2011-06-04

MIDUSHI DHE NURIA, CIFTI SHKODRANË QË DHURON BLERIM


RIZA LAHI

   MIDUSHI DHE NURIA,  CIFTI  SHKODRANË  QË DHURON BLERIM

   Fati e deshi të takoja më në fund njeriun që dhuron fidane, që ma kishin përmendur papushim saherë që i takoja nëpër Shkodër botanistët e njohur -  të dy doktor profesorët me të njëjtin emër e mbiemër, Ahmet Osja dhe Orhan Boshnjaku.
…..Banojnë që të dy, Midush dhe Nurie Shabaj , në Postrribë, ku kanë një fidanishte  me bimë vetëm dekorative – pisha, blire, albiqe, gështenja…
Kjo fidanishtë përbën edhe biznesin e tyre, por nga i cili, ata dhurojnë e dhurojnë papushim.
Kanë krijuar “Shoqata Alba – Flor” dhe, synojnë ta mbushin tër Shkodrën e tyre me pemë. Me pemë shumë, të mëdha, me ta kënaqë syrin nën kurorën e tyre e me ta mbushë gjoksnin me ajër pemësh e cicërima zogjësh.
Kur kalon nëpër Shqipëri dhe shikon pasojat e përbindështa të tmerreve që ka bërë sëpata e albanezëve tanë; kur marrim vesh që në një periudhë të vëndit tonë janë paguar deri valutë për të prerë, djegur  e masakruar pemë ( atëherë  kur në jug të vëndit digjeshin e  digjeshin papushim e pa asnjë ndërhyrje nga policia ullinj e portokalla e në Shtoj shfaroseshin pylli me qershia e gështenja ), thua me vete: Të kem një tollumbace të madhe e ta hedh nëpër qiellin e Shqpërisë! Që të shëtitë qënga jugu në veri; të shëtitë andej nga kaluar spëata dhe shkrepsja pashpirt edhe, kjo tollumbace e bukur me ngjyra ylberi;  të ketë fytyrën e Midush dhe Nurie Shabaj nga Postrriba e Shkodrës.
Pemët që selisin përditë që të dy këta shkodranë të qeshur dhe bujarë, oh, rriten shpjet, rriten menjëherë, siç rritet vajza e shtëpisë për t’u bërë për fejesë.
Pemët që kanë dhuruar tash gjashtë vite në “fshatin e Paqës”  ( idea dhe paisja me florë e të cilit është e të famëshmit të jashtëzakonshëm Ahmet Osja, i njohur si specialist i misrit dhe orizit) janë bërë sot “me kryetin njatje”. Dhe, kanë kaluar vetëm shtatë vjet.
Nën nismën “ Një fidan, një emër, një jetë” – plot gjashtë mijë fidana kanë lënë tokën e “fëmijërisë” në Postrribë dhe kanë hedhur shtat e u frushullojnë kurorat në mbi 25 shkolla të Shkodrës, te “Kolegji turk”, në  oborre kishash e xhamijash, te “Shtëpia e fëmijës”, në cerdhe fëmijësh, në fshatin Hajmel, në shpatin e Taraboshit , të kalasë “Rozafat”…
Te kalaja Rozafat, në një mëngjes poetik, fidanat e ardhur nga Postrriba,   ngjajnë si ushtarë; si ushtarë  të blerimit që ngjiten drejt bedenave, andej nga dikur ngjiteshin jeniçerët; ngjiten drejt përpjetë si shatorre të blerta, por jo për luftë e për të vrarë, por për poezi dhe dashuri, ndërsa poshtë tyre llastohen dhe bëjnë dashuri natën nën hënë dhe nën mirësinë e liqenit Buna me Drinin …
    Midush  Shabaj ka ca dëshira . Dëshëron që fidanet që rrit me aq dashuri dhe pekule tok me, bashkëshorten Nurie, të vijnë deri këtu, në Tiranë; të shkojnë më poshtë… le tw zgjidhet cilido kryetar I Bashkisw sw Kryeqytetit.   
Por  çifti I bukur dhe I lumtur mes fidanëve ka edhe një  dëshirë tjetër të veçantë.
 Ata të dy janë të çmendur pas serenatave të Korçës. Ata kanë ndjekur me vëmëndje jetën e gjigantit korçar Mihallaq Andrea, këtij luftëtari të papepur të luftës me jetën; të luftës me mrekullirën e këngës dhe të zërit e shpirtit të tij; kanë lexuar te gazeta “Tirana Observer” përshkrimin “Drejt qiellit përmbi Korçën në formën e zemrës”  dhe duan t’i dhurojnë Korçës “prikën” për Mihallaqin.

Le të jetë një shpat kodre nga kodrinat e Korçare  me 30 – 40 fidanët e ardhur nga Postrriba e Shkodrës. Dhe ky pyll i ri le të ketë një pllakë ku të shkruhet:” Udhëtar. Këto hije të bukura kanë ardhur në Korçë dhuratë nga Shkodra për kantautorin Mihallaq Andrea. Kënaqi sytë, shplodhu dhe këndo serenata…Shoqata “Alba Flor” ,. Midushi dhe Nuria. Postrribë, Shkodër.”
Një pyll me kujtime…Një pyll që rritet menjëherë. Si vajzat e shtëpisë që hedhin shtat aq shpejt.
Ja, në mbyllje të shkrimit, kush të dëshërojë të kontaktojë me çiftin e  bukur shkodran që mbjell blerim, mund t’i bjerë këtij telefoni  02224  2969.

                              RIZA LAHI






Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...