Për shkak të
aktiviteteve kriminale, Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj nënkryetarit të
ish Listës Serbe , biznesmenit Milan Radoiçiq, pronarit të kompanive të
ndërtimit Zvonko Veselinoviq dhe tregtarit të armëve Slobodan Teshiq.
Vitin e
kaluar, vëllezërit Zharko dhe Zvonko Veselinoviq, Milan Radoiçiq dhe disa serbë
të tjerë nga veriu i Kosovës u etiketuan në Washington si anëtarë të rrjeteve
korruptive të lidhura me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe ju vendosën sanksionet
e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nën regjimin e këtyre sanksioneve u vendosën
edhe kompanitë në pronësi të vëllezërve Veselinoviq, gjë që nuk ishte pengesë
për ta për të vazhduar punën e tyre në Serbi.
“Kumbarët
nga veriu i Kosovës” tani janë sërish në qendër të vëmendjes së publikut për
shkak të dyshimit se në mënyrë të paligjshme kanë përfituar fitim të madh
material për kompanitë e tyre ndërtimore, gjegjësisht ryshfet, korrupsion dhe
keqpërdorim të ndikimit të tyre .
Televizioni
N-1 raporton se në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të
Britanisë së Madhe, ministri James Cleverly njoftoi një valë të re sanksionesh
që synojnë "aktorët e korruptuar dhe ata që shkelin dhe abuzojnë të
drejtat e njeriut, si dhe autorët e dhunës seksuale në konflikt. “
Sanksionet
zbatohen në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, dhe arsyeja e valës së re të
sanksioneve është festimi i Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Ditës
së të Drejtave të Njeriut.
Sa i përket
Serbisë, sanksionet britanike janë të drejtuara kundër Milan Radoiçiqit, një
biznesmen i angazhuar në aktivitete ndërtimore dhe ish nënkryetar i Listës
Serbe.
Ai dyshohet se ka siguruar kontrata
fitimprurëse me shtetin për kompanitë e tij të ndërtimit nëpërmjet lidhjeve politike
dhe abuzimit me ndikimin politikë.
Nuk u
përmendën politikanët që e bënë të mundur.
Në korrik të
këtij viti, Radoiçiq, i parruar dhe i veshur me një bluzë ngjyrë gri, në
rrjetet sociale ka njoftuar se është kthyer në Kosovë. "Unë jam këtu dhe
ju e dini se çfarë do të thotë kjo," tha ish nënkryetari i Srpska listës në videon e postuar më kryqnë kodrën Kamilja.
Në protestën
e fundit të serbëve në Mitrovicë, Radoiçiq, në mungesë të tij, mori
duartrokitje të mëdha nga të pranishmit si një patriot i vërtetë që lufton për
mbijetesën e jetës serbe në vatrat shekullore.
Aty ku është
Radoiçiq, është edhe Zvonko Veselinoviq, “biznesmen i industrisë së ndërtimit
nga Kosova”, i cili sipas Ministrisë së Jashtme britanike, përdor kontrata
publike për të përvetësuar fondet shtetërore.
Personi i
tretë i sanksionuar nga Serbia është tregtari i armëve Slobodan Teshiq, i cili,
siç thuhet, akuzohet se ka dhënë ryshfet ndaj kryeprokurorit të shtetit të një
shteti tjetër.
Faqja e
internetit e Ministrisë së Jashtme Britanike thekson se paketa e sanksioneve
mbulon individët e përfshirë në "një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale
- duke përfshirë torturimin e të burgosurve, mobilizimin e trupave për
përdhunimin e civilëve dhe mizoritë sistematike".
Këto
sanksione, thotë ai, demonstrojnë përkushtimin e MB. për të mbrojtur shoqëritë
e lira dhe të drejtat e njeriut të të gjithëve dhe kudo.
https://www.vreme.com/vreme/4577994/
F.B
No comments:
Post a Comment