2020/05/24

Anton Quni aktualisht Ministër i Mbrojtjes në detyrë, njihet për raportet shumë miqësore dhe përkrahëse me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani.

Lidhja Demokratike e Kosovës tash e një kohë të gjatë është me kryetar Isa Mustafen, derisa zëra të njëpasnjëshëm kanë thënë se në krye të LDK-së duhet të jetë  Vjosa Osmani dhe se një pozitë tillë është meriton, ani pse ka kundërshtime nga vetë partia e saj.


Në lidhje më kandidimin e  Vjosa Osmanit për udhëheqjen e LDK-së, ministri Anton Quni ka thënë se edhe Vjosa Osmanin do ta mbështetës për ne krye të LDK-së.

“Unë vlerësoj lart çdo personalitet që kurdo që të mbahen zgjedhjet do të marrin iniciativën t`i futen garës për të parin e partisë, natyrisht do ta mbështesë atë të cilin e konsideroj të denje për të udhëhequr me LDK-ne. Në këtë kuptim, edhe zonja Osmani edhe kolegë të tjerë do të inkurajohen nga unë që ta sfidojnë veten dhe të na bindin për t`ua dhënë besimin tonë” ka thënë  gjenerali Anton Quni.

No comments:

Post a Comment

Urrejtje dhe protesta anti Tesla

Qindra protesta në dealershipet dhe ekspozitat e Tesla në të gjithë botën u zhvilluan të shtunën, duke shfaqur një rezistencë globale kundër...