Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/27

“Te shembet Piramida”, Kryemadhi: Godina e Teatrit si vera, sa me e vjeter, aq me e mire



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u bashkua me artistët dhe qytetarët në sheshin e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ajo tha se kjo godinë e teatrit nuk duhet të preket. Kryemadhi u shpreh se zgjidhje do të jetë nëse teatri i ri do të ndërtohet në një vend tjetër.
“Kjo godinë sado e vjetër të jetë, është si puna e verës sa më e vjetër të jetë, aq më e mirë është. Po të duan le të ndërtojnë një teatër të ri, kanë hapësirë sa të duan, ky teatër le të qëndrojë këtu ku është.

Unë mendoj që forcat e shumta të policisë janë bërë me kërkesë të politikës sepse i ka dëshpëruar tërheqja e aktorëve që thonë që ne nuk duam të prishet teatër. Aktorët duan teatër të ri dhe për këtë ka mundësi pafund, është Piramida që është një godinë e stërmadhe, ka edhe ambiente të tjera. Ka qenë një frikë ose një panik përsa i përket tërheqjes që ka ndodhur.”

Ajo u shpreh e habitur sesi drejtësia shqiptare akoma nuk po reagon për vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ky vendim, sipas Kryemadhit, është marrë në shkelje të ligjit sepse Këshilli Bashkiak nuk është mbledhur fare.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...