2020-05-30

Roli i medies në vlerësimin dhe përhapjen e shkrimeve sipas Flori Bruqit


Roli i medies së shkruar e televizive ka ardhur gjithnjë e në rritje në nxitjet e polemikave e diskutimeve politike, biznesi, arti, kulturë etj duke ridimensionuar lidhjet e kontributin e medies në zhvillimin e përhapjen për audiencën/publikun. 

Zhvillimet postkomuniste domosdoshmërisht do të ndryshonin parimet e lidhjet e medies me këto fusha duke përftuar medie të lira, demokratike e të pacensuruara, të cilat do të ishin tribuna e vlerave të vërteta të potencialeve njerëzore. 

Raportin midis medieve dhe shkrimtarit e trajton mes një vëzhgimi të thelluar dhe analize për qasëse-krahasuese në boshtin kohor autori Flori Bruqi, kontributi i të cilit në fushën e letrave është tejet i vyer.

Shkrimi “Shkrimtari dhe media” i autorit Flori Bruqi pasqyron një panorama të plotë të shqetësimeve dhe problematikave të shumta që has procesi letrar në tërësi.
Pas realizimit të procesit krijues nga autori, vepra kalon në realizime artistike ,të cilat përjetohen estetikisht. 

Këtë rrugë të kalimit të veprës, nga autori te lexuesi ka përshkruar mes analizës F. Bruqi në trajtesën e tij, si dhe procesin e vlerësimit dhe mekanizmave, apo “kritereve vlerësuese” të veprave letrare. 

Eshtë e pritshme dhe e kuptueshme që historikisht të kenë ndryshuar dhe evoluar kriteret e vlerësimit, kjo vartësisht nga të kuptuarit e veprave. 

Mbështetur në këtë Bruqi argumenton qasjen ideologjike të “kritikës letrare” në sistemin monist dhe mbështetet plotësisht në vlerësime objective të veprave duke polemizuar mbi llojin e qasjes, të cilën e quan dhe “vlerësim”. 

Zhvillimet shoqërore e teknologjike sjellin dhe ndryshime të rrugëve të kalimit e përhapjes së veprës artistike e letrare. 

Autori liston me kujdes emisionet në media dhe disa të përmuajshme, të cilat kanë rubrika të vecanta mbi librin.

 Flori Bruqi ka ndërtur në punim portretin e gazetarit kulturor, të cilit ia tribuon dhe ndikimin apo orientimin e përpiktë mbi lexuesin e veprës letrare apo artistike. 

Kriteret bazë të këtij gazetari kulturor për Bruqin janë: 

ndershmëria, asnjanësia politike, kulturdashës, të një anshëm, të drejtpërdrejtë e mbi gjithcka mbrojtës të vlerave e jo “lojtarë” a “lojatarë” pushtetarësh a partish politike.

Bruqi konstaton se procesi i vlerësimit të veprës letrare së brendshmi është bjerrë, ekziston një process i jashtëm, që nxit diskutimin, thashethemet apo fakte të rëndomta të jetës së krijuesit/ autorit..

Është e pritshme një krizë e përhapjes dhe vlerësimit të veprës letrare, si pasojë autori konstaton se media nuk është institucion vlerësimi e certifikimi i cilësisë.

Si hulumtues dhe vlerësues i shkrimeve shqipe F. Bruqi ka besim në vlerat e letërsisë shqipe, ku kriter i vetëm dhe i domosdoshëm universal mbeten vlerat e trajtuara vetë mbrenda procesit letrar, nga gazetarë kulturor e medie të mirfillta të paanshme dhe objektive.

Drilon Shpati

Tiranë, 29.5.2020.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...