NGA FLORI BRUQI
Valentina Sraçini thotë : Më 15 janar 1999, dita e varrimit të viktimave të masakrës së Reçakut, unë ndodhesha atje për të raportuar për DW. Telefoni nuk merrte valë. Teksa përpiqesha të gjej valë që të lidhem me redaksinë në Këln, më afrohet një djalosh rreth 14 vjeç, e më pyet:-“A je Valentina e DW? I them- po, por nuk kam valë në telefon, a ka në fshat telefon tokësor? Ai më tregon se mund të gjejë valë, majë një kodre, një hapësirë prej rreth 1 metër katrorë. Kur arritëm aty djaloshi më tregoi se si askush në shtëpi nuk guxon të flasë sa herë jep lajmet DW...
U lidha me redaksinë dhe dhashë raportin pjesë – pjesë, sepse valët ndërpriteshin dhe duhej rivendosur lidhja... Djaloshi qëndroi aty dhe gjatë gjithë kohës më shikonte me sytë plot kureshtje. Kur mbarova, djaloshi buzëqeshi, më tha se do t'u tregojë gjithë shokëve që ai ishte me mua kur unë raportova për DW-në. Buzëqeshja e tij e ndruajtur, ishte e vetmja që pashë atë ditë janari në Reçak.
Në ato vite kam pasur rastin të raportoj për fate njerëzish, dhjetra mijëra syresh të dëbuarve nga shtëpitë e tyre (pas ofensivave të mëdha serbe), që ishin vendosur maleve në tenda të improvizuara, në kushte tepër të vështira për mbijetese. Ajo që më ka lënë mbresë, por edhe më ka dhënë më shumë kurajo në punën time ka qenë vlerësimi i auditorit në Kosovë për DW. Kujtoj ndjenjën e popullatës civile, e cila ishte në shënjestër të dhunës së makinerisë serbe të regjimit të Millosheviqit. Këta njerëz besonin fort se me t'u publikuar lajmi për atë që u ngjet atyre, gjasat e tyre për t'i shpëtuar vdekjes, ose represionit e sulmeve të ardhshme ishin më të mëdha. Çdo raportim i saktë dhe i shpejtë i ngjarjeve për popullatën civile ishte zë shprese se dikush do t'i ndihmojë, se dikush do ta ndalë të keqen e radhës...
“Zoti ju bekoftë që po i tregoni botës çka po na ndodh!”
Tek shkoja në malet e Berishës për një reportazh kur mbërrita tek një tendë e madhe, një shkollë e improvizuar e malit, dëgjoj që dikush më thërret në emër, kthehem. Një plakë, shtatëlartë, sa nuk rrëzohet duke vrapuar kah unë. Nxitova t'i afrohem. Ajo me thotë: “ Desha të takoj ty... i nxehim bateritë afër zjarrit e gjithmonë dëgjojmë DW- Zoti ju bekoftë që po i tregoni botës çka po na ndodh! Moj bijë kah s'po shkon, Zoti të mbrojtë ”. I thashë se lufta nuk do të zgjasë gjatë, e do kthehen në shtëpitë e tyre. Kurse ajo më pyeti -”A ke fëmijë?” I them po, dy - “Zoti të t'i ruaj”. Ja ktheva-“Bashkë me tuajit ”. Plaka më përqafoi fort, e unë me fytyrën në krahun e saj përpiqesha t'i mbaj lotët. Në heshtje iu luta Zotit- “Ndihmoji të mbijetojnë ".
Refugjatët nga Kosova duke shkuar drejt Bllacës, 31 mars 1999
Refugjatët nga Kosova duke shkuar drejt Bllacës, 31 mars 1999
“MEHR LICHT”
Janë të shumta ngjarjet tronditëse nga koha e deportimit me trena të popullatës civile nga Prishtina për Maqedoni, (mars-prill 1999). Gjendje të ankthit në kolonën pa fund të refugjatëve, mes të cilave në prill të 1999 përfundova edhe unë me familjen time. Nuk po sjell kujtime për situata kur rrezikohej jeta ime. Por, e di se më e rënda për mua ishte ndjenja se për shkak timin, punës time, rrezikohet jeta e familjes. Pati raste kur pengohej puna ime - isha e ndaluar, e përgjuar, e vëzhguar apo arrestuar nga policia serbe. Por, këto situata ishin të zakonshme për gazetarët shqiptarë asaj kohe, si edhe për mija e mija qytetarë. Por, ama motivi për të vepruar si gazetare ishte i madh, i pathyeshëm. Të jesh gazetar në rrethana lufte dhe të punosh për medium ndërkombëtarë si DW, është mundësi e jashtëzakonshme për t'i dhënë “MË SHUMË DRITË” së vërtetës. Nga kjo distancë kohore kujtoj se 13 vitet e punës për DW, kanë qenë vitet më të rëndësishme në karrierën time 32 vjeçare. Ndonëse kisha përvojë të madhe profesionale, ndjenja e përgjegjësisë, si asnjëherë më parë kulmoi, për çdo lloj ngjarjeje e tematikë që kam raportuar atëbotë. Përkrahja e kolegëve të mi të redaksisë në Këln, më ka ndihmuar shumë dhe bëri që shumë shpejtë programi shqip i DW në opinionin shqiptar të Kosovës dhe më gjerë, të vlerësohet si prijës i informacionit të drejtë, të shpejtë dhe të plotë.
Tani, në 60 vjetorin e DW, duhet ta them me krenari se gjithandej ku ka shqiptarë DW është medium informativ i besueshëm, i vlerësuar për etikën e lartë dhe afirmimin e parimeve themelore demokratike. Jam krenare që DW ka hyrë në kujtesën e popullit tim për të mirë dhe nuk do të harrohet kurrë, sepse DW nuk iu shmang së vërtetës, ishte në anën e saj dhe të atyre që i besojnë lirisë së fjalës, etikës së gazetarisë, të drejtave të njeriut dhe popujve. Kam nevojë të them FALEMINDERIT DW, edhe në emër të familjes sime, e cila në maj të vitit 1999 nga Shkupi erdhi në Gjermani. Sidomos falënderoj kolegun e DW Norbert Nyrnberger, që insistoi të jetojmë disa muaj me familjen e tij në Brul. Janë të paharruar ata muaj. E ruajmë fort kujtimin për mikun tonë Norbertin, që nuk jeton më.
DW në kohën kur rrezikohej mbijetesa fizike dhe identiteti i shqiptarëve hapi dritaren e madhe për informim për Kosovën dhe shqiptarët.
Po kush është Valentina Sraçini ?
Valentina Saraçini ,u lind më 28 shtator 1962. U arsimua në vendlindje Shkup.
Për dy vite në Shkup studioi psikologjinë në Universitetin "Kirili dhe Metodi"të Shkupit .U shpërngul më familje në Prishtinë dhe ndoqi leksikonët në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës ku edhe u diplomua për juriste.
Si studente e juridikut u punësua në Televizionin e Prishtinës,ku provoi forcat si prezentuese dhe skenariste në emisionet pë fëmijë.
Dymbëdhjetë vjet punoi për gazetën "Zëri" për të kaluar më pas si korespondente e radios së jashtme gjermane "Deutsche Welle"(DW).
Emrin e saj e ndesh në shumë revista letrare shqiptar dhe ndërkombëtare. Është këngëtare e njohur shqiptare .
Ajo është autore e vëllimit me poezi "Ushtrimi i vetmisë" .
Herë pas herë boton poezinë revistat dhe antologjitë letrare në gjuhës shqipe.
Poezitë e saja janë të përkthyera në librin e sajë të dytë "Vjedhnajë ëndërrimi" (2002) dhe "Dreaming Escape nga Ugly Duckling Presse" në pranverën e vitit 2008.
Më 17 Shkurt të 2016, Valentina Saraçini publikojë videoklipin e sajë "Fëmijë linda".
Etj.
Agjencioni Floripress https://floripress.blogspot.com/ botoon një cikël poetik nga Valentina Saraçini.
Për dy vite në Shkup studioi psikologjinë në Universitetin "Kirili dhe Metodi"të Shkupit .U shpërngul më familje në Prishtinë dhe ndoqi leksikonët në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës ku edhe u diplomua për juriste.
Si studente e juridikut u punësua në Televizionin e Prishtinës,ku provoi forcat si prezentuese dhe skenariste në emisionet pë fëmijë.
Dymbëdhjetë vjet punoi për gazetën "Zëri" për të kaluar më pas si korespondente e radios së jashtme gjermane "Deutsche Welle"(DW).
Herë pas herë boton poezinë revistat dhe antologjitë letrare në gjuhës shqipe.
Agjencioni Floripress https://floripress.blogspot.com/ botoon një cikël poetik nga Valentina Saraçini.
LUFTË E HESHTJES
Ju nuk jeni fëmijët e Edipit
Eteokli e Poliniku
Efialti dhe Oti binjakë nuk jeni
Nuk mund t’u shpallni luftë perëndive
Ju mallet s’i mbani dot në krah
S’mund t’i zhvendosni
I zhbëni ato
Nuk do të vdisni në Had
Lidhur me gjarpërinj
Tashti vdiset kudo sido
EPITAF PËR JU
Pa dhimbje s’jetohet
Tashti vdiset kudo sido
Nga frika nuk vdiset
Malet zhbëhen në Olimp
Mjafton një ëndërr e etur
Të vdesim pa ju
Ju s’jeni perëndi
Ju s’jeni këtu
S’jeni
E BARIT
Dhe fjalët ngrijnë
Pellgjeve kështjellave të braktisura
Vijnë të tjerë kadastarë
Me lloj-lloj mjetesh
Çmatin kohën
Dhe orët kallen
Hyjnajave detërave të ikur
Vijnë të tjerë perëndi
Në male të tjera
Akullnaja fatesh ngrejnë
Dhe fjalët ngrirë
Gjithnajës i ngeli peng bari
Ç’fat bimor
SHKËMBYESIT
****
Vepra e Valentina Saraçinit mori vlerësime tejet pozitive .
Në Panairin e Librit “Prishtina 2018”, u përurua libri i autores Valentina Saraçini.
Libri me poezi “Dëfrim Heshtnaje”, mori vlerësime shumë të larta nga kolegët shkrimtarë, u shqua sidomos për fjalorin e pasur, për stilin dhe temat e trajtuara.
“Dëfrim Heshtnaje” është pikërisht i tillë, një Heshtnajë nga ku buron thelbi i krijimtarisë së poetes, krejt dimensionet e shprehjes së saj poetike, ngjizjet e artit të saj të fjalës, gjithçkaje në diapazonin e saj poetik, që paskëtaj rrjedhimisht shndërrohet domosdoshmërish në një Dëfrim për lexuesin, por edhe vetë venën e pashtershme poetike të autores, dëfrim që ka për gurgullimë veç këtë heshtnajë themeltare.
Është një kapicë poezish, një pirg poetik, një Kullë Babeli artistike që rreket dhe synon qiellin, “Caput Mundi-n” e letërsisë dhe poezisë më të zgjedhur, duke rrëzuar mite, vrarë paragjykime, zhbërë sajesa e shpërfaqur botën më shndritëse ku gjallon krijueshmëria e poetes përmes disa nëndegëve poetike: Orë e Paparë; Përtej Mitikes; Kumte Krahënderë; dhe Si Dunë.
E në secilën pjesë, lexuesi do të hasë një univers të ri, një mendësi të re, një stil të vijueshëm krijues të poetes, që prapëseprapë sendërtohet pandalshëm në forma e shpërfaqje të ndryshme të poezisë dhe artit të saj burimor.
Do të takoni “Shumëkushët”, këtë shprehje kaq origjinale e njëkohshëm krejtësisht gjithëpërfshirëse për mjedisin e sotëm jetësor shqiptar.
Do të ndeshni Antigonenë, qytetin mishërues të dashurisë epirote, grahmat e Pirros legjendar, frymërat, epikën dhe tiset e së shkuarës së largët që përditësohet mrekullisht nga poetja duke na e servirur të gjithën me elegancën e gjuhe të zgjedhur dhe metaforash të denja për antologjinë më të epërme të poezisë shqipe.
Do t’ua zënë udhën Dunat, këto trupëzime shkretëtirash e rëre, simbolika të një realiteti njerëzor e mendor të stisur me synime e smira djerrinash e shkretimesh.
Tematika e rërës vjen e shpeshtë në këtë libër, nga Klesidra, ora e lashtë e rërës, të cilës poetja i avitet me aq shije, e gjer te dunat e sipërpërmendura.
Është një kushtrim poetik, një orvatje kulturore mbi të gjitha, e shkruar me një gjuhë të rrallë për ditët e sotme, ku ndërthuren toskërishtja juglindore e origjinës së autores, me shkreptima e vetëtima gjuhësore të gegërishtes së Kosovës, që e lartësojnë këtë stil të shkruari edhe më shumë, duke e fisnikëruar këtë libër mëtejshëm.
Gjithçka në këto poezi është njësore, e pahasshme tjetërkund, e rrallë dhe pavarësisht këtyre karakteristikave kaq dalluese, këto poezi, qysh nga e para syresh “Orë e Paparë” e gjer te kushtimet për miqtë e penës dhe poezisë, korifejtë e letrave dhe artit shqip, Ali Podrimja, Azem Shkreli e Bekim Fehmiu, për të përfunduar me shpirtin e këtij libri, vetë poezinë “Dëfrim Heshtnaje”, të tëra bashkërisht arrijnë të depërtojnë krejt natyrshëm në psiken dhe etjen më burimore poetike të çdo lexuesi.
Mbetet vetëm t’i lexoni, me pasionin që do t’u shtohet poezi pas poezie (sepse faqet nuk do të keni kohë as t’i vëreni), dhe të ndiheni mirënjohës për këtë dhuratë nga autorja, shkruan mes tjerash kritiku letrar Elvi Sidheri.
SHKËMBYESIT
U shpall garë e madhe
Kush më parë ta thyejë shkëmbin
I binin e i binin
Fort e gjatë
Shumëkush
Shkëmbi një ditë u mallëngjye
Duke parë mundimet e tyre
Theu veten
Garës i dha fund
Shumëkushët
U ndien fitimtarë
E dhembja e shkëmbit
Zhbëhej copëzave
TRUNGU
Kur bëhesh përmendore pritjesh
Ngre lart duart qafën gjysmëkëputur
Këmbëcung kohëve të leckosura
Të përgjërojnë erërat
Druajnë nga ankthet tua palë-palë
Nga toka jote heshtjen flori masin
Ti je me plumb
Dhembje plumbosur shekujve
Argjend zbardhur kokave të nënave nuseve
Dhe je degëkëputur pa pjekur frutat
Si foshnjë je
Luajnë me ty portrete
Londiniane Versajiane Parisiane Kremliniane
Dhëmbët zbardhin mbi përpëlitjet e tua
Të shtrojnë darkave të fshehta ekraneve
Kur të kenë kafshuar çuditen
Sa e lashtë je Arbëri
Ç’mëndje ke ç’rrënjë të forta
Ta mbajnë trungen
Arbëri me plagë zhbën mjegullën
****
Vepra e Valentina Saraçinit mori vlerësime tejet pozitive .
Në Panairin e Librit “Prishtina 2018”, u përurua libri i autores Valentina Saraçini.
Libri me poezi “Dëfrim Heshtnaje”, mori vlerësime shumë të larta nga kolegët shkrimtarë, u shqua sidomos për fjalorin e pasur, për stilin dhe temat e trajtuara.
Kur lexon “Dëfrim Heshtnaje” të artistes polivalente Valentina Saraçini, menjëherë të krijohet si fillim përshtypja se ky libër poezish të shumëllojshme, shumë qëllimshme, shumëkuptimshme, plot zhanre, trajta e fjalë të përdorura me një larmi të admirueshme, të ofron një këndvështrim krejt burimor mbi botën e poetes pikësëpari, por njëkohësisht edhe lidhur me vetë stadin e zhvillimit, evolucionit të poezisë së krijuar në universin letrar shqiptar.
“Dëfrim Heshtnaje” është pikërisht i tillë, një Heshtnajë nga ku buron thelbi i krijimtarisë së poetes, krejt dimensionet e shprehjes së saj poetike, ngjizjet e artit të saj të fjalës, gjithçkaje në diapazonin e saj poetik, që paskëtaj rrjedhimisht shndërrohet domosdoshmërish në një Dëfrim për lexuesin, por edhe vetë venën e pashtershme poetike të autores, dëfrim që ka për gurgullimë veç këtë heshtnajë themeltare.
Është një kapicë poezish, një pirg poetik, një Kullë Babeli artistike që rreket dhe synon qiellin, “Caput Mundi-n” e letërsisë dhe poezisë më të zgjedhur, duke rrëzuar mite, vrarë paragjykime, zhbërë sajesa e shpërfaqur botën më shndritëse ku gjallon krijueshmëria e poetes përmes disa nëndegëve poetike: Orë e Paparë; Përtej Mitikes; Kumte Krahënderë; dhe Si Dunë.
E në secilën pjesë, lexuesi do të hasë një univers të ri, një mendësi të re, një stil të vijueshëm krijues të poetes, që prapëseprapë sendërtohet pandalshëm në forma e shpërfaqje të ndryshme të poezisë dhe artit të saj burimor.
Do të takoni “Shumëkushët”, këtë shprehje kaq origjinale e njëkohshëm krejtësisht gjithëpërfshirëse për mjedisin e sotëm jetësor shqiptar.
Do të ndeshni Antigonenë, qytetin mishërues të dashurisë epirote, grahmat e Pirros legjendar, frymërat, epikën dhe tiset e së shkuarës së largët që përditësohet mrekullisht nga poetja duke na e servirur të gjithën me elegancën e gjuhe të zgjedhur dhe metaforash të denja për antologjinë më të epërme të poezisë shqipe.
Do t’ua zënë udhën Dunat, këto trupëzime shkretëtirash e rëre, simbolika të një realiteti njerëzor e mendor të stisur me synime e smira djerrinash e shkretimesh.
Tematika e rërës vjen e shpeshtë në këtë libër, nga Klesidra, ora e lashtë e rërës, të cilës poetja i avitet me aq shije, e gjer te dunat e sipërpërmendura.
Është një kushtrim poetik, një orvatje kulturore mbi të gjitha, e shkruar me një gjuhë të rrallë për ditët e sotme, ku ndërthuren toskërishtja juglindore e origjinës së autores, me shkreptima e vetëtima gjuhësore të gegërishtes së Kosovës, që e lartësojnë këtë stil të shkruari edhe më shumë, duke e fisnikëruar këtë libër mëtejshëm.
Gjithçka në këto poezi është njësore, e pahasshme tjetërkund, e rrallë dhe pavarësisht këtyre karakteristikave kaq dalluese, këto poezi, qysh nga e para syresh “Orë e Paparë” e gjer te kushtimet për miqtë e penës dhe poezisë, korifejtë e letrave dhe artit shqip, Ali Podrimja, Azem Shkreli e Bekim Fehmiu, për të përfunduar me shpirtin e këtij libri, vetë poezinë “Dëfrim Heshtnaje”, të tëra bashkërisht arrijnë të depërtojnë krejt natyrshëm në psiken dhe etjen më burimore poetike të çdo lexuesi.
Mbetet vetëm t’i lexoni, me pasionin që do t’u shtohet poezi pas poezie (sepse faqet nuk do të keni kohë as t’i vëreni), dhe të ndiheni mirënjohës për këtë dhuratë nga autorja, shkruan mes tjerash kritiku letrar Elvi Sidheri.
No comments:
Post a Comment