2015-05-10

Shkollat fillore dhe të mesme si dhe kopshtet e fëmijëve nesër nuk do të punojnë në Kumanovë

Daci: Kumanova fillimi i një lufte

“Sot në Kumanove, qytetin historik shqiptar me shumë absolute shqiptare është rrethuar nga forca të shumta ushtarake sllave.

Skena ishte tipike sllave e një fillimi konflikti të ri. Bombardimi i shtëpive civile është një dëshmi e gjallë dhe reale se Maqedonia është lufte.

Skena e sotme me shqiptarë të vrarë, me një vajzë tetë vjeç të vrarë e sipas shtypit me shfarosjen e një familje të tërë dëshmon të njëjtën skenë që bënë serbet me familjen Jashari. Si me Jasharet, sot sllavo-maqedonasit kanë vendosur që heshtjen e shqiptarëve për drejtësi ta realizojnë me tytën e armeve.

Shqiptaret në Maqedoni ka kohë që parlajmërojnë Evropën për kushtet e tyre të vështira e bashkëjetesën e pamundur. Por Evropa nuk i ka dëgjuar. Më në fund shqiptarët të pakënaqur deri në fyt kanë vendosur të reagojnë për ekzistencën.

Ngjarja e sotme në Kumanovë, një luftë e mirëfilltë ju bën thirrje gjithë shqiptarëve për ekzistence dhe rezistence. Sot më shumë se kurrë shqiptarët duhet të lënë politiken bajate e të mirë organizohen për sfidat e reja.

*****

Pavarësisht ngjarjeve dramatike, po e vazhdon fushatën zgjedhore, sikurse nuk ka sy të shoh e vesh të dëgjoj së qfarë po ndodh në të vërtetë atje. Edi Rama ka publikuar disa nga aktivitetet e tij të sotme nga fushata zgjedhore, por nuk ka kujtuar edhe trazirat në Maqedoni.

Mustafa reagon për gjendjen në Kumanovë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shpreh brengosjen e thellë për dhunën që dje shpërtheu në Kumanovë të Maqedonisë.

Por, reagimin e tij e ka bërë vetëm përmes rrjetit social facebook.

Thotë se ka besim thellë se evitimi i dhunës është në dobi të të gjitha palëve dhe të stabilitetit në Maqedoni, për çfarë Kosova është shumë e interesuar.


VV: Qeveritë në Tiranë e Prishtinë po flenë
Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media po kritikon Qeverinë e Kosovës për neglizhencën ndaj situatës së krijuar në Kumanovë.

Kjo lëvizje ka mbledhur në pesë pika situatën në Kumanovë duke thënë se shqiptarët atje kanë nevojë për ndihmë institucionale të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Vetëvendosje thotë se dy qeveritë, edhe ajo e Shqipërisë por edhe e Kosovës nuk do duhej të kenë sot ditë pushimi, se pikërisht në këto ditë edhe Serbia i ka bërë masakrat në Kosovë.

"1. Shqiptarët në Kumanovë kanë nevojë për ndihmë institucionale të Kosovës e të Shqipërisë. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk mund ta kenë ditë pushimi këtë fundjavë. Serbia e Milosheviqit shumicën e masakrave në Kosovë në vitet ’98 e ’99 i ka kryer pikërisht në fundjavë kur njerëzit pushojnë. Presidenti i Maqedonisë Ivanov u kthye nga Moska dhe po e mbledh sonte Këshillin e Lartë të Sigurisë. Madje edhe Kryeministri i Serbisë Vuçiq i ka thirrur në mbledhje koordinuese sektorët e sigurisë. Qeveritë në Tiranë e Prishtinë nuk guxojnë të bëjnë sehir e të njoftohen me dromca lajmesh televizive që kapërcejnë terrin informativ të imponuar nga Gruevski.

2. Ndërkohë kemi parë mobilizim të madh të Qeverisë së Serbisë, duke dërguar qindra policë, në kufi me Maqedoninë dhe Kosovën. Kumanova e lidh Luginën e Preshevës me Shkupin, prandaj Gruevski e Vuçiqi duan ta zbrazin atë e ta lënë pa shqiptarë. Tashmë dhjetëra familje shqiptare nga Kumanova janë shpërngulur në Preshevë e në Shkup. Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës duhet të reagojnë kundër shtetrrethimit të shqiptarëve në Kumanovë nga Gruevski dhe kundër kërcënimeve dhe luftënxitjes së Vuçiqit dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Anekënd kufirit Kosovë-Serbi-Maqedoni janë vendbanime me shqiptarë. Asnjë fjalë nuk e thanë e asnjë veprim nuk e bënë Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për këtë.

3. Politikanë e krerë të ndryshëm shqiptarë të institucioneve e partive politike po bëjnë thirrje për qetësi e durim të shqiptarëve. Prishtina dhe Tirana zyrtare kanë reaguar sikur të ishin në pozicionin e neutralitetit të diplomatëve të huaj, duke mos ndjerë kurrfarë përgjegjësie për mbrojtjen e shqiptarëve prej terrorit policor që po ushtrohet ndaj tyre në Maqedoni. Ata ose kanë harruar ose nuk duan ta kujtojnë që qetësia dhe durimi i shqiptarëve kurrë nuk ua ka ndërruar mendjen armiqve të tyre. Shqiptarët nuk mund të jenë të qetë e të durueshëm teksa shtypen politikisht, shfrytëzohen ekonomikisht, diskriminohen kulturalisht dhe tash edhe rrethohen nga policia e armatosur rëndë që bastis shtëpitë shqiptare e arreston edhe fëmijë e pleq.

4. Po ashtu, konsiderojmë që është i papranueshëm qëndrimi i faktorit shqiptar në Qeverinë maqedone, ku BDI-ja u bën thirrje shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve ndërkohë që vetë BDI-ja është në këtë Qeveri antishqiptare që po bën kërdi mbi lagjet shqiptare në Kumanovë.
Deri më tani kemi parë deklaratat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë ku nuk përmenden fare të arrestuarit shqiptarë nga Kumanova e as emrat e të lënduarve. Nga familjarët dimë se të paktën tre familje gjenden në Shkup të arrestuar ku përfshihen të moshuar 80 vjeçar deri tek fëmijët 3 vjeçar. Ata duhet të lirohen sa më parë dhe emrat e numrat e viktimave shqiptare duhet të bëhen publike.

5. Në kohën kur Qeverisë së Gruevskit po i konvenon lufta e armatosur kundër shqiptarëve të paarmatosur, e vetmja zgjidhje politike për shqiptarët e Maqedonisë është organizimi qytetar masiv që në sheshet e Shkupit të rrëzohet Qeveria shtypëse e Gruevskit:, thuhet në komunikatën e Vetëvendojes.

Partia Alternativa Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Edita Tahiri shpreh shqetësimin e thellë për zhvillimet dramatike në Kumanovë dhe dënon ashpër përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve shqiptarë nga ana e autoriteteve të Maqedonisë.

Zhvillimet dramatike në Kumanovë ku dhuna u bë mjetë për të trajtuar problemet e krijuara e cila shkaktoi humbjen e jetëve të njerëzve, janë një dështim në qeverisjen e pretenduar demokratike të autoriteteve të shtetit maqedonas. Dhuna është e pajustifikueshme nga cilado palë, duhet ti hapet rrugë menjëherë mjeteve politike dhe demokratike për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet e qytetarëve në Maqedoni. Kriza politike në Maqedoni e cila po vazhdon sa kohë ndërmjet pozitës dhe opozitës të mos përdoret në dëmë të shqiptarëve të Maqedonisë.

ADK reagon ndaj zhvillimeve dramatike në Kumanovë

Ftojmë shqiptarët në Maqedoni që me urtësi dhe vizion të adresojnë situatën e krijuar, dhe kërkesat e tyre politike, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe statusin shtetëformues të tyre ta realizojnë në rrugë demokratike.

Ftojmë autoritet e Maqedonisë që seriozisht të angazhohen për respektimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Ohrit dhe barazinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, për të krijuar një stabilitet demokratik dhe një shtet për të gjithë, duke mposhtur konceptet monoetnike dhe përjashtuese.

Në situatën e krijuar dhe me qëllim të ndaljes së rrezikut për eskalimin e dhunës, vlerësojmë se ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare është e domosdoshme për të ruajtur stabilitetin dhe për ti hapur rrugë arsyes politike në trajtimin e problemeve.

Vetëpërmbajtja dhe shmangja nga dhuna dhe provokimet që mund të çojnë në dhunë i takon të gjithëve, ndërkohë që shprehim ngushëllime për të gjithë ata që humbën jetën, qytetarët shqiptarë dhe pjesëtaret e policisë së Maqedonisë.

PD fton ndërkombëtarët për presion mbi qeverinë maqedonase
Partia e Drejtësisë dënon dhunën e pushtetit maqedonas të ushtruar ndaj qytetarëve në qytetin e Kumanovës, duke e vlerësuar si dhunë të papërgjegjshme dhe të papranueshme ndaj popollatës civile, pavarësisht nga preteksti në të cilin mund të thirret Qeveria.
PD vlerëson se zhvillimet e fundit dramatike në qytetin e Kumanovës janë shprehje e paaftësisë institucionale për t’u ballafaquar me problemet e akumuluara politike në Maqedoni si dhe demonstrim i forcës represive shtetërore në dëm të arsyes politike për ruajtjen e marrëdhënieve ndërnacionale për paqen dhe stabilitetin ne rajon.
PD i bënë thirrje faktorit ndërkombëtar që të bëjë trysni mbi qeverinë maqedonase në mënyrë që menjëherë të ndalet dhuna shtetërore mbi popullatën civile.
PD gjithashtu apelon tek të gjithë qytetarët qytetit të Kumanovës që të mos bien pre e probokimeve të orkestruara nga pushteti maqedon, të ruajnë qetësinë dhe të zgjedhin rrugën politike dhe institucionale për zgjidhjen e problemit.

Epilogu i përleshjeve në Kumanovë - 24 të vrarë

Ministria e Punëve të Brendshme e ka shpallur të përfunduar aksionin policor në Kumanovë që, sipas saj, ka përfunduar me së paku 8 pjesëtarë të saj të vrarë dhe së paku 14 pjesëtarë të grupit të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare.
Nga Ministra e Punëve të Brendshme njoftuan se gjatë aksionit dy ditor “është eliminuar një nga grupet më të rrezikshme terroriste në Ballkan”.
Zëdhënësi Ivo Kotevski deklaroi se grupi i armatosur udhëhiqej nga disa shtetas të Kosovës, të cilët janë dorëzuar pa kushte, si Muhamet Krasniqi - komandant Malisheva, Sami Ukshini - komandant Sokoli, Mirdat Ndrecaj - komandant NATO, Beki Rizaj, Dem Shehu-Juniku e të tjerë.
Numri i të arrestuar është mbi 30, sipas zëdhënësi të policisë maqedonase, Ivo Kotevski.
Sipas të dhënave të MPB-së, grupi i armatosur kishte hyrë në Maqedoni në fillim të majit me qëllim që nga mesi i muajit të nisnin me “aksione terroriste“ ndaj institucioneve shtetërore dhe objekteve civile.
Nga Ministria e Punëve Brendshme, njoftuan se dy policë janë vrarë gjatë të shtënave që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Nga policët e vrarë, një është shqiptar.
Sipas MPB-së, janë më shumë se 30 pjesëtarë që kanë marrë lëndime në konfliktin që ka nisur një ditë më parë. Të dhënat mbi përleshjet me grupin e armatosur mbrëmë vonë i kumtoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
“Të gjithë ata treguan vullnet të paparë dhe përkushtim për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë. Cak i sulmeve të grupit terrorist ishin institucionet shtetërore. Se sa është i fuqishëm ky grup dëshmon edhe rezistenca e tyre që ka zgjatur mbi 16 orë. Një pjesë e grupit të armatosur janë nga Maqedonia dhe një pjesë kanë hyrë nga një shtet fqinj“,deklaroi Jankullovska.
Ajo nuk kishte të dhëna as për viktima eventuale në radhët e civilëve, përveç njoftimit për shoqërimin e dhjetëra prej tyre në stacionet policore. Sipas informacioneve nga terreni disa prej tyre janë liruar pas marrjes pas konstatimit se nuk kanë pasur asnjë lidhshmëri me grupin e armatosur.
“Po lyp burra Kumanova”
Ndryshe, pas njoftimit për vrasjen e policëve, Qeveria e Maqedonisë ka shpallur dy ditë zie, ndërsa lidhur me gjendjen konfliktuoze në Kumanovë, presidenti Gjorgje Ivanov, për të dielën në mbrëmje ka thirrur mbledhjen e Këshillit të sigurisë kombëtare.
Nga ana tjetër, partitë politike vazhdojnë me thirrjet për qetësi dhe përmbajtje nga provokimet që, sipas tyre, kanë për qëllim destabilizimin e vendit me pasoja të paparashikueshme për qytetarët e saj.
Ali Ahmeti gjunjëzoi shqiptarët para regjimit të Gruevskit
Thirrje për qetësi kanë drejtuar edhe ambasadat e SHBA-së, BE-së dhe misionit të OSBE-së.
Ndryshe, përleshjeve në Kumanovë, iu paraprinë sulmi ndaj stacionit polici në Goshincë, në kufirin Maqedoni-Kosovë, akt ky të cilin Ministria e Punëve të Brendshme e ndërlidh me konfliktin në Kumanovë.

****
​OSBE hynë në Kumanovë
​OSBE hynë në Kumanovë
Katër vetura me pjesëtarë të OSBE-së, sapo kanë hyrë në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Ekipet monitoruese të OSBE-së pritet të mbikëqyrin se çfarë ka ndodhur këto 24 orë të fundit në këtë vend.
Alsat, raporton se pas kësaj pritet që situate të normalizohet dhe banorëve të Kumanovës të ju lejohet të kthehen në shtëpitë e tyre.

****
Gruevski konfirmon vrasjen e 14 pjesëtarëve të grupit të armatosur, thotë se po bëhet identifikimi i tyre
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka konfirmuar informacionet e MPB-së për 8 policë të cilët kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë që janë plagosur. Ai ka thënë se të plagosurit shumë shpejt do të kthehen në shtëpitë e tyre.
“I falënderoj të gjithë policët të cilët kanë marrë pjesë në këtë operacion më të komplikuar deri më tani. Gjatë ditës së djeshme kishte media që të tërhiqet urrejtje te shqiptarët, kurse grupi nuk gjeti mbështetjen e popullatës. Kjo s’është përleshje mes shqiptarëve she maqedonasve, por i atyre që e ruajtën kushtetutën dhe shtetin dhe atyre që e sulmuan atë”, tha Gruevski.
Gruevski tha se do t’iu ndërtohen shtëpitë dhe ndihma financiare atyre që iu janë dëmtuar shtëpitë.
“Rreth 30 terroristë, pas luftës disaorëshe janë dorëzuar. Të njëjtët janë arrestuar dhe do të gjykohen në Maqedoni. 14 trupa të personave të grupit janë gjetur të vdekur dhe po mësohet identiteti i tyre. Një numër i konsiderueshëm prej tyre janë pjesë e sulmit në Gushincë”.
“Qëllimi tyre do të hetohet më tutje. Qëllimi i tyre ishte destabilizimi i Maqedonisë. ka pasur koordinim ndërmjet institucioneve të shtetit, ndërmjet policisë dhe ushtrisë. Koha e veprimit ishte bërë në momentin e duhur”, tha Gruevski.

****
Talat Xhaferi në Këshillin e Sigurisë të thirrur nga Ivanov, Ali Ahmeti nuk shkon

Talat Xhaferi në Këshillin e Sigurisë të thirrur nga Ivanov, Ali Ahmeti nuk shkon
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë që mbahet sot në ora 17:00 në përbërje të gjerë të cilën e ka thirrur presidenti Ivanov “Zhurnal” mëson se BDI-në do ta përfaqësojë Talat Xhaferri ish ministër i mbrojtjes.
Presideti Ivanov për këtë mbledhje kishte ftuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Përveç anëtarëve të rregullt siç janë kryeministri Gruevski, ministri i mbrojtjes, Jolevski, ajo e brendshme Jankullovska, ai i jashtëm Poposki, kryetari i Kuvendit, Veljanovski si dhe anëtarët e rregullt Veli Kreci, Flora Kadriu dhe gjenerali Naser Sejdini.
Ivanov kishte ftuar edhe kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe atë të LSDM-së, Zoran Zaev.

****
Familjet e ngujuara në rrugët ku kanë ndodh luftime kanë nevojë për ndihmë
Familjet e ngujuara në rrugët ku kanë ndodh luftime kanë nevojë për ndihmë
Në redaksinë tonë erdhën shumë informacione se ka ende familje të ngujume në rrugët ku kanë ndodhur luftime.
Policia nuk po i lëshon ato familje, por në anën tjetër ata kanë nevoja të ndryshme.
Ata po kërkojnë ndihmë që bile së paku të furnizohen me ushqime deri në kalimin e procedurave të hetuesisë.
Kërkuan ndihmë nga ne që të apelohet deri te opinioni publik, por dhe të organet kompetente që të furnizohen me ushqime.

FOTOLAJM: Varrimi i policit shqiptar, Isamedin Osmani
Në fshatin Studeniçan sot pas namazit të drekës është varrosur polici Isamedin Osmani i cili humbi jetën në luftimet e djeshme në Kumanovë.
Varrimi u bë me rituale fetare, kurse kanë marrë pjesë mbi një mijë persona, njofton “Lajm”. 32 vjeçari ishte pjesëtar i njësitit të forcave speciale EBR dhe baba i dy fëmijëve.
****
Kotevski: Aksioni ka përfunduar, është shkatërruar një prej grupeve më të rrezikshme në Ballkan
Zëdhënësi i policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski në konferencë për media ka deklaruar se aksioni policor në Kumanovë ka përfudnuar dhe në vazhdim pritet të shkojnë në vendin e ngjarjes organet hetuese.
Sipas policisë, grupi është udhëhequr nga 5 persona kryesor, tre prej të cilëve janë dorëzuar. Në mesin e të dorëzuarve nuk bën pjesë Mirsad Ndrecaj – NATO, ndërsa të gjithë pjesëtarët e përfshirë në këtë konflikt kanë qenë pjesë e Brigadës 113 të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare.
“Janë dorëzuar rreth 30 persona të tjerë, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë armë. Duke pasur parasysh se gjatë kohë e kanë sulmuar policinë kanë pasur snajper, bomba dhe topa dore”.
“Në mesin e muajit maj kanë planifikuar të bëjnë aksione të ndryshme. Në momentin kur u vërtetua lokacioni i kemi sulmuar. Në fillim të muajit maj ata kanë hy. Nëse ka bashkëpunëtor të tjerë do të shifet. Operacioni në terren ka përfunduar, qytetarët të tregojnë edhe pak durim. Duhet të sigurohen provat materiale. Të merren trupat”.
“Është eliminuar një prej grupeve më të rrezikshme në Ballkan. Aksioni ka përfunduar”, tha Kotevski.
Në Kumanovë nesër nuk do të ketë mesim
Shkollat fillore dhe të mesme si dhe kopshtet e fëmijëve nesër nuk do të punojnë, për shkak të gjendjes së sigurisë në komunë.
Vendimi I këtillë është sjell në seancën e sotme të Shtabit të krizës të Komunës së Kumanovës, ndërsa duhet ta miratoj Këshilli I komunës në seancën e sotme.
“Të hënën e caktuam si ditë jo pune, pasi që në disa shkolla nuk ka kushte për vijimin e mësimit, ndërsa ka edhe nxënës të cilët udhëtojnë nga njëri skaj I qytetit e në skajin tjetër. Ky vendim vlen derisa të marrim sugjerime prej Ministrisë së arsimit dhe derisa të përmirësohet gjendja e sigurisë”, deklaroi kryetari I komunës Zoran Damjanovski, transmeton zhurnal.

Dy ditë zie në Maqedoni

Dy ditë zie në Maqedoni
Në seancë të jashtëzakonshme Qeveria e Maqedonisë ka sjell vendimin që 10 dhe 11 maj, e diell dhe e hënë, të jetë ditë zie me rastin e vdekjes së pjesëtarëve të MPB-së për zbulimin dhe shkatërrimin e një grupi të armatosur në Kumanovë.
Në ditët e zisë, flamuri i Republikës së Maqedonisë do të jetë në gjysmështizë.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...