Pas Florjan Binajt ky program nuk është pëlqyer aspak edhe nga Agron Llakaj, i cili e ka quajtur të shëmtuar dhe të rëndë.
Sipas këndvështrimtit të tij “Aventurierët” është një degjenerim dhe ndërkohë i ka bërë thirrje AMA-s që të marrë masa për të vetem arsye se nuk komunikon mesazhe të rëndësishme tek fëmijët.
Aktori në një postim në Instagram është shprehur se ky reality show kaq kriminal nuk duhet të lejohet për shkak se ndikon për keq në edukimin e fëmijëve.
‘Kjo video që po shikoni ,nuk është kamerë e fshehtë dhe aq me pak amatore….,është një reality shoë ‘Aventurieret ‘ dhe shfaqet çdo të premte në televizionin kombetar Top Channel !Nuk dua të merrem me TCh ,qëllimin për të mbështetur një show kaq të shëmtuar dhe të rëndë në çdo pikëpamje….,degjenerim ,çthurje , perversitet .I drejtohem AMA-s institucioni i monitorimit të mediave audiovizive !
Ej njerëz ! A keni familje?! A keni fëmijë ?!A nuk jeni të shqetësuar për ardhmërinë e tyre ?! Si mund të lejohet një reality shoë kaq kriminal për edukimin e fëmijëve tanë ,nipërve e mbesave?!Kovid 19 nuk është asgjë përpara kësaj të keqeje kombëtare që po mbillet nëpër ekranet tona, është pasqyre reale e jona ,dhe kjo fillon që nga shkolla ,cikli 9 vjecar dhe me radhë…, ku çthurja dhe rrugacëria kanë ndërtuar modele të respektuara nëpër auditore…,këta që shikoni në këtë reality show, nesër do shfaqen në rrugë si “vipat ” e ardhshëm ” unë jam ajo që shkova me katër cuna njeheresh!…”
Une jam ai djali gay që dashurinë time e shfaqa aty në net të tëra dhe u kënaqa me këdo që me dashuroi e adhuroi !” ” kurse unë jam ajo që ja grisa breket asaj gocës dhe e kapa nga floket dhe e hoqa zvarrë nëpër dhome , dhe po të mos ma kishin hequr nga duart e kisha vrarë fare !” ” E unë jam ajo që ja zbërtheva pantallonat atij djalit…dhe…dhe… ” !
Media e portale që i promovojnë për ca klikime pa menduar që jane bashkëautor në krim .AMA është përgjegjëse direkte…,është alarm por më shumë se alarm !Shkolla ,familja dhe shoqeria kanë lëshuar sinjalin SOS !
Nqs nuk ngrihemi sot dhe të vendosim rregulla ,nqs nuk ngrihemi sot me alarmin e ligjshëm prindëror për një të ardhme të sigurt të fëmijëve tanë…,nesër do jetë vonë. Ti ose ajo apo kushdo do të jeni viktima të realitetit i cili do fitoj qytetarinë shumë shpejt….,Dhuna , çthurja ,tërbimi ,degjenerimi dhe krimi ,do jenë realiteti ynë i ardhshëm shoqëror .
Shqiptarë zgjohuni ! Për fëmijët tanë ,për të ardhmen tone! Stop degjenerimit!’ ka shkruar në postim Agron Llakaj.
No comments:
Post a Comment