Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/06/02

Çlirimtaret kanë hyrë në ditën e 11-të të grevës

http://www.botasot.info/img/fotogreva%201.JPGIsh-pjesëtarët e UÇK-së, kanë hyrë në ditën e njëmbëdhjetë të grevës së përgjithshme dhe në ditën e katër të grevës së urisë. Gjendja e tyre shëndetësore është rënduar.
Ata njoftojnë se nuk do të ndërpresin grevën deri në miratimin e kërkesave të tyre.
Qerim Asllani është një nga grevistët të cilët kanë hyrë në ditën e 11-të tyre në tendën që është vendosur afër qeverisë së Kosovë. Ai tha se grevistët përkundër keqësimit të shëndetit janë të vendosur të çojnë deri në fund grevën e nisur.

http://www.botasot.info/img/uck%20grevistet.jpgNë anën tjetër kryetari i Këshillit grevistë, Xhevdet Qeriqi tha se grevistët po vizitohen vazhdimisht nga deputetë por edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Qeriqi sërish ngriti zërin për miratimin sa më të shpejt të ligjit për vlerat e luftës.
“Te ne nuk është më rëndësi se kush po vjen të na vizitojë, me rëndësi është që ligji të miratohet sa më shpejt dhe ne do t’i heqim tendat dhe do të vazhdoj jeta normalisht”, tha ai.
Ndryshe, kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për RTK-në ka thënë se personalisht e kanë derën hapur për të gjithë bashkëluftëtarët e tyre ndërkaq ka bërë apel për përfundimin e grevës. Qeveria ka thënë ai, e ka prioritet të vetin gjithashtu miratimin e ligjit për veteranët e luftës. Ndryshe Në grevë janë rreth 50 ish-pjesëtarë të UÇK-së.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...