2011-06-01

134 oficerë të lartë të FASH-it ,shkuan në punë dhe janë liruar në mënyrë të befasishme ...



134 oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë liruar në mënyrë të befasishme ...
nga detyra dhe brenda një muaji do të dalin në rezervë. Me urdhrin nr.930, datë 27 maj 2011, të firmosur nga ministri, Arben Imami, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi daljen në rezervë të oficerëve aktivë, duke nisur që nga fundi i qershorit 2011.
Ministri i Mbrojtjes i ka dhënë të gjithë ushtarakëve të larguar lejen e zakonshme të detyrueshme për vitin 2011 nga data një qershor deri në fund të muajit. E më pas të drejtat financiare iu ndërpriten në 1 korrik 2011, për tu trajtuar më pas sipas ligjit "për sigurimin shëndetësor suplementar".


Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi se gjithçka është bërë konform ligjit dhe sipas kritereve që duhet të plotësojë ushtria shqiptare pas anëtarësimit në NATO në prill 2009. Sipas tij, lirime të tilla kanë ndodhur edhe gjashtë muaj më parë dhe sërish do të vijojnë. 
alt








Por ish-ushtarakë  thanë se spastrimet e fundit të ministrit Imami, janë në dëm të afrimit të ushtrisë shqiptare me standardet e ushtrive të tjera të vendeve anëtare të Aleancës.Në listën e gjatë, shumica e oficerëve të liruar janë kolonelë, nënkolonelë dhe majorë dhe të larguar nga gati të gjitha armët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Disa prej oficerëve nuk janë pranuar të futen nëpër institucionet ku punojnë, kur janë kthyer për të nisur javën e punës të hënën, dy ditë më parë. "Urdhri është firmosur të shtunën në mbrëmje vonë, kur administrata është pushim dhe pa dijeninë e personave të futur në listë",- tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa prej oficerëve të larguar nga puna, janë vënë të hënën para faktit të kryer.

*******
Kumtesa nga MBSH:

Përmbushën afatet ligjore, dalin në rezervë 134 oficerë të Forcave të Armatosura Shqiptare



 
alt
134 Kolonelë, Nënkolonelë e Majorë, të cilët shërbyen në Forcat e Armatosura Shqiptare kanë dalë në rezervë, pasi përmbushën afatet ligjore dhe nënligjore të Kushtetutës së Shqipërisë. 
Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, me urdhër Nr. 930, datë 27. 05. 2011, “Për dalje në rezervë të oficerëve aktivë” në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës, të nenit 19, pika 2 dhe 13 e Ligjit Nr. 8671, datë 26. 10. 2000, “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 11, në nenin 24, pika 1, gërma “a” dhe pika 2 e Ligjit Nr. 9171, datë 22. 01. 2004, “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ka nxjerrë në rezervë 134 ushtarakë aktivë të Forcave të Armatosura, pasi kishin përmbushur kriteret e shërbimit në FA.
134 ushtarakët e lartë, kanë dalë në rezervë, si pasojë e përmbushjes së afateve ligjore dhe nënligjore që rrjedhin nga ligjet shqiptare të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë. 

Më poshtë po ju paraqesim të gjitha pikat dhe nenet ku është bazuar urdhëri i Ministrit Imami: 

Bazuar në kriteret e përcaktuara në Ligjin Nr. 9171 datë 22. 01. 2004, “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe në të dhënat që ka paraqitur Komanda e Qendrës së Personel Rekrutimit, oficerët që dalin në rezervë kanë plotësuar të gjitha kriteret ligjore dhe nënligjore të daljes në rezervë dhe për këtë arsye nuk mund të shërbejnë më në Forcat e Armatosura. 

Për përpilimin e kësaj praktike, personeli i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Kualifikimit të Personelit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes, ka paraqitur pranë Ministrit të Mbrojtjes një listë me emrat e personave të cilët kanë mbushur kohën e shërbimit të tyre në Forcat e Armatosura. Përpilimi i kësaj praktike është mbështetur në nenin 102, pika 4 e Kushtetutës, në nenin 19, pika 2 dhe 13, e Ligjit Nr. 8671, datë 26. 10. 2000, “Për Pushtet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 11, në nenin 24, pika 1, gërma “a” dhe pika 2 e Ligjit Nr. 9171, datë 22. 01. 2004, “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. 

Në Ligjin Nr. 9171, datë 22. 01. 2004 “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake në FARSH”, në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 e Kushtetutës, me prpozim të Këshillit të Ministrave, në nenin 11, pika “a” të këtij Ligji ndër të tjera thuhet se: “Ushtaraku, i cili ka plotësuar afatin maksimal të shërbimit në një gradë dhe nuk ka marrë gradën e rradhës del në rezervë/lirim. 

Duke u bazuar në nenet e lartë përmendura sqarojmë se koha maksimale e qëndrimit në shërbim për personelin ushtarak në një gradë është: 

1- Major 22 vjet
2- Nënkolonel 27 vjet
3- Kolonel       30 vjet


Pra, nisur nga Ligji në fjalë, sqarojmë se një Major del në rezervë, pasi ka mbushur 22 vjet shërbim aktiv në Forcat e Armatosura dhe nuk ka mundur të marrë një gradë më të lartë se ajo e majorit. Po kështu ndodh edhe për një Nënkolonel, i cili në 27 vjet karrierë aktive në FA nuk ka mundur të marrë gradën e Kolonelit, ndërkohë që afati kohor i një koloneli është 30 vjet shërbim aktiv në FA, pa mundur që të përparoj në gradë. 

Nisur nga kjo, Ministri i Mbrojtjes, Z. Arben Imami, në urdhërin e tij me Nr. 930, datë 27. 05. 2011, “Për dalje në rezervë të oficerëve aktivë” në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës, të nenit 19, pika 2 dhe 13 e Ligjit Nr. 8671, datë 26. 10. 2000, “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të FARSH”...., urdhëroi lirimin nga detyra dhe daljen në rezervë të 134 oficerëve.


http://www.mod.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=3

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...