Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/25

Grenell do të tërhiqet nga pozita e ambasadorit brenda disa javësh


Richard Grenelli do të tërhiqet nga pozita e ambasadorit amerikan në Gjermani brenda disa javësh, raportojnë mediet gjermane.

Sipas informatave të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, 53-vjeçari do të tërhiqet shumë kohë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 3 nëntor. Robin Quinville, që ka qenë zëvendëse e Grenellit, pritet të marrë përsipër detyrat e tij.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në shkurt e kishte thirrur Grenellin që të kthehej në Washington, për t’u vënë përkohësisht në krye të shërbimeve amerikane të inteligjencës, duke e zëvendësuar ushtruesin e mëparshëm të detyrës të Drejtorit të Inteligjencës amerikane, Joseph Maguiren.

Mandatit të Grenellit si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës amerikane është duke i ardhur fundi. Gjatë javës së kaluar, Senati amerikane konfirmoi kongresistin John Ratcliffe si Drejtor të Inteligjencës.

Në fillim të marsit, “Daily Wire” ka raportuar se Grenelli e kishte informuar Shtëpinë e Bardhë që nuk dëshiron të kthehet në Berlin, pasi të caktohej një drejtor i përhershëm i Sigurisë Shtetërore. Megjithatë, gjatë asaj kohe, nuk ka pasur konfirmim zyrtar, as nga Shtëpia e Bardhë dhe as nga Berlini.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...