Kohë më parë doli nga shtypi libri monografikë i Prfof.Dr.sci.Sadik Zekaj"Rrugëtimi im arsimor,profesional dhe shkencor"(Botues "Olymp",Prishtinë 2022,recensent Akademik Prof.dr.Isuf Dedushaj,Redaktor Dr.Drita Berisha,Prof.dr.Emrush Kryeziu,Eronida Ismajli.Libri ka 222 faqe, është i ilustruar më ngjyra.ISBN:978-9951-795-29-6.
Profesor dr.sci.Sadik Zekaj(1953) është mjek, internist, gastroentereolog, doktor i shkencave mjekësore, profesor.
Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishinë (1976).
Pas diplomimit punësohet në Drenas.Për disa mandate ishte drejtor i Shtëpisë së Shëndetit.Specializimin nga Mjekësia Interne e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në Zagreb si dhe studimet posdiplomike më 1984 në Zagreb. Në vitin 1985 në Qendren Klinike Universitare të Lubjanës përfundojë trajnimin dhe subspecializimin nga Endoskopia digjestive.Tezën e doktoraturës e mbon në Univeritetin e Zagrebit më 1988. Më pas vijon trajnimin për Ehosonographi të abdomnit dhe indeve të buta në Universitetin e Beogradit.
Prej diplomimit e derinnë vitin 1999 ka punuar në Shtëpinë e Shëndetit në Dreans.Pas Luftës çlirimtare të Kosovës kalon më punë në Klinikën interne të QKUK-së.Në vitin 2006 zgjidhet prof.dr.në Fakultetin e Mjekësë për lëndë mësimore"Mjekësi interne".Qysh si student,ai ishte zgjedhur demonstrator për lëndën mësimore "Anatomi e njeriut"tek profesori i mirnjohur i kësaj lënde në ish Jugosllavi prof.dr.Marjan Boshkoviq.
Prof.dr. Sadik Zekaj ka botuar një numër të madh punimesh shkencore më impakt faktorë në lëmin e Gastroenterologjise në vend dhe botë.Ka qenë mentor ne udhëheqjën e temave të magjistraturës nga lëmia e gastroenterologjisë , internës etj.
Profesorit Zekaj i urojmë shëndet të mirë dhe shumë suksese në krijimtarinë shkencore nga lëmia e Internes.
Flori Bruqi