Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI
Analizën e Bedri
Pejnait e pata mësuar në Wjenë më 1974, duke lexuar gazetën “Federata
Ballkanike”. Atëherë kisha mendimin se Kosova republikë na mjaftonte për disa
dekada. Por, programi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që është e arritura më
e lartë gjatë shekullit XX, shkoi më largë në histori. Kosova më 17 shkurt 2008
u bë shtet i pavarur e sovran, me miqë të respektuar si SHBA, Gjermania, Mbretëria
e Bashkuar e shumë shtete tjera demokratike. Pra, shkolla e Hasan Prishtinës,
politika e Adem Demaçit dhe pushka e Adem Jasharit me familje, duhet të mbesin
ende shembull, deri në bashkimin me Shqipërinë Nënë.
Një gur xhevahir që
shkëlqen në faqet e historisë shqiptare përkah haollësitë e vrojtimit dhe
përceptimit është padyshim, veprimtaria publicistike e Bedri Pejanit-Babushi
(1885-1946). I shkolluar nepër kolegje dhe nivele univerztare, por mbi të
gjitha i brymosur me vrragët e hsitorisë sonë tragjike, Bedri Pejani do të ketë
gjithëmonë një rrol të dyfishtë hiostorik. Ishte vrojtonjës i hollë i ngjarjeve
të afrërme, por ishte edhe perceptues i ndryshimeve të kohëve që diktohen në
atapat, që nuk përseritën kurrë, dy herë. Në vijim po e japim një shkrim të
Bedri Pejanit-Babushit, për kohën e rrethanat që u shpall pavarësia e
Shqipërisë, por mbi të gjitha për personat që e realizuan apo e lanë në
pikpyetje historinë pse nuk u shpall dhe reaizua Shqipëria Etnike, në Shkup,
aty ku ishte programuar dhe siguruar nga çdo sulm i barabarëve fqinjë dhe
fuqive evropiane. Mendoi se Bedri Pejani si bashkohanik është njohës i rralë i
të dy taborreve. Por mos të i hyjmë në hak se nuk i kishte informata se si
silleshin Fuqitë: Angli, Francë, Rusi me një bllok; dhe si sielleshin Fuqitë:
Gjermani, Austro-Hunagari dhe Itali në bllokun tjetër, Bedri Pejani ishte i një
fati me vegjëlinë dhe kurrë nuk u largua prej fatit të saj. Mos të shkojmë
mëtej:
Pason
shkrimi i Bedri Pejanit, TRAGJEDIA SHQIPTARE SI E JAHUDIVE DHE ERMENËVE
(Kujtime, shënime e gjykime;
shkrimi nuk ndryshon, botohet integral)
“ Shqipnia e sulltanve të Stambollit per katrë
shekuj e ma nuk ka pasue aq sa asht dermue pasi besovi se u shlirue.
Statistikat e rrenimeve na mungoin.
Por, po t` i laimë nji anë mizorit e periodes së pushtimit e të stabilizimit
turk në Shqipni, mendimi fiton 100%.Dhe Armenia ka psue me zi se na në kohë të
luftes së madhe dhe Jahudive ua pat takue m` u shpernda më katrë cipat në kohë
të sundimit të Romes se Vjeter. Por, me ket ndryshim: Shqipnia asht shkretue
nga dora e shqiptarve kurse ermenit u faruen prej Turkies e Jahudi nën shpaten
e pushtuesve.
Tragedia e jonë, kahdo
qi t` a kapish, asht typike, e vetme në sojin e saj në histori të popujve. Ka
ndonji popull në ftyrë të tokes qi, me t` u shlirue nga robnia, të nxierrë me
mija TRADHTORË, tre napoliona për krye, me duzina kondotteri te paguem pak ma
shtrejt? E nga çdo klasë, nga çdo kategori? A m` u zemrue, a m` u tallë apo me
të ardhë gjynah. Aata të trenapolitikaanve, kur paradoin neper andrrat t` ona
si nji farë regjimenti apo division derrash, të ngriten vetem për nji
minut të voglë. Pastaj, ata kaloin dhe
ti qertesohesh. Këtyne të shkretve, neper kondita qi jetuen e neper lluga ku u
mbytë Shqipnia nuk u takon as njimijperqindsha e kobeve. Ky asht nji lement
viktimë. Me të ardhë gjynah m` u mendue keq per te… Pse plaga asht fellë e
surat tjatrë kan faktoret e tregtis.
Per t` i hetue këta,
po na duket ma mirë me, fillue nga alfa e kohës së librimit, qi u quajtë e
librimit me gabime e pahir.
Kompozita e kongresit të Vlones
Kompozita e
Vlones mund të klasifikohen kështu:
I
“Grupi i studnetve me mustaqe: pjestaret e
keti grupi axhamish e deshten me të vertetë Shipnin, pse 95%, ishin ritë e
ishin burrnue neper shkollat e ndryshme të viseve të hueja, i kishin kalue
vetëm vakansat neper vendet e tyne dhe kishin gjetë kohë vetem për t` i adhurue
bukuritë e ketij parajsi në dorë të dreqit, si e cilsojte Arapi osmanli.
Edukata të nalta: por, të ndryshme aq sa mund të thuhet fare jabanxhi ndervedi. Krejt pa shkollë, pastaj, aty ku puna i
perkiste njftësis së vendit. Aq xhahila, në ket pikë, sa mos me ka ndonji
problemë social për t` u sherthye, apo ndonji ngatrres per t` u rregullue.
Ishim në kohen e Kongresit së Mukes, qi shkurtohje me pesë fjalë: Jemi vllazen,
s` na dain dot… Shkolla e ketyne per sa i perkiste dallavereve të qarqeve të
diplomacisë së nalt nuk vlejti kurrnja. Qyetrain e evropallive e përfytyrojshin
si dishin a krejt ideale, si ni farë feneri qi, nepër errsitë e natës, u a
ndriton rrugën anive dhe i ruen nga rreziku i shkrepave të bregut… Arha ka
thanë kështu për Shqipninë e Daja e fik vendin po të guxojë kush me na prekë…
Plakun pse e kemi, ashtu ujku i politikës ndërkombëtare e… me mustaqerruemi e
ka punen në pupaj… Ka jetue në gju me gju me diplomatet me në za të Londrës...
Besimi ndaj shoqishoqit nuk u mungojke. Për shka i perkete beses i kishin blue
mirë traditat e vjetra të popullit t` tynë. Burra të fjales, patriota deri në
palcë e naiva deri në ahmaki kur bisedojshin me ndonji karathi si Kemal Vrioni
apo Eqrem Vlora, stylizue në vend dhe perjashta … mi si pat dashtë shekulli i
qyterisë apo shkolla e Tepeldenliut…
Ma të meqmit e këtyne
ishin Gurakuqi me tendencat e tij konservatore e Midhat Frasheri, fanatik në
traditat e shois së vet. Praktikisht, as i pari e as i dyti nuk premtojshin, sa
duhet, nji zotësi per t` i krye në krye të lëvizjes së rilindjes s` onë. Të
shpjegohemi ma açik. Gurakuqi qi kish nji cilësi të rrallë për t` a fitue
sympatinë e çdo njeriu dhe të grumbullive nuk kish nji natyrë indipendenete dhe
ish manjitizue fare keq prej Plakut. Sa për Mithatin, ky ishte aq shumë
skurpulla në jetë të tij private e politike sa, neper konditat e merzitëshme t`
asaj kohe, nuk mund të hajte nji rreth i gjanë e të fuqishëm, pse Vlona si kryeqytet
i Labërisë, nuk ish vendi i evliave e profeteve. Aty na duhejë ndonji karathi
me nji rrugë të caktueme nji herë e mirë. Por, mu ata qi i gezojshin, qysh
aherë, cilsitë e karathinisë ishin teper të ri. Shkurt, ketij grupi i mungojte
prisi, ishte pa krye. Pra, nuk kish nji vlerë kollektive veq se neper raste
fare të rralla, fare të kritikueshme. Nuk ka nji fatkeqsi ma të madhe se kur
livizja asht krejtë e gjallë e i mungon kryet e duhun…
Nji pris energjik me
nji grupë të tillë mund të bajte punë sa m` u çuditë krejt bota… Kajherë,
fatalizma asht mehlemi ma i çmueshem per me t` i prije trut e me të shpëtue nga
çmendina… Lum ay qi mund të bahet fatalist…
II
Grupi i Uqve: ish grupi i paris s` asaj kohe, me nji të kalueme e nji edukatë krejt tjater se ato të Studentve me Mustaqe. Oxhak brez mbas brezi, por deri diku të bastarlluem neper Hugat e pallateve të Stambollit. E, nuk paten guxue me ardhë në kongres me shumicë. E vetmja pikë ku na pat favorizue fati. Per ndryshej qysh diten e parë kura eindenpendences s` onë do t` ishte në mezad. Pak kokra. Jo pse nuk u pat pelqye sofra. Por, raca e dyerve të mdhaja ish mjaftë e meçme per të çmue se mund t` a rrezikoje lekuren, shum e vlershme vetëm per te. Me gjith ket, me t` u stabilizue livizja bashk me vendimet e kongresit, krejt fati i rilindjes s` onë shkojë e raa në dorë të këtij grupi, beriqetli per kah zanati i makiavelave. Ishin plakë i thijë neper rrugat e vendit dhe nepër dhomshtit e koridorreve të Bizances. Ma i riu i tyne, Eqrem Vlora, e kish trashegue shkollen e fiseve aq me bukuri sa me të marrë në qafë kur të priste e të percjellte. E sa ultra-kextra e kish pajtue ket shkollë primitive me atë të Wienes se…
Dhe ky gruoi i Uqve e
dojte Shqipnin. Mos u çuditni dhe mos u zemroni. Me nji ndryshim … të voglë
natyrusht. Me ket dashuri vijte e u trazojte andrra e sundimit e ajo e
shfrytimit. Nji ideal ky, jo i nalt, jo “noblë”. Por, çka. Vetëm në ket mes,
ishte deri tjetrë kund: grushti i Tanzimatit që mbarojë me atë të Turgud Pashës
e të Kryqzades Ballkanike (Lufta e parë ballaknike 1912-HB) i pat hudhë keta në
shkallë të bybrrecave e të brekocave. Nuk guxojshin m` u ndien gajllë perpara
bullojte gjumin tue ua difyue faqen tjaterë të pasqyres. Menjiherë e ndijshin
se energia e… nerva do t` u mungojshin për nji fat të tille e, besa, zhganrra
mund t` ishte shum e mnershme per ta. U mbetje rruga e trathtive, e
dallavereve, e sherdorimeve dhe vrsajeve në gjumë. Zanati i vjeter. Kishin per
alliatë vetem shkollen e vendit. Mirpo, vendi ku u hudhen temelet e Shtetit, me
gjith qi nuk ish vendi i evliave, nuk ish edhe ay i kohes së Tepedelenliut… Me
të fryjte era e livizjeve qi i kanë hije nji populli jo barabrë. Ajo erë qi i
faramakosë Oxhaqet, qi nuk njefë feudalizmë, asht po ajo qi i benë m` u dridhë
bretkocat bile nga jorgani kur nata duket e zezë, me furtunë në prag të deres…
Eksponeti ma za të këtij grupi ishin Myfit Libhova me nji verni patriotizmet e
Ilias Vrioni qi shtihej shokë me naivat. Qy të dy këta ishin ma të modernizemt
e kastes së tyne për kah kultura e energia. I pari dihet se vdiq e i dyti dihet
sesi po jeton.
III
Plaku: ka luejt nji rolë “tait d` unioni” në mes të ktyne dy grupeve. Ismail
Kemali si njeri ish me të vertetë i mirë. Por, patriotizma e tij, kishte lee si
sekretar i Midhat PASHëS ( me origjinë shqiptare,
admnistrator i shkelqyer, ideator dhe zbatues i Kushtetutës, nxitës i kombësisë
shqiptare në Sanxhakun e Nishit më 1876-HB), dhe shkolla e tij, e para
ishte ajo e autokracisë turke. Për kah trut (Ismail Kemali-HB) ishte nji tip
fare i shëndosh. Mund t`a lozte rolin e
nji novatorit, pse çilsitë dhe rrethi nuk i munguen më 28 Nënduer 1912.
Por, dishka i mungoi kryekput mosha. Pra, roli i tij revolucionar mbarojë po
atë ditë qi u ba kryetar i Qeverisë së përkohshme. Fjala “perkohshme “ ka nji
kuptim aq të fellë sa nuk ka nevojë për nji provë tjetër për t` a justifikue
gjykimin. Shkurt, Plaku (Ismail Kemaili) ish palkë, energji e tij ishin dekë
keqas. Jeta e gjatë nepër llugat e mergimit, apathia tragike e nji populli në
zhvillimin e lvizjeve qi kerkon davaja, janë faktor qi e paten çue Plakun drejt politikes së
therorive.
Desh fati i Shqipnis
qi të kemi në krye nji njeri zerbadhë e të meçem, por i dekun për së gjalli.
Me krahun e fortë qi i dha djaleria e gjallë nacionaliste
e asaj kohe, me besimin e madh qi kish populli në famen e tij e shpetovi
situaten e njij minute ma të rrezikshme per Shqipnin. Ni sherbim majftë i
çmueshem. Por, shum i mongut e shum i pa mjaftueshëm kur roli barsohet me
forcat qi ay dispononte.
Bazat e sundimit
A ka nevojë të
shpjegohen?... Mund të shkurtohen me këto dy fjali të Plakut: Shqipnin e bani
Evropa, e do t` a bajë Evropa.!...Kjo besim, mu si murtaja, u shtrië per pak
ditë deri më ke grumbullit ma të errta të Shipnis dhe shkovi krejt flaken e
livizjes, krejt shpresa e krejt nji popullit. I rrethuem nga deti e nga toka, i
mbytun rresht shtat muej nga malraja, revolucioni i 28 Nandorit vdiq aty ku
plasi. Nji pakicë fare e dobët, me Mithat Frasherin në krye, kaloi n` opozitë
per t` i luftue keto baza. Por, krejt kot. Kjo opozitë, shumë e ngusht per kah
numri, kishte nji fe krejt tjater qi shkurtohet me ket devisë. Na
kemi vuajtë per Shqipni, na kemi dekë, na po desim per të. Pra, na
e kemi ba e na do t` a baim…Koha i ka dhanë të drejtë këtyne deri më
24 XII 1924. Po ke se kjo fe ngjallet per së treti në mes të shqiptarve situata
e sotme shpëton pa pikën e dyshimit. Nuk kanë shka na bain as Baldwinat e as
Duçet, Venizelosat e Marinkoviçat. Për fat të keq, kjo fe nuk ish ajo e Palkut
qi gzojte voten e shumices.
Tri porva jo shaka
“Apathia e sundimit, malarja e Vlones,
konditat e randa t` asaj kohe mund të jeen faktorët ma në shej të tragedis
shqiptare qi u zhvillue pa pra e qi, jo vetëm se nuk ka mbarue, por nuk dihet
as pak se kur ka me mbarue. Per qi po flasim, kam nji randësi kryesore tri
livizje:
I
Janina vijonte t` i perbysi sulmet e ushtris
greke. Ardhja e mbretit Greqisë në fron nuk pat ba para. 12000 shqiptarë bashk
me ushtrinë turke qi ishte retirue nga Manstiri na jepshin shpresa të gjalla.
Ushtria serbe ishte ndalue me nji farë armistic. Por, disa rushdieli (thuhejë
ahere me fjalen e Plakut) u kishin shkrue laberve qi luftojshin në Bixhan:
Shqipnia u ba, eni neper shpia të jueja… E shqiptarët të demoralizuem kishin
fillue me i shue llogoret e Janines. Kjo livizje provokojë jo vetem humbjen e Janines,
por atë të Çamris dhe shkretnimin e plotë të Shqipnisë së Jugut (19 II 1913).
Kjo politikë shkaktojë nji luftë t` ashper kundra Plakut me shokë dhe krijoi
konfliktin e parë në mes nacionalsitve.
Po atë ditë qi ra Janina Rasih Dino, delegat i Qeveris në Londer me shifren e
ambasades italiane telegrafojke: Janina shpëtojë nga rreziku dhe i mbeti
Shqipnis…Plaku qau bashk me ata qi nuk deshen t` a mbronin Janinen, pse ish, i
thojshin, nji qytet grek…Pakica nuk qeshi. Por, edhe nuk qau, pse pat çja me
kohë;
II
Nji muej pasi u
shpallë indipendenca e Shqipnis e jo autonimia nen Turki, si këshillojte Axha
Franë, nji dergatë e maleve të Shqipnisë Mesme, tue i ça karakollet e ushtris
serbe në Shkambij ardhi në Vlonë me ket proponim: Jemi marrë vesh me Mirditë
dhe Mirdita me malet e Shkodres per t` u
ra serbve me katrë anë, per t` i cptue e
per t` bashkue Shkodren me Janinë. Armë e fyshek kemi. Besen nder veti e kemi
lidhë. Na kan çue për ta pasë fjalen e Qeveris… Krejtë kabineti vendosi me u
thanë: Perpara! Plaku tha nji ultiamtum: Po kje se nuk hiqni dorë nga ky
vendim, jam i demissionuar… Shumica hoqo dorë. Myfit Libohova i pari.
Dergata u kthye me nji urdhen të kundert dhe ushtria serbe bani sefa, fitoj dhe
mjaftë miq nder ato vise se sa me na vue pushken, pas nji vjete, po me atë
popull qi do të shqiptarizohej tue luftue kundra invadimit të vendit prej të
hujve.
III
Janina pat raa e pas
pak dite ushtria greke i kercnohej Vlones. Nji mbledhi e madhe nën kryesi të
Plakut vendosi dorzimin e, natyrisht dhe shkatrrimin e Qeveris.
Aherë, Is Boletini me
pak fjalë i kundershtovi këtij vendimi: “Armet e mija nuk i kam dorzue as
sulltan Hamidit, as sulltan Reshadit, as kral Petres, e as kral Nikolles.Pra, nuk
kam per t` ia dorzue edhe kral Jorgit. Kisha me u largue nga Vlona per mos me e
damtue pa dashtë. Por, jam i rrethuem nga deti e nga toka.Vendosni si të doni,
por unë, jam i shternguem me e ba deken, bashk me shoket e mij të Kosoves këtu
nepër rrugët e Vlones… U ngreh të hiki. Plaku nuk e lshojë. Bi ket aktitudë të
Kosovarëve vendimi i prerë vdiq e ushtria greke u ndalue ke guri i ylyneçit.
Ajo ishte e zoja me marshue per pak ditë. Por, vetem me pushkë. Këtë nuk e hangri: hapi mund t` i mbetejë në fyt mu ashtu si u mbeti italianëve
me 1920. Kur koha asht e turbullët vetem trimat fitojnë. Mjerë ata qi doin të hecin me mend. Evropa të
dëgjon fare me kujdes, po i fole me pushkë në dorë. Ajo ket e ka per fe. Filozofimet
e parimet u a ka lanë profesorave qi keta
mos të mbeten pa punë, e mos të bajen trima nga zori.
Pra ket fat qi e kemi
sot nuk do t` a kishim. Shqipnia e jonë do të ishte më nji pozitë krejt tjatre
qysh ahere sikur ndonji Is Boletin të merrte nji natitudë pak a shumë trime dhe
ne të dy rastet qi u shenuen ma nalt. Adami pasi nji herë harroi perjashsin,
nuk u kthye më të veç se kur vdiq, thonë legjendat e feve. Shqiptari nuk desh
të vdesi. U masakrue. Mbeti në Arasat dhe psoj fatin e atyne qi therren në
kaspahane. Per te, parajs nuk ka. A do të ketë? Ndoshta dikur. Kondita asht tragjike, por e vetme. Rruga e Is
Boletinave, e veshtirë per Bretkocat.Tragedia shqiptare vijon. Asht dobiçi i dobsive.
Sherrin e ka me bereqet”. (Madrid 28 XI 1928.)
Bedri Pejani ishte
intelektual i provave të mëdha!
Bedri Pejani për të
gjitha pësimet e kombit shqiptar akuzon faktorin e brendshëm dhe atë të
jashtëm. Nga faktorët e brendshëm e dallon për kah tradhtitë Esat Pash Toptanin.Kurse
për kah mizoritë që i kishte bërë dhe po i bënte në kontinutet tradhti edhe më
tragjike e veçon Ahmet Zogollin. Prandaj, e shtron çështjen e fajeve dhe
denimin e tij për këto fakte:
1.”Herën e parë me 101 vjet burg si grabites i pasunive të popullit të të shtypun të Matit dhe si kusar i arkes së shtetit. Për këtë dëshmon populli i Matit, po të jet i lirë, dhe nëpunsat e finances, disa prej të cilëve janë zhdukë e martirizuë për mos me u zbulunë kusarit e Zogollit.
2. Denohet me vdekje
si trathtor pse më 1913 shkoi tinzisht në Beligrad dhe bani nji marrveshje të
msheftë me Pasiçin në dëm t` ekzistences së shtetit shqiptar. Këtë mister (msheftësi)
të pazbuluëm deri me sot, e dije mirë ish deputeti i Shkodrës Nikolla Ivanaji,
i cili ka qenë dragoman në bisedimet e rrjedhuna midis Pasiçit e Zogollit.
3. Denohet me vdekje
si bashkpuntor i të famshmit Arif Hiqmet qi i solli aq dame Shqipnis sa dhe në
fint shkaktoj edhe nji vllavrasje në mes popullit të Dibrës dhe mbolli farën e
përgatiti majën e mersenaris n` at popull, qi ai sot asht ba si lëngira a po
murtaja e vendit t` anë. Kur t` e fitoj lirinë e vërtetë populli Shqiptar tue i
shkallmue vargujt e robnis qi e lidhen sot, banoret e Matit të shypun prej
shekujsh nga dera feudale e Zogollit, kan me kallxue se sa kohë dhe me sa
hospitalitet ka jetue Arif Hiqmeti në kshtjell të Zogollit në Burgajet (Mat).
Dy valixhet e Arif Hiqmetit qi kish lanë në shtepi të Zogollit, deri në mbarim
të vitit 1920, kanë qenë ruejt me kujdes të posaçëm prej familjes Zogolli, pse
ai ja vetëm qi ish bashkëpuntor me nji nga te motrat e Ahmet Zogut.
4. Denohet me vdekje
si tradhtor dhe si mashtrues se në kohën e rebelizmës rrejtë Mbretin (VIDIN)
dhe qeverinë e Diurrësit, të cilëve u dha besen se do t` u ndihmonte tue i
sulmue rebelet me nji fuqi Matjanësh dhe muer tetë mij Napoleona ar për kët
qellim, të cilat para i futi në xhep të vet dhe m` anë tjeter u muër vesh me
rebelet konter Mbretit (Vidit) e qeveris Shqiptare. Po të kish ndergjegje
kombëtare Salih Vuçitërni, kish me deshmue fare bukur për këtë çështje pse ai i
ka pas sjellë nga Durrësi tetë mijë Napolenona Zogut, i cili me nji turmë
matjan duel në qafë Morize, po në vnet qi t` u kërcnohesh, filloj, dhe bani
marrëveshje me ta.
5.Denohet me vdekje si
trathtor për marrëveshjen qi bani me politikanin serb Mlladenin në qafë Murës
(Mat) dhe me Ceno Bej Kryeziun në shtpi të tij në kohë t` okupacionit italian,
mbas luftës botnore. Për këto marrëveshje qi u banë për me e rrxue indipendencen
e Shqipnis, ka dije të plotë Salih Vuçiterni, sot senator i Dibrës, pse ai ka
qenë Dragoman e bashkëpuntor i Zogut në kët rast.
6. Denohet me vdekje
si shkaktar i livizjes Mirditës qi i kushtoj shtetit t` anë dame e sakrifica të
mëdha. Qi të vertetohet se Zogolli ish autori principial i kësaj livizje,
mjafton të studjohet me kujdes korespodenca zyrtare e asaj kohe, n` asht se kjo
nuk do të zhduket prej tij për me humbë gjurmë.
7. Denohet me vdekje
si trathtor për intrigat qi luejti dhe pengimet qi solli në luftën e Vlorës.
Për këtë deshmon personeli i kabinetit n` at-hershëm dhe Z. Qazim Koculi me
shokë.
8. Denohet me vdjeke
për luftat e lëvizjet qi shkaktoj në Dibër e në Kastrat të Shkodrës për interes
të vet e të Serbëve. Mjerimi i shkretnimi qi ende zoton në krahinë të Dibrës e
të Shkodrës dhe marrëveshjet e mshehta qi bante Zogu me konsullin Serb në
Shkoder, janë deshmina të pa kundershtueshme për me vertetue preteksin t` onë.
9. Denohet me vdjeke
si kriminel ordiner për vrasjen e ish deputetit të Dibrës Ramiz Dacit. Për këtë
tragjedi qi të rrqeth shtatin, munt t` api spjegime Hysni Dema, sot nji nga
komandantët besnik të Zogut dhe responsabel për sigurimin e qetësis në Shqipni
të Jugut.
10. Denohet me vdekje
si kirminel dhe si shkaktar i diskreditimit të shtetit Shqiptar për vrasjen e
dy amerikanëve. Për këtë tragjedi të tmershme qi formon të paren ngajrje të
prishjes së besës e të cenimit të hospitalitetit në jetën e kombit t` onë,
mjafton të studjohet me interes dëshminat e bazueme në dokuemnta e n` argumenta
të Haki Stërmillit e të Qamil Çelës qi banë përpara gjykatores politike, në
Tiranë, mbas revolucionit të Qershorit 1924
11. Denohet me vdekje
si komplie në vrasjen e Adem Gjinishit, të Haxhi Jusuf Kazazit e të shoqes së
tij në Kavajë, të Hyesn Bej Çelës, të Shyqri Salihut, të Kurt Kadis e të
Xhemail Veliut në Mat. Për këto krime të kryeme me gishitin e urdhinin e tij,
dëshmojnë aktet zyrtare e hetimeve e autoriteteve qi kanë mbet t` anullueme
deri sot.
12. Denohet si katili
ma i poshtem për vrasjen e prisit të djelmenisë Shqiptare Avni Rrustemit. Liria
qi gëzon sot Katil Jusuf Reçi në Tiranë dhe gradimi i kallauzit Xhemal Herrit
si agjutanat i Presidentit, janë provat ma të gjalla qi vertetojnë se Avniu u
martirizue prej tij. Veç kësaj, për këtë tragjedi të mnershme qi e plagosi djelmenin
Shqiptare mu në zemër dhe i futi popullit nji thikë mu në fyt, dëshmon krejt
populli.
13. Denohet me vdjekje
si ngatrrestar dhe si shkaktar i vëllavrasjes së bame në rrevolucion të
Qershorit 1924. Për këtë asht mjaft të studjohen korrespodenca zyrtare e asja
kohe.
14. Denohet me vdekje
si trathtor për invazjen qi i bani Shqipnis më 24 Dhetuër 1924 me fuqit e
hueja. Për këtë invazijon qi asht nji trathti nga ma të shemtuemet dhe qi ai e
mersenaret e tij e qujtën si “triumf i legalitetit”, janë dëshmues të gjallë e
të pa tronditun, oficerët Vfangellist qi akoma qindrojnë në Tiranë e në sherbim
të shtetit. Veç kësaj, kjo trathti sot vërtetohet edhe prej autoriteteve ma të
nalta e prej organeve zyrtare të Serbisë.
Po si erdhi ky katil
në fronin e Tiranës. Erdhi në saje të një akordi me Nikolla Pasiqin. Akordi i
kishte pesë pika: 1. Xhandarmerinë në Shqipni e formon Serbia;2. Ministër i
Punëve të Brendëshme bahet Ceno Beg Kryeziu; 3. Minjera e Pukës i ipet koncesion
Jugosllavis;4. I lejohet Serbisë një rrugë ferovize (hekurudhë) nga Prizreni
deri në Shëngjin dhe 5. Mali Tarabosh dhe Shën Naumi i dhurohen Nikolla Pasiqit.
Në anën tjetër Shefqet Verlac në Romë, në të njejtën kohë bënte pazare të
njejta por ndoshta edhe ma tragike sepse Bregdeti i Shqipnisë, kthej në nji
dritare prej kah Italia shiqonte më thellë në Ballkani. Këtë Pazar Verlaci po e
bënte duke shpresue, se do bëhet viehrri i Zogollit kusar.
15. Denohet me vdekje
si trathtor për damet e mjerimet qi i solli vendit t` onë me banken gjoja
kombëtare e me huan (50) miljonshë, me koncesionet e me konverzionet e me
prishjen e kishes autoqefale Shqiptare dhe me faljen e Shën Naumit e të
Vermoshit, me traktatet tregtare e me paktin Italo-Shqiptar si e futi Shqipnin
nën protektoraten e robnin Italiane. Për këto deshmon shtypi i botës, aktet
zyrtare dhe traktet e nënshkrueme.
16. Denohet me vdekje
si katil i Heroit të Kombit Bajram Currit, të Zija Dibrës, t` Elez Isufit, të
Suf Xhelilit, të Salih Çekës, të Muço Kupinonoves, të Bajram Veliut dhe të
tjerëve. Për këto krime dëshmojnë vet nëpunsat besnikë të tij, të cilët thonë
se i vranë pse ishin kundershtaret e presidentit katil.
17. Denohet me vdekje
si katili i Luigj Gurakuqit dhe si komplotist i atentatit të ngrefun kontër
Major Shefqet Korçës. Për këto asht mjaft të merret pata sysh liria qi gëzon
Stamolla në Tiranë, shpërblimi qi pat Çatin Saraçi si konsull i Wjenes dhe
pohimi i Hasan Mërkoçit qi bani përpara gjykatores italiane.
18. Denohet me vdekje
për gjithë vrasjet e tjera: burgimet, grabitjet, torturat, internimet e
çendrimet e bame deri tash nga mersenaret e tij mbi popullin e mejrë. Për këto
do të dëshmojnë vetë populli, at herë kur ai me dorë të vet ka me përmbysë
kështjellen e Tiranes.
19. Denohet me vdekje si
njeri responsabel qi asht, për masakrat, vrasjet, burgimet, internimet, djegjet
e damet e bame në Shqipni të Veriut mbas kryengritjes së fundit qi u ba nën
prisin Dom Loro Cakes. Për këtë dëshmon pamja e vrazhdet e shkretnimit qi duke
sot në Mlassit e Veriut, deshmojnë burgjet qi janë mbushë plot me të
pa-fajshëm, dëshmojnë vorret e deshmorëve e të viktimave qi përbajnë numër të
math.
20.Ma në fund denohet
me vdekje dhe duhet linçuë ‘duhet ba
rexhum’ për propognaden krahinore e fetare qi bani me anë t` agjentëve të tij
si Faik Konica me shokë dhe mbolli faren e dasisë në mes të Shqiptarëve, të
cilët të helmuem nga këto intriga , sot janë ndam në Toskë e Gegë, në
Muslimen e në të Krishtenë”, shkraun Bedri Pejani më 1929 nga Madridi.
Bedri Pejani është një
njohës i shkelqyer i realiteti politik në Shqipëri dhe jashtë saj prandaj do të
shkruaj edhe këtë pasqyrim se: “Kosova ka ba nji shkollë nga e kaluara e idhët.
Parndaj lufta në Ferizaj, Rugovë, Tejdri, Plavë, Gusi, Ura e Dallanit, Carralevë,
Çafa e Prushit, Kulinë në jug të Llapit, Merdar, Kumanovë, Drenicë, Llap, Kala
e Dodës, në krejt Shqinpinë e që pushka e tyne nuk është dorëzua kurrë dhe nuk
do të dorëzohet deri sa të jetë jeta, nëse e do nevoja”.
Bedri Pejani e akuzon
Ahmet Zogun edhe si Mbret i shqiptarëve, sepse organizoi vrasjen mizore të
Hasan Prishtinës në Selanik më 1933. Lidhur me këtë, Bedri Pejani e kritikon
edhe parinë shqiptare të Kosovës sepse po i bënte argatin Nikolla Pasiqit dhe
pasuesëve të tij në shumë etapa deri më 1941. Jo vetëm kaq, me vrasjen e Azem
Bejtë Galicës më 1924 po thuej se pushon pushka kryengritëse në Kosovë. “Por,
ajo pushkë sa e njoh, shkruan Pejani, nuk do të pushojë kurrë për deri sa të
çlirohen të gjitha tokat shqiptare që u okupuan më 1912 dhe u riokupuan më
1918, e të cilave okupime Konferenca e Versalles ua dha vulën që të digjen e
piqen në robni Shqipninë e moçme dhe të njomë. Por çdo robni ka fund, e kjo i
asht e njohun popullit kryengritës të Kosovës, i cili aq e do Nanën Shqipni sa
që ajo popullsi ma shumë e zë në Gojë Shipninë se sa Zotin fuqiplotë”, potencon
Bedri Pejani në Madrid.
Bedri Pejani e çorton edhe parin
politike e bajraktare të Kosovës.
“Për çdo muej, shkruan
Bedri Pejani, kral Aleksandri i Serbisë vret e masakron shqiptarë.Por,
politikanët e Kosovës si kokderra, jo që të mbajnë nji distancë me Beogradin,
por i shkojnë në dasmë Kralit vrasës të vogjlisë shqiptare, kralit që nuk la
katund pa bombardue dhe pa forcue livizjen për shpërngulje të shqiptarëve në
Anadolli. Madje në dasmë i shkojnë Kralit në Beograd edhe me peshqeshe, me 99
penë desh e me molla ndë brinjë. Jo vetëm kaq. Krushku i parë i Mbretit kur
martohet, është shqiptari kaparan me tierçi deri në Temishvare të Rumunisë.
Madje pati edhe individa të atillë shqiptar, që çezë nuk kanë përveti, por i
dhurojti Kalit vrasës të shqiptarëve nji veturë “FURGON”. Ky grup katilash politik (batakgji) madje ka formue një
mentalitet duke përhapë KOPALLA nepër oda se: “Kosova ka vdekë për ne”! Këta
batakgji nuk e dinë se kjo tragedi e ka nji çelës shumë të fortë, që do të mund
të çuhesh edhe KALLAUZ, i hapjes së dyerëve të lirisë, për Kosovën. E ai
kallauz është hapja e Shkollave si edukatë politike e Hasan Prishtinës dhe si
kulturë kombëtare e përdorimit të pushkës së Azem Bejtë Galicës dhe Bajram
Currit. Prandaj, mbani në mendë. Nuk japi profeci, por Kosova nuk do të
dorëzohet kurrë para as nji anmikut. Kosova nji ditë ose do të jetë shtet në veti, ose ma së miri do të
shkrihet në gjiun e Shqipnisë Nanë”. Ashtu qoftë! Unë popullit i besoj.
Shkrimi i kushtohet:
Rinisë shkollore, Adem Demaçit, Tahir Sinanit, Zahir Pajazitit, Adem JASHARIT,
Fehmi i Xhevë Lladrofcit-i kushtohet shkollës, politikës dhe pushkës popullore,
për liri dhe pavarësi të Republikës Kosovës-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 22 dhjetor 2022
Prishtinë
Biography
Pejani was born in the city of İpek (now Peja) in the Kosovo Vilayet of the Ottoman Empire on 10 October 1885 with the name Bedri Thaçi, son of Avdi Thaçi (Pejani). To refer to his family origin he used the last name Pejani (from Pejë) as was custom for that period.
Pejani was active in the Nationalist Movement of Albanians in the Skopje region against the Young Turk administration in 1908. He was condemned to death by the Ottoman military court, and according to Sejfi Vllamasi's memories he passed a psychological shock which would affect him later.
He was a delegate at the Congress of Monastir of 1908, and President of the Second Congress of Manastir. At the age of 27 Pejani became a signatory of the Albanian Declaration of Independence. He represented there the regions of Plav, Gusinje, Gjakova, and İpek, and signed under the name "Bedri Pejani". Elected at the first Albanian senate, he represented Kosovo at the Conference of Versailles in 1919.
Pejani was one of the founding members of the Committee for the National Defence of Kosovo, founded in Shkodër in November 1918.
In 1920 he became editor-in-chief of Populli ("The people") after the assassination of Sali Nivica, a newspaper based in Shkodër. During the 1921-1923 period he was head of the People's Party (Albanian: Partia e Popullit) formed by Fan Noli and other liberal-nationalists and member of the Albanian Parliament.
In 1922, after failing to become Minister of the Interior, his relationship with Ahmet Zogu would aggravate. Pejani feared an assassination attempt from Zog's side and had another psychological breakdown. He was sent in a psychiatric hospital in Naples, returning shortly after being recovered.
Pejani was one of the main participants of the June Revolution in 1924, fleeing Albania after the Conservative forces overthrew Noli's government. When Ahmet Zogu came to power, he was condemned again to death in absentia by Zogu's regime, which subsequently amnestied him.
Pejani joined KONARE founded by Fan Noli in Vienna. While in exile, Pejani moved up as Head of the Committee for the National Defence of Kosovo, together with Ibrahim Gjakova and Qamil Bala. During this time the Committee would receive some financial support from Comintern, same as did KONARE due to Noli's and Kosta Boshnjaku's connections. Pejani was a member of Comintern and kept continuous correspondence with it under the nickname Emoraj.
The Italian Invasion of Albania in April 1939 would find Pejani as part of the Albanian exile community in Paris. Though an old opponent of Zogu, Pejani together with other Albanian activists and French politicians (such as Justin Godart) organized a protest meeting in Paris on April 8, 1939. The meeting strongly opposed the invasion of Albania and called for western democracies to react. He had previously forwarded a memorandum to Neville Chamberlain, British Prime Minister of the time through the French authorities as leader of the Popular Party (French: Parti Populaire) and the Albanian community of France on April 5.
Pejani came back to Albania where he was arrested for anti-fascist and bolshevist activity and imprisoned in Porto-Romano near Durrës. He was released after Italy's capitulation.
During the Nazi Occupation, Mustafa Kruja and Shefqet Vërlaci would encourage him of taking a more active role. Assisted by the German emissary of Nazi Germany, Franz von Schweiger, and along with Xhafer Deva, Pejani created in 1943 the Second League of Prizren in order to protect Greater Albania, which, created in May 1941, was now in danger, because of political vacuum.
Pejani's idea was that "the Albanians should be armed, so the end of the war, which was near, didn't find them unprepared and with hands up". In a document sent to the Führer from the position of the President of the Second League of Prizren, he took over to mobilize 120,000 - 150,000 Albanians under Nazi command. The German side would call the numbers "demographically impossible" and Pejani as "abnormal".
In 1946, Pejani was captured by the Albanian partisans and handed over to the Yugoslav side after having confessed in 13 pages his actions and beliefs and handed over to Petro Marko. Due to health issues he was hospitalized in Prizren, where allegedly he was poisoned, and died on July 6, 1946.