2022-12-28

Haga me ceremoni do ta pres Aleksandër Vuçiqin,Daçiq, Bërnabiç , Vulinin!


NGA: SHERIF RAMABAJA 
Sherif Ramabaja

Pasardhësit e kriminelit Milosevic: Vuçiq, Daçiq, Bërnabiç – ka, Vulin etj. po qesin tym e flakë nga goja, por edhe nga të gjitha pjesët.

As KFOR – i nuk po ndërmerr asgjë. Ne kemi hyrë në barrikada dhe kemi mbetur në to. Me hyrë kemi hyrë, jemi ngulur në to, por tash si të dalim prej tyre.

close
volume_off

Rusia dhe Putini po na bëjnë presion që të hyjmë në konflikt me NATON, por a na e mbanë. Me hyrë, hynë lehtë, po si del pastaj.

Barrikadat vetëm po vijnë duke u shtuar. Rreziku është se ne nuk po ia arrijmë qëllimit tonë, për ndarjen e Kosovës. Po na demaskojnë gjithnjë e më shumë se qëllimin e kishim, për kundërshtimin e planit franko – gjerman.

Ditët po kalojnë dhe shenjat nuk po duken të mira. Ushtrinë e dërguam afër kufirit. Tytat e topave i drejtuam drejt Kosovës, po a guxojmë t´i shkrepim? Kjo është pyetje e vështirë, që do të na shtyjë në vetëvrasje.SHBA, EU dhe perëndimi po heshtin. Asnjë iniciativë nuk po rrjedh nga askush. Ne si gjithherë e bëmë mut, po si ta hamë tash atë që vetë e bëmë. Nuk paska më keq.

Ne llogaritëm që Kurti me rrëmbim do të tentonte t´i largonte barrikadat dhe do të ngulej në to, po ai nuk veproi ashtu.

Tash as nuk jam i zoti të jap urdhër për sulmin, e as të nisem në vijën e parë. Ç´më shtyri të thosha diçka të tillë, kur të gjithë do të më kuptojnë se po ia futi kot.

Ta urdhëroi Vulin – in që t´ia mësyj Kosovës, ndoshta në fund atë dhe Daçiqin do t´i kërkonte Haga, e unë do të shpëtoja, po s´ka siguri.

 Edhe Miloseviçi deklaronte se nuk është përgjegjës, po nuk e pyeste kush. Ekziston frika se Haga do të më kërkonte vetëm mua si president, duke ma ngarkuar të tërë barrën e përgjegjësisë.

Nuk kam shumë kohë. Duhet të mendoi se si të dal nga kjo gjendje, në të cilën  e kam futur vetveten, përndryshe Haga do të më organizonte pritje me ceremoni.

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...