2016-10-31

Nga Flori Bruqi : Lufta e Tretë Botërore


Image result for lufta e trete boterore


A do të jetë Lindja e Mesme mishëruese e asaj që “fuçia e barutit ballkanike” qe në vitet fill para 1914-s? Ndoshta të përmendet rreziku i një lufte të tretë botërore, siç ka bërë disa herë Papa Françesko, është një provokim. Por është e vështirë të mohohet se sistemi i Shteteve të Lindjes së Mesme ndodhet sot në një gjendje, së paku, po aq të rrezikshme sa ajo e Ballkanit në fillim të shekullit të shkuar e që është fatkeqësisht pranë shkatërrimit.

Siria, Iraku, Libia, Jemeni dhe Afganistani janë teatër luftërash civile (ose të autorizuara) që duken të pafundme. Terrorizmi kërcënon Egjiptin, Tunizinë, Libanin dhe vendet e Gjirit. I ashtuquajturi proces paqeje arabo–izraelit tashmë është një etiketë, së cilës nuk i beson aspak kërrkush, ndërsa kuadri politik i Palestinës dhe Izraelit është gjithnjë e më tepër rob i skajshmërisë ksenofobe.

Megjithë marrëveshjen e arritur nga 5+1 dhe nga Irani mbi dosjen bërthamore të Republikës islamike, tensioni në zonë ndërmjet mbretërive sunite dhe Izraelit nga një anë, e Teheranit nga tjetra, nuk ka shenja pakësimi. Përkundrazi ngarkohet gjithnjë e më tepër. Shtetet e Bashkuara që, mbi themelin e kësaj marrëveshjeje do të donin të rindërtonin udhëheqjen e tyre rajonale, duhet të vërejnë se si ajo përfaqëson në sytë e aleatëve të tyre “gurin e skandalit”.

Ndërkohë ISIS fuqizon praninë e tij në tokat e kalifatit, lëshon qortime për “felëshuesit” e Hamasit dhe Hezbollahut, krijon idhtarë në kampet e refugjatëve të Libanit dhe në rripin e Gazës, ashtu si në Somali, Libi, Tunizi, Egjipt, Nigeri, Afganistan, përveç Perëndimit. Por nëse një spikamë ka zotëruar faqet e gazetave verore dhe programet e qeverive europiane, ajo ka qenë dhe është “mësymja e refugjatëve” dhe jo ajo e shpërthimit të mundshëm të gjithë Lindjes së Mesme, me rrezikun e përzierjes së fuqive më të mëdha në plasjen e saj.
Image result for lufta e trete boterore
Po të ishim në një gjendje mirëkuptimi apo përputhje interesash ndërmjet mbifuqive planetare dhe kuadri makroekonomik të ishte i zbrazur nga shqetësimet e përhershme, kjo vëngërí mund të kuptohej edhe se nuk mund të falej. Por nuk është kështu. Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Rusia janë majë më majë mbas bashkëngjitjes së Krimesë nga ana e Moskës dhe politikës së Putinit në Ukrainë: presidenti rus ka zbuluar jo vetëm tonet, por edhe praktikat e luftës së ftohtë me dhunimet e vazhdueshme të hapësirës ajrore britanike dhe të vendeve skandinave nga bombarduesit e tij strategjikë. Kina që nxjerr në pah një nacionalizëm gjithnjë e më muskulor në Lindjen e Largët, duket se po i afrohet ndeshjes ndërmjet dy elementëve të papajtueshëm: një rritjeje ekonomike të drejtuar nga zhvillimi i kërkesës së brendshme dhe ruajtjes së rolit zotërues të Partisë Komuniste (dhe të Ushtrisë Popullore të Çlirimit).
Image result for lufta e trete boterore
Evropa, nga ana e saj, është në vështirësi përballë të papriturave të rënda që peshojnë mbi të ardhmen e bashkimit të saj politik: nga euro në rritjen ekonomike, nga punësimi te politika me refugjatët, për të mos folur për politikën e mekur të jashtme e të sigurisë së përbashkët. Ndoshta diçka po ndryshon edhe se bëhet fjalë vetëm për deklarata synimesh: kryeministri anglez, David Cameron u tregua i gatshëm për sulme ajrore kundër forcave të ISIS-it në Siri, dhe presidenti francez, François Hollande po vlerëson nëse duhet të marrë pjesë në bombardimet. Por është pikërisht në Lindjen e Mesme që Evropa dhe Perëndimi bëjnë pak ose asgjë. Siç duket, në Washington, Londër, Paris dhe Berlin duhet të jenë të bindur se Al Bagdadi përbën një rrezik më të vogël sesa ai që përfaqësonte Ghedafi: sa arrogancë atëherë kundër Libisë, sa ndrojtje sot kundrejt Shtetit Islamik! Megjithëse kur u bombardua Ghedafi pa mëshirë, prej vitesh kishte pushuar së qeni një kërcënim për bashkësinë ndërkombëtare dhe një përkrahës i terrorizmit. Ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për “kalifin e besimtarëve”, katalizator për islamizmin më të dhunshëm e më skajor. Megjithëse nuk përbëjnë pjesën më të madhe të forcave kryengritëse që luftojnë kundër regjimit kriminal të Assadit (që ka bombarduar Alepin e “tij” me më shumë egërsi sesa ajo me të cilën Hitleri rrafshoi Varshavën), milicianët e Kalifit janë maja e tyre e diamantit: jo rastësisht janë ata, kundër të cilëve regjimi ka përqendruar trupat e tij më të mirë dhe aleatët e tij më të çmuar, hezbollahët libanezë.
Image result for lufta e trete boterore
Pikërisht përzierja e tyre është duke vënë në një provë të fortë baraspeshën e brishtë të Libanit, të paralizuar nga më shumë se një vit për zgjedhjen e presidentit të ri (kristian maronit), të lodhur nga vala e më shumë se një milion e dyqind mijë refugjatësh nga Siria (në një popullsi pak më shumë se 4 milionë) dhe të sfiduar haptas nga një lëvizje ndërfetare e ndërklasore (You Stinck!) që, duke u nisur nga kriza e lindur me mbledhjen dhe bluarjen e plehrave, padit korrupsionin dhe pazotësinë e regjimit.

Mbi të gjitha, roli i luajtur nga hezbollahët në Siri rrezikon të tërheqë Izraelin në luftën civile siriane. Qeveria e Tel Avivit, mbasi ka pësuar dështimin e marrëveshjes mbi bërthamoren iraniane, sigurisht nuk i ka dorëzuar armët. Megjithë kritikat e shumta të rëna mbi kryet e Netanjahut për furinë me të cilën kërkoi të kushtëzojë në funksion kundër-Obama procesin politik amerikan (që simbas nja njëqind rabinëve amerikanë rrezikon të tërheqë mbi hebrenjtë e përtej Atlantikut akuzën e rëndë të pandershmërisë), kryeministri izraelit vazhdon ta interpretojë gjithë kuadrin rajonal në dritën e kërcënimit jetik të përfaqësuar nga një Iran teorikisht në gjendje të zhvillojë armën bërthamore (edhe se Izraeli është e vetmja fuqi bërthamore e Lindjes së Mesme, me më shumë bomba se Franca dhe Britania e Madhe).
Image result for lufta e trete boterore
Në këtë vështrim, të provokohet rënia e regjimit të Assadit dhe të nxirret jashtë luftimit Hezbollahu, aleatët e rëndësishëm të Iranit, është një objektiv që mund të ligjësojë “somalizimin” e Sirisë dhe infektimin e Libanit. Në një perspektivë të tillë, rreziqet e një shkallëzimi të tensionit ndërmjet Iranit dhe Izraelit, me një përzierje të mundshme të mbretërive sunite të Gjirit nuk janë anësore; do të ngrihej tensioni i marrëdhënieve me Moskën, që sidoqoftë mbetet një aleate e Sirisë dhe një bashkëbiseduese e interesuar e Iranit. Marrëveshja mbi bërthamoren iraniane (Joint comprehensive plan of action, Jcpoa) parashikon një periudhë të gjatë përcaktimi (deri në 15 vjet) dhe faza të ndryshme në sendërtim. Kjo iu jep kundërshtarëve të saj mundësinë e një strategjie të përpunuar kundërshtie.
Image result for lufta e trete boterore
Por është periudha që shkon nga lëshimi i “certifikatës së mirësjelljes” Iranit nga ana e Aiea (Agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore) në janar 2016 dhe hyrjes së administratës së re amerikane, më 20 janar të vitit pasues, që përfaqëson “dritaren e mundësive”. Megjithëse marrëveshja është një sukses për firmuesit dhe një shenjë “e rrallë” bashkësie qëllimesh të 5 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbetet fakti që është arritur me kundërshtimin e egër të aleatëve kryesorë amerikanë në rajon: Izraeli dhe Arabia Saudite, dy nga tri fuqitë rajonale (e treta është pikërisht Irani). Në vështrimin rajonal, fuqia e saj destabilizuese është e dukshme, së paku në kohë të shkurtra e të mesme: vetëm zbatimi me sukses (ose më mirë vërtetimi i heqjes dorë nga ana iraniane e çfarëdo dëshire bërthamore me karakter ushtarak) mund të ndihmonte qëndrueshmërinë e rajonit. Por që të ndodhë e gjithë kjo duhen vite.

Siç shihet, janë të gjithë elementët që një krizë shumë e rëndë rajonale të mund të kthehet në një konflikt të përmasave më të gjëra e të papërcaktuara. Në mënyrë paradoksale, siç vërente edhe politologu amerikan, Jospeh Nye, është pikërisht baraspesha bërthamore, që ende zotëron sistemin ndërkombëtar në tërësinë e tij, që jep sigurinë më të mirë që një shkallëzim i mundshëm të ndalohet para se të arrijë të shkaktojë luftën e tretë botërore në pak më shumë se një shekull.

*Vittorio Emanuele Parsi është profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin katolik të Milanos. Nga 27 maji deri më 27 gusht ka kryer shërbimin si kapiten i një fregate të Rezervës së zgjedhur të Flotës Ushtarake pranë shtabit të përgjithshëm të Unifilit në Naquora (Liban), në misionin e OKB-së.
Image result for lufta e trete boterore



“MIRROR”: LUFTA E TRETË BOTËRORE MUND TË JETË 30 SEKONDA LARG


Koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga SHBA-të ka njoftuar se brenda ditës kanë kryer 24 sulme kundër ISIS, përderisa Rusia pretendon se ka sulmuar 55 caqe të grupit ekstremist.

“Mund të jemi vetëm 30 sekonda larg fillimit të Luftës së Tretë Botërore, përderisa tensionet ndërkombëtare mbi Sirinë, e cila është fuqi baruti, kërcënojnë që ta ndezin luftën”, shkruan “Mirror”. Koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga SHBA-të ka njoftuar se të shtunën ka kryer 24 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, ndërkaq Rusia pretendon se ka sulmuar 55 caqe të ISIS dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se sulmet e Perëndimit nuk po japin rezultate.

Por rebelët në terren po pretendojnë se sulmet ajrore të Moskës, të kombinuara edhe me sulmet në terren nga forcat besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad, gjithashtu kanë sulmuar edhe grupet rebele që nuk kanë lidhje me IS-in, përfshirë këtu edhe grupe të luftëtarëve, të cilët janë trajnuar nga Shtetet e Bashkuara.

 Përderisa hapësira ajrore mbi Sirinë është e mbingarkuar, komandantët ushtarakë kanë frikë se avionët ushtarakë, helikopterët, dronët dhe raketat mund të përplasen aksidentalisht dhe kjo gjë mund të ketë pasoja globale. Një ekspert ushtarak paralajmëron se, organizimi në një hapësirë të tillë komplekse nuk është i mundur.

Image result for lufta e trete boterore

“Duke pasur parasysh gjithë atë trafik ajror, ka shqetësime të vërteta se avionët mund të përplasen apo të goditen, gjë që mund të çojë në keqkuptime. Kjo do të thotë se për disa sekonda mund të eskalojë situata, e cila mund të çojë deri në fillimi i luftës”. Adrew Foxall, ekspert rus, thotë se një gabim në hapësirën ajrore siriane mund të çojë deri tek incidentet diplomatike me përmasa katastrofike.

Por, makthi më i madh është nëse lufta fillon nga koalicioni global anti-ISIS kundër mbështetjes që Putini po u bën forcave të Assadit dhe kjo gjë do të shtronte terrenin që konflikti të shpërthente në të gjitha anët. “Rusia ka qëllime të ndryshme nga koalicioni i NATO-s dhe i Perëndimit, të cilët po luftojnë për demokraci dhe ndryshim të regjimit në Siri.

Qëllimi i Kremlinit është që në Siri të vazhdojë regjimi prorus”, thotë Foxall. Por, një intervenim i Kinës do ta komplikonte më shumë situatën, për shkak të frikës se sulmet ajrore kundër ISIS mund të bëhen pretekst për të sulmuar grupet e rebelëve sirianë.



 Lufta e Tretë Botërore

world war

Forcat e Armatosura të Turqisë të martën kanë rrëzuar avionin rus afër kufirit turko-sirian dhe e ashpërsuan shumë konfliktin që po zgjerohet gjithnjë e më shpejt dhe gjithnjë e më paparashikueshëm, thuhet në një analizë më të gjerë të CNN.

Të kthehemi një hap pas dhe të shikojmë ç’e ka nxitur luftën në Siri: Vetëm disa ditë pas sulmeve në Paris, njëri nga sulmet më të mëdha terroriste në truallin evropian pas Luftës së Dytë Botërore – dhe derisa Brukseli, kryeqyteti jozyrtar i Bashkimit Evropian edhe më tej është paralizuar, një anëtar i NATO-s e ka rrëzuar avionin luftarak rus.

Po të kishte ndodhur kjo gjatë Luftës së Ftohtë, mund të kishte shpërthyer lufta bërthamore.

Për fat konflikti ka mbaruar. Në vend se të japë numrin e bërthamorëve, kryetari rus Vladimir Putin ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, e edhe NATO po ashtu ka ftuar një mbledhje të veten urgjente.

Këta hapa nuk duhet interpretuar gabimisht si dëshmi qetësimi; Rusia e hidhëruar e ka quajtur Turqinë “ndihmëse e terroristëve”, e Putin ka tërhequr vërejtjen për “pasoja serioze”. Kjo është e fundit nga shumë ngjarjet që kanë nisur konfliktin më të komplikuar në botë, transmeton Koha.net.

Menjëherë pas masakrës në Paris, papa Françesku, ka deklaruar se sulmi terrorist është pjesë e Luftës së Tretë Botërore. Ndërsa ajo që merr formë të luftës botërore në këtë shekull është vetë lufta në Siri.

Konflikti sirian u bë fatal në vitin 2011, kur kryetari Assad thirrjeve për demokraci iu përgjigj me masakrim të demonstruesve dhe ai pastaj u shndërrua në spirale të dhunës globale. Ditë pas dite rritet numri i konflikteve që ndikojnë në shpërthimin e luftës në këtë pjesë të Levantit duke sjellë forcë të re të armatosur dhe më shumë rekrutë.

E gjitha filloi nga konfliktet e aktivistëve prodemokratë dhe të forcave të Assadit: Ai tërhoqi pas vetes të gjitha grupet e armatosura kundërshtare të opozitës. Ktheu të moderuarit kundër ekstremistëve dhe ekstremistët kundër ultraekstremistëve.
Image result for treci svetski rat
Tërbim ndërmjet shiitëve e sunitëve dhe ndërmjet arabëve e iranianëve, luftohet kundër milicive që përkrahin arabët në Gjirin Persik. Front al Nusra i Al Kaidës i konkurron Shtetit islamik, kurdët luftojnë kundër Shtetit Islamik dhe kundër Ushtrisë siriane, e Turqia lufton kundër kurdëve derisa me pavendosmëri lufton kundër Shtetit Islamik dhe instinktivisht e do largimin e Asadit.
Image result for treci svetski ratImage result for treci svetski rat
Ka edhe shumëçka që tërheq pasojat gjeopolitike. Aty janë Rusia e ShBA si dhe “koalicioni kundër ISIS”, e së shpejti edhe blloku i Francës për luftë kundër ISIS-it

Edhe pse edhe Rusia e edhe Turqia lavdërohen se po luftojnë kundër ISIS-it, armikut të botës, është fakt se edhe njëra e edhe tjetra kanë qëllime të veta, për ç’shkak rrëzimi i avionit rus të martën nuk do të hedhet si rastësi në teatrin e luftës.
Image result for treci svetski rat
Rusia është në Siri jo për të fituar ISIS –in,por për të shpëtuar regjimin e Assadit si aleat afatgjatë i Rusisë. Turqia ka dy qëllime: Dëshiron të thyejë krahun e kurdëve, të cilët synojnë pavarësinë dhe po ashtu të rrëzojë Assadin.

Dhe deri sa synimet e Turqisë dallojnë nga synimet e aleatëve të NATO –s, sidomos për shkak se Ankaraja kryesisht e ka injoruar ISIS –in, armikun e kurdëve, Aleanca e NATO-s pajtohet kur bëhet fjalë për antipatinë ndaj Assadit.

Image result for treci svetski rat

Në lojë është edhe roli më i madh gjeopolitik. Rusia punon që të shkatërrojë autoritetin amerikan në Lindjen e Afërt duke i dhënë nxitje planit të Putinit për provokim dhe sfidë Washingtonit.

Derisa Barack Obama përpiqet ta bindë Amerikën të jetë shumë e matur në mundjen dhe në degradimin e ISIS dhe që kjo luftë të japë rezultate, Putin ka dërguar forca të mëdha ushtarake në Siri dhe konfliktit i ka dhënë formë tjerë.
Image result for treci svetski rat
Assad ndoshta ka qenë buzë humbjes së pushtetit, por Putin, i cili lufton në anën e njëjtë sikur dhe Irani e Hezbollah, u përkujdes që kjo të mos ndodhë shpejt. Pas sulmeve të ISIS-it në Evropën Perëndimore, duket se gjasat janë edhe më të mëdha që Assadi të mbetet.

Ky është veçse fillimi. Të gjithë në këtë luftë kanë armiq e miq në anët kundërshtare.
Image result for treci svetski rat
Kështu duket lufta botërore: Aleatë të çuditshëm, plane ballafaquese, aleanca të krijuara me qëllime të caktuara.

Në “luftën e shenjtë të Sirisë” marrin pjesë shumë vende. Vjet ShBA krijuan koalicionin gjerë nga më shumë se 60 shtete. Nga Koreja Jugore tek Australia,qeveritë e këtyre vendeve në shkallë të ndryshme kanë marrë pjesë në luftë kundër Shtetit Islamik.
Image result for treci svetski rat
Gjatë kësaj kohe Shteti islamik ka zgjeruar rajonin operativ. Ka degë të reja dhe pasuesit e tij po sulmojnë në gjithë botën. Organizata me seli në Siri jo vetëm kontrollon territore në Siri e Irak, pasuesit e tij kanë ndikim të madh në Libi, siujdhesën egjiptiane Sinaj, në Nigeri dhe në pjesë të tjera të Afrikës.
Image result for treci svetski rat

Lista e grupeve që pohojnë se janë besnikë të Kalifatit të vetëshpallur përfshinë dhjetëra mijëra kilometra katrorë e të tillë ka edhe në Afganistan, Indonezi, Pakistan, Algjeri e Filipine, transmeton koha.net.
Image result for treci svetski rat
Një numër i madh njerëzish nga kombe të ndryshëm kanë vdekur në Siri e Irak. Ndërsa, propaganda terroriste e Shtetit Islamik ka publikuar vrasje të amerikanëve, britanikëve, egjiptianëve, japonezëve, koreanëve, kinezëve e të civilëve të kombeve të tjera.
Image result for treci svetski rat
Refugjatët nga Siria kanë arritur deri në Uruguaj, e me sulmet terroristëve të individëve të lidhur me luftëtarët sirianë, janë vrarë jo vetëm njerëz në Siri, Irak, Liban e Turqi, por edhe në Kanada, Francë, Australi, Nigeri, Danimarkë, etj. Të mos harrohet Egjipti, ku para dy javësh, u binden edhe ekspertë e edhe autoritetet e Moskës se aeroplani rus i udhëtarëve u rrëzua qëllimisht.
Image result for treci svetski rat
A tingëllon si luftë botërore ?

Kur themi “luftë botërore” rëndom mendojmë në dy konflikte të mëdha të shekullit 20-të.
Image result for treci svetski rat
Vërehet se kësaj radhe ShBA refuzojnë të përfshihen – kjo është dëshirë e publikut që të mbetet jashtë konfliktit dhe thotë: “Kjo nuk është lufta jonë”.
Image result for treci svetski rat
"Nuk është sigurt sa do të zgjasë kjo. Por ndoshta duhet kujtuar se këto luftëra kanë përfunduar vetëm kur ShBA nuk kanë mundur të shtiren se atë nuk e godet konflikt brutal i cili po tërbohet mijëra kilometra larg brigjeve amerikane”, thekson CNN.



Donald Trump: Planet për Sirinë mund të çojnë në Luftën e Tretë Botërore



Donald Trump e sulmoi sërish kundërshtaren e tij, Hillary Clinton, duke shënjestruar këtë herë vizionin e saj në politikën e jashtme. Planet e Clintonit për Sirinë – tha kandidati presidencial republikan, – mund të çojne në fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

Bindja e tij është se Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen më shumë te mposhtja e ISIS-it, sesa te përpjekjet për ta bindur presidentin sirian Bashar al-Assad të lërë pushtetin.

“Ajo nuk ka asnjë plan të qartë për Sirinë. Me Clintonin presidente do ta gjeni veten në Luftën e Tretë Botërore. Ajo nuk di çfarë bën, siç ndodhi edhe me Libinë dhe me çdo gjë tjetër që ka marrë përsipër. Siria sot nuk është më Siri. Siria është Rusia dhe Irani i ri, që ndërtuam me njërën prej marrëveshjeve më të këqija që unë kam parë ndonjëherë”, tha Trump.

Ish-Sekretarja e Shtetit i mëshon idesë së krijimit të një zonë ndalimfluturimi mbi Siri, çfarë sipas disa zërave rrezikon të shkaktojë konflikt me avionët rusë.

Ndihmësit e Clintonit reaguan me akuzën se Trumpi po shfrytëzon frikën e amerikanëve.

Miliarderi nuk sulmoi vetëm demokratët, por iu kthye edhe vet anëtarëve të partisë së tij, që nuk ia mbështetën kandidaturën. Ai nuk la pa fshikulluar dhe Barack Obamën, për të cilin tha se duhet hetuar për skandalin e “e-mail”-it privat të Clintonit, e iu rikthye edhe lajtmovitit të manipulimit të zgjedhjeve, duke thënë se mashtrimet me votën janë një fenomen mjaft i zakontë.




Bota është shumë afër një Lufte të Tretë Botërore në 60 vitet e fundit, kanë paralajmëruar ekspertët. Rusia dhe Kina, dy shtete që në vitet e fundit kanë shpenzuar miliarda për ushtrinë, shumë shpejtë do të rivalizojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga aspekti i fuqisë dhe prestigjit ushtarak.


Këto shtete dëshirojnë të mbesin superfuqi botërore. Ato janë duke u përgatitur për luftë, raporton tabloidi britanik “The Sun”. Të tre shtetet përbëjnë kërcënim për njëra-tjetrën në disa probleme globale, duke krijuar një balancë delikate që mund të çojë në kolaps.

Një numër ekspertësh kanë identifikuar disa arsye të cilat mund të shpien deri te fillimi i Luftës së Tretë Botërore. Sulmi i NATO-s dhe Rusisë mbi Sirinë, agresioni i Vladimir Putinit ndaj Europës Lindore, dhe lëvizjet e Kinës në Detin Jugor janë disa prej arsyeve për fillimin e Luftës.

Ekspertët gjithashtu kanë shprehur shqetësim për mungesën e stabilitetit të Pakistanit në fuqinë bërthamore, derisa grupet ekstremiste dhe terroriste po rriten dita-ditës në këtë shtet
Parashikimi i studiuesit italian: Lufta e Tretë Botërore është afër, SHBA-të po bien


Sipas studiuesit Luigi Bonanante, ISIS nuk është një tregues i çrregullimit në rritje ndërkombëtar, duke pasur parasysh rënien e SHBA-ve, kriza financiare, shpërthimit të BE-së, rritjen e Kinës dhe Rusisë, që nuk heqin dorë për t’u bërë një fuqi rajonale.

Sipas tij, Lufta e Tretë Botërore është afër dhe kjo dëshmohet nga arsyet që dhamë më lart.


Të gjithë e shohin ISIS si armikun e madh të njerëzimit. Por me siguri nuk është rreziku më i madh.

Sot SHBA-të janë në një fazë rënieje, ndërsa Kina po ngrihet. Dhe Rusia nuk heq dorë nga të qenit një fuqi rajonale. Një situatë tejet e paqëndrueshme.

Sot Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më pak në qendër. Obama ndoshta është interpretuesi i kësaj rënieje. Nuk arrin ta qeverisë botën.

Nuk kemi më një rend ndërkombëtar solid. Pak nga pak kemi hyrë në një fazë anarkie në rritje. Nuk ka më asnjë pikë fikse, ka vetëm një shpërbërje të vazhdueshme.

Një degjenerim që shumë studiues mendojnë se në vitet ‘30 të këtij shekulli do të jetë edhe lufta e tretë botërore.
issi-guerrras
Jo një luftë lokale, ose e lidhur me një interes të veçantë – shih Vietnam apo Irakun – por një luftë që rikthen ekuilibrin e pushtetit, si lufta franko-prusiane e vitit 1870 ose si lufta e parë apo e dytë botërore.

ISIS është një nga shumë treguesit e shkatërrimit të botës sonë.

*Bonanate ka zhvilluar “teorinë e luftës formuese” sipas së cilës rreth çdo 70 vjet një luftë i ripërcakton ekuilibrat. Ai është një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.


Image result for lufta e trete boterore
Republika e Kinës po përgatit diçka të madhe gjatë  fundvitit  të këtij viti ?


Buxhetet ushtarake të Rusisë, Kinës por edhe të Shteteve të Bashkuara janë duke u rritur në mënyrë drastike, derisa Kina ka forcuar pozitat e saj në detin e pjesës jugorë të Kinës.
Kur ekonomia globale u shemb në vitin 2008, financieri global George Soros, ka shkruar një libër në të cilin shpjegon se çfarë është dashur të ndërmerret nga ana e qeverisë dhe institucioneve bankare për të parandaluar krizën ekonomike globale.
Gjatë një artikulli të botuar së fundmi në “New York Revies of Books”, Soros jep paralajmërime serioze që na prek gjithë neve, transmeton lajmi.
Soros i cili kohë më parë kishte paralajmëruar se do të ketë rrahje dhe kolaps në gjithë Amerikën, tani thotë se koha po mbaron për SHBA-të dhe Kinën mbi çështjen e bashkëpunimit në sferën politike dhe financiare.

Image result for lufta e trete boterore

Ai beson se dështimi i bashkëpunimit pa dyshim se do të na qojë në probleme të mëdha gjatë dekadës së ardhshme, dhe madje edhe në luftën bërthamore.

“Qeveria e SHBA-ve nuk mund të fitojë shumë, por mund edhe të humb shumë me prishjen e marrëdhënieve me Kinën. Me fjalë të tjera, ata nuk mund të ndikojnë shumë në përparimin e Kinës, por edhe nëse ka ndikim, kjo do të ishte e rrezikshme për SHBA-të.
Image result for lufta e trete boterore
Presidenti Si Jinping ka marrë përgjegjësi personale për ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Nëse reformat e tij nuk janë të suksesshme, ai do të mund të fillonte konflikte të jashtme në mënyrë që të ruajë pushtetin dhe unitetin e vendit. Kjo mund të çojë në faktin se Kina mund ti bashkohet Rusisë si financiarisht, politikisht dhe ushtarakisht. Në këtë rast, nëse konfliktet e jashtme do të përshkallëzoheshin në një konfrontim ushtarak me aleatin Amerikan dhe karshi Japonisë, mund të themi se do të fillonte lufta e tretë botërore”, shkruan Soros

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...