Nga goditjet e valëve!
Valët e hakmarrjes së egër
i hapin plagët më të thella!
Inati, që nga koha e vjetër,
Ta kujtojnë jetën në shpella!
Përtej vatrës së shuar
Mallkimi të ndjek pas!
Me dhëmbët e shtrënguar
Tepër i rreptë një vrasës!
Pushoi kënga vendçe,
Tingulli i fundit u shua!
Për zjarrin e një etje
Nuk mjafton një krua!
KATEDRALJA E PRISHTINËS
Fytyrat tona engjëllore të qeshura më në fund,
Ëndrra shekullore lëshon shtat për çdo ditë!
Në gjirin e tokës Nënë gërmohet gjithkund
mbi errësirën e mureve antike të hidhet dritë!
Me Nënën Terezë Kosova lulen e ballit lart,
Udhët e sheshet e lirisë mbushen me përmendore!
Gjergji i Gjon Kastriotit mbi kalë me shpatë,
Tokën e gjakut e lidhi me mbretërinë qiellore!
Me Katedralen Prishtina shumë më e bukur,
Shenjat e shenjta të gdhendura në lisa e në gurë,
Deri në kohën tonë janë ruajtur pa u zhdukur!
Nga dora e huaj s’ do të rrënohen më kurrë!
DRENUSHË E DRENICËS
Natë e ferrit, e lodhur i mbyll ngadalë sytë,
Unë u ula te koka jote -roje besnike drite!
Të ndiej si marrin frymë thellë mushkëritë,
Drenushë e Drenicës e përndjekur nëpër vite!
FAQEZIU
Grykës i pashpirt. I nxiste sherret,
Për së gjalli i hëngri të tjerët!
Prapa shpine gjithnjë foli,
Me ferra e mbyllte çdo shteg!
As vetvetja nuk i doli
Derisa e bëri dheun breg!
Në udhën e pikëllimit,
Skaj lagje së mjerimit
Një nga një u shpërndan natën
Të mërdhirë së ftohti!
Mbuloi balta baltën,
Asnjë pikë loti!
RINI E PLEQËRISË
Trotuarit duke ecur ngadalë,
M’ u shkurtuan këmbët, nisi vallëzimi!
Toka u dridh përnjëherë, vallë?
Rruga e madhe pa shenja shqetësimi!
Dridhja ndodhi brenda meje,
Në shpirt u shthur çerdhja e qetësisë!
Një shigjetë më goditi në heshtje
Në pragun rinor të pleqërisë!