2022-12-30

SERBIA FASHISTE VESHTIRË E KA TË DEMOKRATIZOHET

                         





Akademik Prof Dr Hakif Bjarami

                         Serbia e ka të vështirë të zbres nga pozicioni fantazmë “popull i qiellit”, në popullsi normale civilizuese dhe demokratike. Lidhur me këtë, shqiptarët e kanë sot plotësisht të ditur se Serbia më 1877 bëri gjenocid ndaj 714 fshatrave dhe 6 qytete të Sanxhakut Nishit. Shqiptarët e kishin plagën e njomë se si u soll ushtria serbiane ndaj shqiptarëve gjatë Luftës Ballkanike (tetor-nëntor 1912). Serbia, gjatë viteve 1912-1914 i bombardoi 132 fshatra shqiptare, ndërsa i detyroi të shpërngulën në Turqi mbi 500 000 shqiptarë. Për këtë përpiekje për gjenocid, që manifestohet edhe me kolonizim dhe konvertim rreligjioz, sidomos në trevën e Rrafshit Dukagjinit, dëshmojnë dokumentet serbe dhe malazeze. Së këndejmi Serbia fashiste ndryshe nuk mundet të ekzistojë, pa bërë krime të papara, sepse është mësuar me mizori, të cilat ia toleron Evropa, dhe kështu po përfiton në çdo epokë historike.

         Fenomeni i shqiptarëve pas fillimit të Luftës së Parë Botërore më 28 korrik 1914

Dihet se më 28 korrik 1914 filloi lufta në mes Austro Hungarisë dhe Serbisë, e cila shumë shpejtë u kthye në luftë me përmasa botërore sa që në te muarën pjesë: 36 shtete me afro 1 miliardë banorë. Për luftë u mobilizuan 70 milionë ushtarë, ushtarë të vararë 10 milionë, ushtarë të plagosur 21 milionë. Lufta zgjati 4 vjetë e 3 muej e 15 ditë. Në luftime muarën pjesë 190 000 avionë, 9000 tanke, 140 000 mjetet trasportuese ushtarake. Në Luftën Ballkanike prej të gjithë të vrarëve 92% ishin ushtarë, 8% ishin civilë; në Luftën e Parë botërore 60% te të vrarëve ishin ushtarë, ndërsa 40% ishin civilë: në Luftën e Dytë Botërore 40% te të vrarëve ishin ushtarë, ndëra 60 % te të vrarëve ishin civilë. I prezantuam këto fakte sepse Serbia ishte shkaktare e luftës, për faktin se e kishte okupuar Kosovën, Maqedoninë dhe synonte për ta okupuar edhe Shqipërinë Bregdetare, prandaj në shkallë të rrufeshme u orientua për ta okupuar Bosnje Hercegovinën, por i hasi “sharra në gozhdë” të autriakëve.

Historikisht dihet se Ushtria serbiane u vu në gjendje të mjerushme sepse ushtritë Austro Hungareze dhe Gjermane, do ta ndikin këmba këmbës, jo vetëm në Serbi, por edhe në tokën shqiptare, në Kosovë që e kishte okupuar me mizori ndër më të egrat në Evropë, deri atëherë. Dhe posa hynë ushtarët serbian në lokalitetet shqiptare në Kosovë, e pastaj në Shqipërinë Bregdetare, populli e sidomos shumë familje të veçanta shqiptare, duke e parë një ushtri të rraskapitur dhe të shkatrruar, do ta presin atë ushtri me bukë dhe sherbime të strehimit, për deri sa u erdhën anijet franceze dhe angleze për t` i tarsferuar nga Durrësi në Ujdhesën e  Kërfuzit. Për këtë siellje humane të shqiptarëve, posa ndryshuan rrethanat në favor të ushtrive franko-angleze, serbët e ndryshuan kursin dhe serish filluan të masakrojnë shqiptarë, sidomos në:  Rugovë me që rast në shkurt të vitit 1919 i masakruan 844 persona dhe i bombarduan 11 fshatra; i maskargruan në Plavë dhe Guci mbi 400 persona, të gjithë civilë duarthatë; i masakruan 16 fshatra të Anadrinit, 14 të Llapit, 12 të krahinës Shkupit, 19 fshatra të Kardakut dhe 16 të Ferizajit dhe Kaçanikut.

Serbët më 1941 përjetuan të njejtin debakël nga ushtria naziste e Hitlerit dhe ushtria fashiste e Benito Musolinit. Është fenomen prap në një formë tjetër, se si disa shqiptarë idealist, do të pranojnë të luftojnë okupatorin nazifashist në të njetin front nacionalçlirimtar me serbian dhe malazezë. E ta ftoish shqiptarin në vitet 1941-1944 me thirrje të drejtë dhe pa prapavi politike: “Ejani e të luftojmë së bashku kundër nazifashizmit”, është teori i njejetë sikurse më 1944/45 ta ftoish popullin HEBRENJË: “Ejani e luftoni në anën e Hitlerit”. Si duket, nga ai realitet serbët kanë marrë pozitë, se janë populli “qiellor”, dhe për ta  duhet të sakrifikohën të tjerët. Por, populli serbian disi duhet ta kuptojë se këtij realiteti një ditë i vjen fundi, dhe Serbia duhet të mësohet të jetojë në kufijtë e saj të para Kongresit Berlinit (1878). Kjo do të thot: pa Sanxhakun e Nishit, pa Kosovën, pa Maqedoninë, pa Malin e Zi, pa Kroacinë, pa Bosnje Hercegovinën, pa Slloveninë e sidomso pa Vojvodinën që kurrë, kurrë nuk ka qenë nën sundimin e tyre, qoftë edhe e okupuar deri më 1918.

Serbia si është siellë ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1918-1941, hapur deshmon se ka për synim shfarosjen e shqiptarëve. Ky realitet dëshmohet me pazaret që i bërë me Turqinë më 1926, 1933, 1934, 1938, 1939-me Italinë dhe kështu me radhë deri më 1999.

       Serbia kurrë nuk do të vetdijësohet për deri sa të detyrohet për t` i paguar dëmet e luftës

Serbia sidomos ndaj shqiptarëve duhet fare mirë të mendojë sepse Republika e Kosovës një ditë do të bëhet antare e OKB-ës dhe sigurisht se do ta padis Serbinë për të gjitha dëmet e luftës, që ia ka shkaktura në çdo epokë. E vërteta, Serbia nuk mund të kuptohet sa çka synon në pjesëne dytë të shekullit XX-të se çfar fashizmi KULTIVON dhe programon, pa i lexuar këto programe neonaziste të saj. Pra duhet të studiohet: LIBRI I KALTER 1976, dokument ai që ishte një përpiekje ATENTATI ndaj Kushtetutës vitit 1974; duhet të studiohet MEMORANDUMI I AKADEMISE SERBIANE i vitit 1986, që ishte një ftesë që të themelohet Serbia homogjene dhe integrale në të cilën do të jetonin vetëm serbianët. Duhet të studiohet PROGRAMI JUGOSLLAV PËR KOSOVËN i vitit 1988. Lidhur me këtë “Program..” disa sheknctarë Evropian me kanë pyetur në Wjenë më 1989 se si “është e mundur që Kosova ka një dendësi të popullsisë 179 banorë në një kilometër katror, kurse Serbia i ka 76 banorë në një kilometër katror dhe prap planifikon të sjellë kolonistë serb në këtë trevë me 94% të popullsisë shqiptarë”. Përgjegja ime ishte se: Serbia deri me tash i ka përpiluar 34 programe për ta sllavizuar Kosovën, ashtu si e ka sllavizuar Sanxhakun e Nishit me gjenocid më 1877, me përkrahje të Evropës nepër Kongrese dhe Konferenca, po edhe me armatim dhe mercenarë të çdo lloji. Pra çështja se Serbia jeton mbi plagët e gjenocidit ndaj shqiptarëve, është meritë në një pjesë edhe e diplomacisë Evropiane, së cilës iu ka bashkuar Kisha Serbiane, e cila në çdo kohë ka qenë institucion rreligjioz shovinist. Pra, Serbia kurrë nuk do të pajtohet të jetë ndryshe-të demkratizohet, sepse prapa i qëndron edhe socialimperializmi rus,  për të mbetë në qendër të vëmendjës, duke u kërcnuar ndaj fqinjëve, e sidomos ndaj shqiptarëve.

Realiteti i lartëtheksuar, e FTON ndërgjegjën njerëzore, sidomos fuqinë e NATO-s dhe BE-s që t` i dërgohet Beogradit një mesazh se rasti i 24 marsit 1999 mund t` i përseritet. Pra jo me “Tomahok” por me fjalë ushtrake që kanë peshë të Tomahokëve. E atë porosi edukative, deri me tash, e kanë shpërehë vetëm oficerët e SHBA-ve, por që në fund të luftës, farncezët, italianët, anglezët dhe holandezët me gjermanë prap kanë demonstruar pazare nazifashiste si është qasti me Veriun e Kosovës më 12 qershor 1999.

                        Pse Serbia sot taktizon dhe paguan mercenarë nga çdo kënd i botës

Dihet botërisht se Serbia më 1918 u zgjërua për pesë herë dhe në tërësi e realizoi kërkesën e “NAÇERTANISË 1844”. Këtë realizim nuk e ka bërë me forcën e saj, por me fuqinë ushtrake të Ushtrisë franceze, e cila përbëhej nga MERCENARËT SOMALEZ, njerëz të padhimbshëm por edhe të patrembshëm, sepse Parisi u kishte premtuar jo vetëm shpërbilme finansiare por edhe plaqkën që do ta bënin, nuk do t` u konfiskohej. Ishin pra këto pazare koloniale të shekujve të kaluar, që po përseriteshin në një tragjedi me tri akte: shprinësim, shpërngulje, shfarosje të shqiptarëve, me çdo kusht dhe pa kursyer asgjë.

Sot, Serbia ka arritur ta relativizojë Vendimin e GJND përmes FUSNOTËS, fakt ky që është faj i politikës së shqiptarëve në dialog, si të papervojë dhe si të degur në famën e pushtetit të dirigjuar nga të huajt. Ky pozicion sot vërtetohet me realitetin, përmes ndarjës së Veriut të Kosovës, në të cilën trevë janë instaluar të gjithë kriminelët që e nxitën “JOGURT REVOLUCIONIN”, që shkaktuan mizori në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe sidomos në Kosovë drejtë  shembjes së Jugosllavisë federale 1989-1992.

Serbia mori hov dhe u kthye në pozicion agresiv kur filloi epoka e këmbimit apo korigjimit të

                                                                            territoreve më 1994

Po mos të harrojmë se politikës serbiane është kah i ndihmon ushtrimi naiv i politikanëve shqiptar, që bëjnë politikë me “fjolla bore” sikurse është fjala për “Këmbim të territoreve”, ose “Korigjim të territoreve”, krejtë një nëse i përkrah, sepse ke hy në Pazar dhe nuk mundesh me dalur i palagur prej tij. Në Kosovë dihen autrët e këtyre pazareve dhe ata sot respektohen, madje ndonjeri prej tyre quhet edhe personalitet “historik” nga viti 1994. Në diploamcinë makiaveliste evropiane këtij marifeti i thonë: “Lujeje macë kryet e bellit”. E për të gjitha kalkulimet serbe, Beogradi e ka një Pazar që ende askush nuk ia ka lexuar para turive. Fjala është se Boreli dhe Lajçaku e sidomos Gabriel Eskobar duhet të njihen me synimet serbe “ndrë tepih” se po deshtuan të gjitha kalkulimet, Beogrdai do t` i nxitë serbët lokal që të tbohen një ditë dhe ta: “shpallin njëanshëm autonominë substanciale të ko munave serbiane”. Kuptohet se ky “vendim” do ta ketë peshën e shumë referendumeve nga vitet nëntëdhjetë nepër ish Jugosllavi, por nga Kisha dhe politika serbiane do të provohet që popullin ende ta mbajë në iluxione, duke menduar se është kah jeton në shekullin XIX-të kur nuk kishte konkurencë aq të theksuar, sidomos në Ballkan, e sidomos kur shqiptarët ishin të lidhur me sulltanin si mishi e kocka.

Si përfundim mendoi se pushteti në Republikën e Kosovës duhet zhvilloi një bisedë parimore dhe demokratike, por mbi të gjitha shumë të sinqertë dhe me garancione se shqiptarët kurrë nuk do të sillen ashtu si janë sielluar pushtetet e Beogradit ndaj shqiptarëve për dy shekuj.

Synimi i Serbisë sipas të gjitha dokumentet sekrete të kohës kaluar dhe të sotme është një konstantë, që Kosova të shpallet zonë e pasigurtë për çdo INVESTIM nga jashtë. Prandaj ky shkrim është një alarm që të njihet bota e civilizuar se viset shqiptare janë të sigurta dhe populli që jeton ne to është i civilizuar, mikprtës dhe bujar. Unë popullit i besoj.

Studimi iu kushtohet: Gjenral Tahir Sinanit dhe Shaban Shalës, Adem Demaçit dhe Sabit Kapitit!

Më 29 XII 2022 Prishtinë