Prishtinë, 17.12.2022.
Takimi u hapë sot në ora 12:00 me ekspozenë e Kryetarit të LSHK-së Prof.dr.Shyqri Galicës, për të vazhduar me pas me seksionin letrra-“Poezia Sot”.Të pranishmit folën për poezinë si dhe rolin e sajë në shoqëri ku referuan Profesoresha dhe poetja nga Gjakova z.Migena Arllati, shkrimtarja nga Shqipëria Trendafile Molla si dhe profesoresha dhe poetja Naxhije Kastrati nga Peja. Nè orët e pasditës u përuruan edhe 8 vepra letrare dhe publicistike te t disa shkrimtarëve nga LSHK .
Gjatë këtij takimi u dorëzuan edhe çmimet letrare të Manifestimit letrar për poetin dhe studiuesin e ndjerë Akademik prof.Dr. Esad Mekulin, si dhe u dorëzuan çmimi Letrar "Esad Mekuli" i LSHK-së për krijimtari të përgjithshme letrare të shkrimtarëve :” Bardi I”,artistit dhe poetit e shkrimtarit Akademik Idriz Berisha-Xhixhit, : Bardi II :shkrimtarit,studiuesit dhe poetit Flori Bruqi dhe Bardi 3:poetit Isa Bahtijaj.
Romani "Shamia e nënës" është një roman për dhembjen e Bardhit, që ka humbur të ëmën, me fytyrë engjëllore, në moshë relativisht të re, ndoshta kur ende s’i kishte mbushur të dyzetat. Në narracionin e tij, autori i romanit në fjalë, Rrahim M. Sadiku, është shprehur hapur, pa fshehur asgjë, as dhembjen deri në lemeri, as vuajtjet në varfëri ekstreme, por as përballjen e tij me gjithë andrallat e botës....Ai ka shkruar një roman, kësaj here me elemente autobiografike, ku është paraqitur gjithë jeta e një të riu, e Bardhit mitar, i cili veç varfërisë, do të mbetet edhe pa nënë, që prej kohësh lëngonte nga një sëmundje e rëndë, por pa u ndalë asnjëherë si në punët e shtëpisë, ashtu edhe në ato, madje tepër më të rëndat, punët e fushës.Hapësira e shtrirjes së kujtimeve kap një periudhë që nga mosha e njomë e Bardhit, duke filluar nga fëmijëria e hershme, kur lozte në pluhurin e truallit të vjetër edhe me qenin e tij e deri në ditët dhe javët që ndërrojnë truall, për të jetuar atje në majë të kodrës, në Shetorr të Vendenisit...për ta vazhduar jetën në një kasolle të vogël.
Në truallin e moçëm Bardhi ishte lindur, ku edhe kishte hedhur hapat e parë, e në të cilin kishte kaluar fëmijërinë e hershme, përherë nën kujdesin e nënës, e cila ia ka mësuar, si thuhet, hapat e parë të ecjes në jetë.
Ndërtimi i strukturës së romanit "Shamia e nënës" të Rrahim M. Sadikut, mund të thuhet se është një autobiografi artistike, thuajse e rrallë në letërsinë tonë, jo vetëm për faktin e shtjellimit të ngjarjes, as vetëm për strukturën kronologjike, që nuk e ka shpërbërë as kur është lodhur me rrëfimin, madje as vetëm për dialogjet e kursyera, por aq të domosdoshme, edhe përkundër faktit se në tërësinë e ligjëratës së romanit, shtrihen hapësira të pafund të një jete, e cila po përgatitej të mbyllej, kur duhej të vazhdonte.
Rrahim M. Sadiku krijon një monument për atë që quhet dashuri prindore, krijon një lapidar krejt të freskët me gjuhën e rrëfimit, për vdekjen e një personi, në këtë rast të nënës së tij, Bidës, së cilës mezi priste t’ia dëgjonte zërin, sa herë që kthehej nga shkolla, apo kur i kthente delet nga kullosa...ndaj vegimet e tij për të ëmën vinë tashti përmes romanit në fjalë si pjesë e kujtimeve.
Autori Sadiku me romanin "Shamia e nënës" ka krijuar një model shkrimi, që na ka munguar, ndoshta vetëm për faktin se ata që kanë përjetuar tragjedi të këtilla, nuk kishin fuqi krijuese për ta përjetësuar dhembjen e humbjes. Por z. Rrahim M. Sadiku pati guxim dhe fuqi ta bëjë këtë gjë.
Në romanin në fjalë të shkrimtarit Sadiku pra rrëfehet tërësia e jetës të së ëmës, por edhe të vetë autorit...
Janë tablo të bukura edhe dromcat që shpërfillin vuajtjet e varfërisë, siç është humanizmi i mullinxhiut të fshatit, xha Ilazit, pastaj bujaria e shoqes së tij, Hamides, që gjithmonë u gjenden pranë prindërve të Bardhit, kur ata patën nevojë për dorën e tyre... Edhe çastet e punës së Bardhit të detyrave shkollore, pastaj leximi i abetares, por edhe marrëdhëniet me shokë e me shoqe, edhe me nënën më së shumti në këtë mes, që tashti ligjëratën e romanit e shtrijnë në tërë hapësirën e jetës.
Kur lexon me durim dhe me vëmendje romanin "Shamia e nënës" të Rrahim M. Sadikut, një dukuri që hetohet, është galeria e vogël e personazheve që bëjnë jetë në faqet e këtij romani. Një numër i vogël fytyrash njerëzore, nga ata dhe ato që ishin familjarë, fqinjë e bashkëmoshatarë të Bardhit, duke filluar nga i ati, nëna, vëllezërit e motrat. Edhe xha Fejza me tri çikat: Feriden, Xheziden e Fahrijen, besa edhe çika e katërt, Bahtija, pastaj fqinjët: xha Ilazi me të shoqen e deri te e shoqja e Ademit, Azeminja, me shpirt satanai që dinte ta lëndonte shpirtin fëmijëror të Bardhit, siç veproi kur e gjet duke lozur në pluhur, bashkë me qenin e tij.
Përfundimisht babai, e sidomos nëna e Bardhit, normalisht secili shquhej me karakteristikat e veta edhe si pjesë e dhembjes, por edhe si pjesë e durimit, me të cilin i kishte mësuar jeta.
Janë pastaj shokët dhe shoqet e shkollës, që befasohen me zellin e Bardhit për mësim, e sidomos mësuesja Shukrije, të cilët bëhen pjesë e jetës së Bardhit deri në ditën e fundit të jetës së tij në këtë botë.