2011-06-01

Nga Ymer Halimi:A mos është ky dështimi i radhës...?!


Një mik ime me solli një libër në hyrjen e të cilës ishte shkruar mendimi i Sokrtatit: “Sa për veten time, unë asnjëherë nuk kam vajtur për te votuar. E pse te shkoja? Qe te zgjedhja me dorën time se cili prej kusarëve do te me rripte lëkuren!”.  Mjerisht, kjo sintagmë për ne shqiptaret, për shumë çka është mase e vërtetë. Por, megjithatë ne nuk vepruam si Sokrati, vajtëm për te votuar, se synuam ndryshimet në jetën tonë edhe përkundër asaj se këta “demokrat” po na e rjepin lëkurën, dhe për shumë çka po e mbyllin rrugëtimin e kombit, në kahun e rrjedhjes së kohës. Kjo është tepër shqetësuese, se veç njëzet vite po ecim në procese demokratike me shpejtësinë e ecjes se kërmillit. Kjo fazë tranzicioni, te ne, po zgjatë me shumë se te kushdo tjetër në Ballkan, edhe me çmim shumë te lartë, me jetë te mija njerëzve. Në këtë rrugëtim, na kaluan edhe ato shtete që kanë problem me identitet, shteti e kombi.   Por, kështu si ne ndodhë te kombet që nuk kanë një bosht të fuqishëm të politikës kombëtare, që nuk kanë një bosht shpirtëror te pa thyeshëm në qëllimin e tyre politik. Diçka e tillë mund të  ndodhë,vetëm  tek kombet me ngecje ekonomike, me zhvillim jo të mjaftueshëm socio-kulturor, ku veprojnë politikat provincialiste; ku morali i individit dhe grupit e tejkalojnë racionalen. Këta bartës “politike”  arrijnë që nëpërmes te motivit idealist te lirisë, të së ardhmes, figuracionit te shtetit, të vënë në lojë masën e njerëzve, për te vetmin qellim, që ata ta mbajnë pushtetin me çdo kusht e me çdo çmim. Kjo u pa në të gjitha zgjedhjet që u mbajtën, në Shqipëri e Kosovë. Po edhe sot me rezultatin zgjedhor në Tiranë. Por, neve sot, thjesht po na mungon liria e vërtetë në dimensionin e saj të plotë. Po na shtypet perspektiva.
Të arriturat e kombit, në Shqipëri nga vitet nëntëdhjeta, e në Kosovë nga viti dymijë, nuk mund t’i përshkruhen asnjë individi e asnjë partie në mënyrë të veçantë, përveç energjisë së lirë të kombit tonë, që proceset i ka shty në kahun e duhur, edhe “dhunshëm” përkundër vullnetit të politikaneve.
***  
Zgjedhjet kanë rregullsi të thjesht. Kjo thjeshtësi po shihet te të gjithë popujt që e kanë përqafuar demokracinë në mënyrën e duhur. Zgjedhjet kanë normë të shkruar. Norma e shkruar e eliminon normën morale, e cila  nuk e përfaqësohet në rregullat e shkruara. Ajo mund të fuqizohet me normim të shkruar ose me marrëveshjen e palëve (gjithëve). Por kur këto mungojnë, ato mbetën jashtë veprimi për kohë të një rregulle plotësuese ligjore. Gabimi sa do i thjesht, është gabim. Gabimi sanksionohet pa marrë parasysh përmbajtjen, a  porosinë morale që edhe mund ta ketë. Prandaj, te votimi në Tiranë për Kryetarin e Bashkisë, po edhe gjetiu ne mënyrën e ngjashme,  votat e hedhura jo në kutinë që përcaktohet me rregull të shkruar, pa fije dyshimi, janë vota gabim. Por, edhe të pacaktuar në mënyrën e duhur me ligj. E para votuesit me gabimin e vetë e kanë dënuar vullnetin e vetë.  Diçka e njëjtë, siç huqet penalltinë; veprojnë kundër vullnetit të vetë, ku edhe ekipi mund të humb.
Prandaj, përpjekja për t’i ‘ridizajnuar’ votat  jashtë kutie të përcaktuar për votimin e Kryetarit të Bashkisë, është përpjekjeje morale, do them demokratike. Por, për t’i dhënë veprim përcaktues, nën petkun e morales, mund të bëhet vetëm me ujdinë e palëve. Ndryshe, kjo sjellë veprim të dyfisht për një çështje të vetme. Sepse, në praktikat ligjore zbatohet një rregullsi e shkruar, por jo edhe një vendim moral i pashkruar, se ai do krijoj kaos (kushtimisht) në proces. 
***  
Tani veç diç shihet, me të dhënat që janë, Basha është fitues, fitues moral, por jo ligjor. Nga ana tjetër,  po ashtu,  Rama është fitues, fitues ligjor por një humbës i thelle moral, si kryebashkiak i Tiranës po edhe si Kryeopozitar.  
Tirana, në mënyrën e vetë, tregoi se shqiptarët janë në kërkim të ndryshimeve. Kjo është fitore e zgjedhëseve, kjo është një vërejtje serioze për politikanet që nuk kapin kohën e ndryshimeve. Është  një fije shprese, se kemi filluar të ndjemë ndryshimet, shijen e tyre,  për të cilat ka shume nevojë kombi i ynë. Këtu shihet fillimi e një fundi të populistit Berishë, i cili kurrë njëherë nuk e kapi në mënyrën e duhur politiken;  përkundrazi në  ca raste, e dëmtoi çështjen e kombit. Po ashtu i shihet fillimi i fundit edhe i Ramës, i cili nuk arriti dot ta heq nga mendja luftën personale me kundërshtarin politik, dhe ta mbajë unike të majtën shqiptare. I cili nuk e kuptoj konceptin e te majtës Evropiane; shkak i edukatës se hershme (ndoshta). Po ashtu nuk arrit ta kuptoi se Tirana po tregon shenja te kapshme të ngopjes me politikën që u bë nga personaliteti i tij. Jo vetëm kaç, por edhe me personalitetin e tij shumë kontraverz. Këta të dy, Berishë e Ramë, tani le të shihen si politikan të së djeshmes. Dhe këtu është lajmëtarja e fitores politike e elektoratit shqiptar.
Një fitore e dyte e elektoratit shqiptar, shume e madhe, është së Shqipëria, më politikisht, nuk mund te ndahet me një vije te vetme, ne dy ngjyra. Ajo sot është politikisht, lëkure leopardi. Kjo është fitorja me e madhe e elektoratit shqiptar.
***
Të arriturat e kombit tonë, nuk mund t’i përshkruhen asnjë individi e asnjë partie në mënyrë të veçantë, përveç energjisë së lirë të kombit, që proceset i ka shty në kahun e duhur, edhe “dhunshëm” përkundër vullnetit të politikaneve.
 
Por megjithatë, zgjedhja e Kryebashkiakut të Tiranës mund te jetë çmim shumë i lartë në politiken e kombit tonë. Mos është edhe një dështim i radhës te politika shqiptare!?



 
Prof.Dr. Sc. Imer Halimi është 62 vjeçar ndërsa ka lindur në Kozhicë të Skenderajt. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ka lindur në trungun e familjes së Hetem Kozhicës qe ishte përfaqësues i Drenicës në Lidhjen e Prizrenit. Nga ky trung familjar kanë dhënë jetë tre breza për lirinë e Kosovës ( 1912, 1924, 1945, 1999 ). Imer Halimi është rritur në familje që ka vuajtur izolimin politik si të përjashtuar nga Lidhja Socialiste për shkak të bindjeve antishtetërore.
Dr. Sc. Imer Halimi pas përfundimit të Gjimnazit në Vushtrri, shkollimin Universitar e vazhdon në UP – Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore – Dega Fizikë. Po ashtu ka studiuar edhe Elektroteknikën në Prishtinë. Gjatë studimeve, falë sukseseve të arritura ishte edhe bursist I Universitetit. Studimet pasuniversitare I kreu në Zagreb, në lëmin e Fizikës Mjekësore, ndërsa Doktoraturën në lëmin e Optikës. Në Universitetin e Prishtinës ka filluar të punoj që nga viti 1977. Mes viteve 1992-2000 Imer Halimi ka qenë anëtarë i Kryesisë së Kryqit të Kuq të Kosovës. Sot ai është profesor i lëndës së Fizikës Mjekësore me Biofizike në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Dr. Sc. Imer Halimi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në poltikë është kyçur më 2004, dhe ishte deputet në Kuvendin e Kosovës në vitin 2007. Është autor dhe koautor 21 publikimeve shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës në gjashtë Konferenca shkencore dhe në një projekt shkencor. Të botuar ka një libër dhe pesë dispensa.

Vetëvendosjes i është bashkuar shkaku i artikulimit më të qartë politik çdo rrafsh shoqërorë. Ka pastërtinë morale, intelektuale e profesionale për ta vënë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Sipas Dr. Sc Imer Halimit, vetëvendosja politikën e nxjerr nga ndjenja e popullit, dhe ajo ia kthen atij me punë. Këtu gjendet edhe pashkëputshmëria e ndjenjës së popullit – bashkimi.

Përgatiti F.Bruqi 

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...